31 maggio 2013

Të ndarë në tre grupe, aktorë të Portokallisë dhe stafi i Top Medias kanë kaluar 27 dhe 28 majin mes festës, ushqimit tradicional dhe padyshim garës në rafting

TIRANE 31 Maj 2013 - 09:02
NGA ROVENA RROZHANI
Të aftë në skenë për të dhuruar të qeshura dhe për të marrë duartrokitje por me tu ulur sipari i “Portokalli”-së, sprova  ndërron natyrë. Këtë herë duhet t’ia dalin me lumin, atë segment ujor të Osumit që përshkon Çorovodën dhe kanionet e mrekullueshme që natyra i ka falur kësaj zone. Dhe jo vetëm në një argëtim të thjeshtë, por në një festival dy ditor, në një garë me skuadra dhe kolegë tashmë nën kostumin e lundërtarëve të rafting. Të ndarë në tre grupe, aktorë të Portokallisë dhe stafi i Top Medias kanë kaluar 27 dhe 28 majin mes festës, ushqimit tradicional dhe padyshim garës në rafting.
 
ZAMO FUT “PORTOKALLINË” NË LUMË!
 
“Festivali me siguri që argëtoi jo vetëm garuesit por edhe njërëzit e zonës të përfshirë në aktivitetet tradicional e të zonës, si valle folkolorike, kënge me iso dhe shijim I rakise se Skraparit e mishit të qingjit të Tomorrit.. Me aktorët e Portokallisë nuk kishin si të mungonin batutat e forta, të qeshurat e gjata derisa të dhimbnin brinjët, shoqëruar nën muzikën e përzgjedhur nga djemtë dhe vajzat e Top Albania Radio.

Dy ditë të mbushura plot me energji pozitive dhe me fitore, kupa e certifikata.”- thotë Zamo Spathara, Presidenti i Albania Rafting Group. Duke ndjekur prej kohësh një strategji që afron personalitete të njohur në fusha të ndryshme, në rafting, Zamo, i mbiquajtur edhe si djali i cmendur i lumenjve, ia ka dalë mbanë që të “çmendë” të gjithë të pasionuarit e natyrës apo kureshtarët e një udhëtimi të panjohur për ta.

“Përfshirja e personazheve të dashura për publikun shqiptar në këto gara synonte promovimin e Kanioneve të Skraparit, qytetit të Çorovodës dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për ruajtjen e natyrës marramëndëse që ato bartin dhe mbrojtjen e ekosistemit befasues“. Dhe jo vetëm, por tashmë qëllimi I bukur I Federatws së Rafting wshtw i qartë.

Por si e pa këtë garë mes skuadrave të aktorëve dhe gazetarëve, Zamo Spathara?  “Për të qënë të sinqertë skuadra pretendente për vendin e parë ishte e  “Salmonëve” me kapiten Florjan Binaj, i cili kishte një krah tmerrësisht të fuqishëm dhe një drejtim shumë të mirë. Megjithatë ashtu si e përmendim shpesh, asnjeherë nuk duhet të neglizhosh në Kanionet e Osumit.

Flori u shpërqëndrua, sepse i ra kamera dhe kështu e humbën garën. Kryetari I Jurisë së Festivalit, z. Hektor Pustina së bashku me anëtarët, përfaqësuesit e pushtetit vendor ishin unanimisht dakort për dhënien e çmimit të parë skuadrës së Monologistëve të cilët patën një shkëputje të dukshme në garat kokë më kokë”- thotë Spathara.

Por sigurisht pjesë më kureshtare është ajo e parapërgatitjes. Këtu aktorët e kanë lënë profesionin e tyre mënjanë ndërsa përshfaqen me të gjitha aftësitë apo frikërat e tyre. Zamo tregon:” Një nga momentet më të papara ishtë ai i trajnimit, para hyrjes në Kanion dhe fillimit të garës. Mimikat e të gjithë aktorëve ishin shume qesharake, edhe pse aty ishin të gjithë super serioz.

Sy të trembur, vetulla të  mbledhura,  gishtërinj që kafshoheshin dhe “Kapo” me batutën: “Më mirë po iki se i kam ca lekë në bankë unë…”. Në momentet e para që u futëm në Kanion pati një ndërrim total të atmosferësh dhe dëgjoheshin vetëm përplasje lopatash në ujë dhe batutat e aktorëve. Pa diskutim ai që na bëri më shumë përshtypje me palosjet në gomone brënda pak sekondave, falë muskujve të barkut ishte Gaz Paja.

Kurse Romiri herë pas here bërtiste pa vetëdije duke nxjerrë pasthirrma të pavetëdijshme. Genti qëndronte në majë të gomones si Leonardo di Caprio. Drejtori Zero u soll gjithë kohës si një drejtor i vërtetë. Xheni dhe Kreshniku ishin plot me energji. Oriana pa diskutim që kishte një shpirt gare shumë motivues, që e bëri skuadrën e saj të dilte e para.

Salsano dukej që ishte rritur në Shkumbin se ishte elastik si një peshk i vërtetë. Me rrëmujaxhiu ishte Rezart Veleshnja, por me batuta të forta. Një garues i vërtetë, me disiplinën që e karakteruizonte ishte Marini. Befasues ishte sportiviteti i drejtorit te trupës së Portokallisë Altin Basha. Qershia ishin stafi i Top Albania Radios, që i kthyen garat plot muzikë”.
 
FLORI FITON ÇMIMIN POR HUMBET KAMERAN
 
Florian Binaj, i njohur për rolet e tij në Portokalli si Isuf Metalla, polici apo më i riu i këtij sezoni që sapo u mbyll, Django, rikthehej për herë të dytë në kanionet e Skraparit.  Edhe pse niveli I ujit nuk ishte si një vit më parë,  aktori pohon se e ka shijuar natyrën dhe për më tepër udhëtimin pas një sezoni të lodhshëm.

“Ishte gjëja më e mirë e mundshme, sepse ishim lodhur shumë gjatë sezonit. Sezoni i pranverës është gjithnjë më i bukuri por edhe më i lodhshmi sepse vinim nga një muaj pushim. Dhe rafting ishte gjëja më e mirë dhe më shplodhëse që mund të bënim” thotë Binaj të cilit as humbja e kameras në ujërat e Osumit nuk ia ka hequr humorin.

Batuta gjatë rrugës, por edhe gjatë pushimeve në garë me rimat dhe vjershat e castit I kanë dhuruar atij një cmim special në fund të Festivalit Kombëtar të Rafting.  “Në fakt skuadra jonë ishte më e forta dhe më e mira për ta marrë vendin e parë, por për shkak se mua më ra kamera në lumë nuk arritëm ta gjenim edhe pse e kërkuam 40 minuta, u vonuam dhe u skualifikuam”.

Teksa e pyesim se me cfarë batute Django do të kishte motivuar skuadrën që të ecte sa më shpejt, pas një cast mendimi, Flori merr të folurën e personazhit të tij dhe thotë…”Përpara lale…”  Por në kanione, karakteret mbeten jashtë gjithsesi:” Të them të drejtën ishte aq bukur aty në kanione dhe të japin aq ndjesi të vecantë të jep kur je ballë për ballë me natyrën saqë e vetmja gjë që të shkon në mendje është që të jesh vetvetja.

Harron cfarë pune ke jashtë atij kanioni, se cfarë jete bën”. Më tej refleksioni I tij mbi natyrën shqiptare përmblidhet bukur dhe me po aq frymëzim sa rremimi I tij nëpër kanion. “Unë i ftoj të gjithë shqiptarët dhe gjithë miqtë e tyre brenda shtetit mëmë dhe shteteve të tjera që të vijnë të bëjnë rafting e gjëra të tilla me natyrën sepse jeta sot është bërë shumë zyrë, shumë shtëpi dhe pak kontakt me natyrën.

Ky kontakt të bën ta vlerësosh edhe më shumë, të shohësh me më shumë dashuri edhe një lule të vogël që ka mbirë mbi shkëmb dhe të besosh dhe ta shohësh me sytë e tu e ta prekësh me dorën tënde që ka edhe vende të tilla Shqipëria….” Natyrisht Federata e Rafting përgëzohet sesi ka zgjedhur “mënyrën kaq ekologjike dhe me kaq shumë adrenalinë” për të promovuar turizmin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
 - 

PARTITË NË FUSHATË, SEZONI TURISTIK 2013 NË MËSHIRË TË FATIT

30 Maj 2013
VASIL BEDINI*
Sezoni turistik ka nisur prej ditësh, me problematikat e tij, që duket se nuk ndryshojnë aspak nga ato të një viti më parë dhe viteve të tjera paraardhëse.
Mungesa e infrastrukturës së duhur rrugore, veçanërisht ajo e pikave dhe qendrave me interes historik, arkeologjik e natyror, mungesa e mbështetjes me politika stimuluese ndaj sektorit të turizmit, injorimi i shqetësimeve me të cilat përballen operatorët. Këto janë vetëm pak nga moria e problemeve që ndeshin çdo ditë, ata që po sfidojnë dhe po sakrifikojnë në një sektor, ku, potencialet janë të mëdha, por produkti është ende i limituar.
Për të gjithë ne, që punojmë në fushën e turizmit, për të gjitha ato subjekte që kanë krijuar një emër dhe një profil të caktuar, sezoni aktual ka një specifikë të veçantë: zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 qershorit. Dhe kjo, për arsyen e vetme, se, kjo ngjarje e rëndësishme, përcaktuese për të ardhmen e vendit dhe perspektivën europiane, ka eklipsuar faqen tjetër të problematikës së ditës, ka eklipsuar fillimperiudhën e sezonit turistik dhe vazhdimësinë e tij. Ky risk, që duket se është mjaft i dukshëm, bëhet edhe më shqetësues, po të kihet parasysh fakti se, dita e zhvillimit të zgjedhjeve, përkon me kulmin e sezonit, në pikëpamjen kalendarike, ndërkohë që efektet e procesit zgjedhor, dihet se do të vazhdojnë gjatë, shumë më gjatë.
Kjo është shqetësuese, me të vërtetë mjaft shqetësuese, nëse do të shprehesha me një gjuhë të butë. Askush nuk e ka mendjen tek sezoni që tashmë ka filluar, askush nuk do t’ia dijë se, në sektorin e turizmit, aktualisht jemi kaq të limituar sa, është për të ardhur keq. Bëhen premtime për uljen e TVSH-së deri në 10 për qind, por vetëm në kohë fushate. Por, nga ana tjetër, është kjo fushatë që po rrit në mënyrë të ndjeshme dukurinë e zaptimit të bregdetit dhe kioskëzimit të tij, për shkak të paralizimit të plotë të punës së administratës shtetërore. Aq e vërtetë është kjo, sa edhe moratoriumi i skafeve që ka pushuar efektet e tij, nuk po duket aq efektiv sa mund të pritej. Plazhet janë të papastruar, veçanërisht në pjesën e bregdetit që administron Bashkia e Orikumit.
Jemi të kushtëzuar në paketat turistike, që hartojmë me partnerët tanë të huaj, sepse e tillë është gjendja. E ku, mund të dërgohen turistët e huaj, pavarësisht potencialeve tona të jashtëzakonshme. Sikundër përmenda më lart, infrastruktura rrugore që lidh pikat me interes historik, arkeologjik, natyror etj., është lënë në mëshirë të fatit. Me përjashtim të ndonjërës prej tyre, siç është p.sh. Manastiri i Zvërnecit, të tjerat as mund të mendohet se mund të shfrytëzohen. Kalaja e Kaninës, aq e mrekullueshme për vlerat që ka, Kalaja e Tragjasit, sarajet e Dervish Aliut, në Dukat, apo më keq akoma, qyteza antike e Amantias, nuk mund të përfshihen kurrsesi në paketat tona turistike, për shkak të mungesës, apo të gjendjes së rëndë të rrugëve që të çojnë tek to. Po ashtu, qyteza antike e Orikut, për shkak të problematikës së njohur prej vitesh, është jashtë çdo imagjinate për ta bërë pjesë efektive të resurseve tona të turizmit kulturor edhe për shumë vite të tjera.
Sheshi i Flamurit, për arsye objektive, vazhdon të mbetet i pashfrytëzueshëm, për shkak të punimeve të rikonceptimit të tij.
Pasoja… merret lehtë me mend… Për të bërë efektive paketën turistike, ne duhet të mendojmë dhe të shfrytëzojmë resurse të tjera që janë larg Vlorës. Pra, duhet të mendojmë për t’i dërguar turistët e huaj, në rrethe e qarqe të tjera. Por, a është me efektivitet kjo? Çfarë humbet dhe fiton Vlora nga ky realitet? Për të fituar, fiton pak, ose më saktë shumë më pak, krahasuar me mundësitë dhe kapacitetet reale të turizmit. Për të humbur, humbet shumë.
Nuk është e vështirë të bëhen llogaritë. Bilanci është i qartë. Me paketa të limituara, në kushtet e mungesës së kushteve të përshtatshme, të cilat i përmendëm pjesërisht më lart, edhe të ardhurat janë të limituara. Sepse, sot turistët e huaj, nuk kanë nevojë vetëm për detin dhe plazhin, por shumë më tepër se kaq. Ky fakt është i njohur tashmë. Aq më tepër, po të kemi parasysh se, aktualisht, fluksi i turistëve të huaj përbëhet kryesisht nga moshat e dyta dhe të treta, për të cilat janë parësore vlera të tjera të resurseve turistike, sikundër janë kultura, historia, arkeologjia. Këto vlera, ne i kemi, madje në dimensione të konsiderueshme dhe mund të krenohemi me to. Mund të krenohemi me historinë që evokon kalaja e famshme e Kaninës, që lidhet me emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mund të krenohemi me vlerat e jashtëzakonshme të Amantias, që shtyn në mijëra vjet identitetin tonë kombëtar, origjinën tonë të lashtë. Mund të krenohemi me Orikun, ku ndërthuren emra dhe ngjarje me rëndësi botërore të lashtësisë, ndaj të cilave bota është mjaft e ndjeshme. Mund të krenohemi gjithashtu me dhjetëra e dhjetëra objekte të tjera, të cilat do të ishin dinjitioze për çdo vend. Por, vetëm kaq. Për fat të keq, ato nuk mund t’i shfrytëzojmë për arsyet që thamë më lart. Dhe ky është problemi, një problem madhor që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt të jetë e humbur. Në të kundërt, shifrat e milionave të turistëve, jo vetëm që nuk mund të qëndrojnë në statistikat që mbyllim çdo vit në finish të sezonit, por, përkundrazi. Ne, rrezikojmë për perspektivën. Në mjedisin turistik rajonal, ne mund të mbijetojmë dhe të krijojmë aksesin tonë, vetëm përmes identitetit tonë. Përmes vlerave tona tipike.
Çfarë duhet bërë? Në radhë të parë, strukturat shtetërore, vetë politika, duhet të jenë të ndjeshme ndaj këtij realiteti. Nuk ka rëndësi është periudhë fushate zgjedhore, apo një periudhë normale. Sektori i turizmit, si dega bazë e ekonomisë shqiptare, duhet të trajtohet me përparësi edhe në periudha të tilla, si kjo aktuale. Objektivi respektiv i zgjedhjeve për çdo subjekt politik, nuk duhet të eklipsojë interesat madhore të vendit, që kanë në bazë edhe sektorin dhe sezonin turistik. Prandaj, vëmendja duhet të jetë këtu, po aq, madje më shumë se fushata zgjedhore. Alarmi ka rënë. Dhe politika, nuk duhet të vazhdojë të jetë indiferente, ashtu siç po shfaqet deri tani. Kam hedhur një ide dhe kam ngritur një shqetësim mjaft real, në diskutimet e mia. “Apartamentizimi” i turizmit, si një dukuri mjaft e dëmshme në këtë sektor, me pasoja për të tashmen dhe, më shumë akoma, për të ardhmen. Por, kjo dukuri, aktualisht po shfaqet në të gjitha dimensionet e veta dhe po rrezikon të dëmtojë seriozisht, një tendencë pozitive, të krijuar me mundime dhe vështirësi, nga operatorët dinjitozë turistikë. Indiferenca dhe, pse jo, nxitja qoftë edhe përmes mosveprimit nga klasa politike, nga strukturat shtetërore, po i krijon kësaj dukurie, hapësirat e mjaftueshme që ajo të zgjerohet edhe më tej. Prandaj, nuk ka kohë për indiferencë. Turizmi, nuk është pronë e operatorëve që operojnë në këtë sektor, por i të gjithëve.
*Kryetar i Shoqatës së Turizmit Shqiptar për Jugun

Thethi i izoluar nga dëbora, turistet vendas dhe te huaj te penguar maj/2013



Kjo është rruga në Qafën e Thorës pak pa hyrë në fshatin Theth. Një aks vetem 7 kilometra me borë mban të izoluar banorët e kësaj zonë por pengon edhe turistët e huaj që më së shumti kërkojnë t'ju ngjiten këtyre maleve.

Njerëzit lëvizin me mushka për të zbritur nga fshati

thethi 29 maj 2013 (1)Në një kohë kur në zonat bregdetare kanë nisur përgatitjet për hapjen e sezonit turistik, një situatë absurde vjen prej zonave më të frekuentuara në turizmin malor. Bëhet fjalë për zonën turistike të Thethit, e cila në këto ditë, rruga është e pakalueshme, pasi trashësia e borës arrin mbi një metër. Rruga është bllokuar për 7 km, që nga Qafa e Thorës, deri në hyrje të fshatit Theth. Deri në fshatin Bogë, gjithçka të ngjason me një ditë pranvere. Sapo kalon këtë fshat përballesh me një rrugë të vështirë malore, deri në Qafën e Thorës. Pikërisht në këtë pikë të lartë fillojnë problemet me trashësinë e dëborës. Sa më shumë që ecën, aq më i vështirë bëhet udhëtimi, derisa rruga bëhet e pakalueshme. Ky është segmenti që përshkohet nga turistët dhe që sot janë të detyruar të kthehen pas, pasi bora e bën të pamundur hyrjen në Theth. E vetmja mënyrë për të shkuar në Theth është një tjetër rrugë që duhet të kalosh dhe katër komuna malore, shtatë orë larg Shkodrës, por që është tepër e vështirë dhe e panjohur për turistët. Në këto kushte, e vetmja mënyrë komunikimi për të kaluar rrugën me borë janë mushkat. Një banor i Thethit, Gjovalin Bjerri, të cilit i është dashur të përdorë mushkën për të lëvizur, thotë për gazetën se kjo që ndodh në këtë zonë turistike nuk ndodh në ndonjë vend tjetër.
thethi 29 maj 2013
“Jemi në prag të verës dhe sot jemi të bllokuar nga bora. Është e pafalshme një situatë e tillë. Unë kam marrë mushkën për të kaluar borën. Turistët po kthehen mbrapsht se gjejnë rrugën e mbyllur. Energjia mungon dhe turizmi në këtë mënyrë nuk mund të funksionojë. Flitet për turizëm, por vetëm turizëm nuk ka”, rrëfen Gjovalini. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Shalës, shprehet se pavarësisht thirrjes për të hapur rrugën, asnjë nga strukturat përkatëse nuk ka vepruar. “Vetëm deputeti Tom Doshi ka dhënë një fond privat, në ndihmë të banorëve dhe prej disa ditësh ka nisur punën një fadromë për hapjen e rrugës. Thethi është zona turistike malore me bukuri të rralla natyrore dhe është tejet e frekuentuar nga turistë të huaj, pasi çdo vit vizitohet nga të paktën 4 mijë vetë. Indiferenca për moshapjen e rrugës ka pasur impakt negativ te turizmi i zonës, i cili ka dhe burimin kryesor të të ardhurave”, shprehet kryekomunari. A.Hoti

30 maggio 2013

Promo - RAFTING ALBANIA GROUP 2013 ME RTV21 NE KANIONET E OSUMIT - Besart Galica

ARKEOLOGJIA- Studentet ne PRAKTIKE Maj 2013

Pushimet e vonuara të shqiptarëve edhe pse sezoni turistik 2013 ka filluar


Edhe pse sezoni turistik ka trokitur e bashke me te duhet te nisin edhe diskutimet për pretonimin e pushimeve, shqiptaret duken ende larg këtij entuziazmi. Zgjedhjet elektorale kane përfshire nga ethet gjithë administratën publike por jo vetëm. Ne zyrat e administratës shtetërore shume prej punonjësve nuk kane paraqitur kërkesat për leje dhe planifikimi i tyre mungon. Shkak është jo vetëm angazhimi ne zgjedhje, por edhe frika për ndryshime ne dikastere pas një rotacioni te mundshëm politik. Kjo stepje konfirmohet edhe nga operatoret turistikë, te cilët i kane ulur ndjeshëm prenotimet e çarterave për periudhën qershor-korrik. E bashke me këtë situate prezente është edhe kriza ekonomike e cila ka gjunjëzuar shume prej bizneseve te cilët janë ne vështirësi financiar. Ky fakt, sipas operatoreve do te stimuloje pushime spontane dhe kryesisht fundjavat. Ne ndryshim nga kjo situate, operatoret thonë se ka nje kategori te vogël shqiptaresh, te cilët mbeten tërësisht indiferente nga zgjedhjeve dhe krizës ekonomike. Ndaj ky kontingjent duket se do te jete i vetmi fluks shqiptaresh qe do te vijojnë te marre kenaqesine e pushimeve.

Although the tourist season is knocking together with the need to start discussions pretonimin holiday, Albanians seem still far from enthusiasm. The elections fever have included all public administration, but not only. In many offices of state administration employees have not submitted applications for planning permission and missing them. Because it is not only engaging in elections, but we fear change departments after a possible rotation of the political. This wince confirmed by tour operators, who have significantly reduced charter bookings for the period from June to July. And along with this present situation is the economic crisis which has many of kneeling businesses who are in financial difficulty. This fact, as operators will stimulate spontaneous and mainly holiday weekends. In contrast to this situation, operators say there is a small category of Albanians who remain totally indifferent to the election and economic crisis. So it seems that this contingent will be the only issue that Albanians will continue to take pleasure of the holidays.

Fjala e Ministrit Visar Zhiti në përurirmin e linjës se çarterave Shqipëri-Hollandë per sezoni turistik 2013

E nderuar Znj.Andrea Gebbeken
Të nderuar të pranishëm
Eshtë një nder dhe një kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë hapje zyrtare të linjës ajrore midis Tiranës dhe Amsterdamit.
Tashmë ndodhemi pikërisht në nisje të sezonit turistik të këtij viti, një sezon, i cili, duke u bazuar në shifrat dhe tendencën e këtyre viteve të fundit, pritet të sjellë përsëri një numër mjaft të madh vizitorësh në vendin tonë. Dhe pikërisht, iniciativa për vendosjen e një linje direkte fluturimesh midis Tiranës dhe Hollandës, në vigjilje të sezonit turistik, tregon për interesin e madh të vizitorëve të huaj ndaj pasurive, bukurisë dhe mikpritjes shqiptare.
Është gjithashtu një kënaqësi, të gjendem sot në këtë aeroport, i cili për disa vite tashmë ofron një shërbim mjaft cilësor ndaj udhëtarëve, shqiptarë dhe të huaj, si një portë e parë e mikpritjes në vendin tonë. Shpreh në këtë rast, konsideratën mjaft pozitive për punën e mrekullueshme të stafit të këtij aeroporti, i cili administron në mënyrë korrekte, një numër gjithnjë në rritje udhëtarësh, dhe vizitorësh. Nëpërmjet një mirëkuptimi të mirë midis nesh, vitin e kaluar u hap në këtë terminal, zyra e informacionit turistik, si një stacion i parë i informimit dhe promovimit të bukurive të Shqipërisë.
Zhvillimi i turizmit është një nga prioritetet absolute të qeverisë shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit, ka finalizuar një sërë investimesh të rëndësishme, kryesisht në plotësimin e infrastrukturës kryesore drejt destinacioneve më të spikatura turistike, apo edhe në përmirësimin e shërbimeve sekondare. Tashmë vizitorët që vijnë në vendin tonë mund t’i qasen më shpejt një numri të madh plazhesh, destinacionesh malore apo monumentesh të trashegimisë sonë kulturore. Tashmë vizitorët mund të përfitojnë informacion të detajuar lidhur me zonat tërheqëse turistike, nëpërmjet një numri të konsiderueshëm pikash informacioni. Jo më larg se të premten, ne inaguruam pikën e informacionit turistik në terminalin e pasagjereve në Portin e Durrësit, dhe jemi duke punuar për hapjen e njësive të tilla në të gjitha pikat hyrëse të vizitorëve në vendin tonë.
Mbetet akoma shumë për të bërë, por ne jemi të përkushtuar dhe serioze në punën tonë, me qëllim fuqizimin e turizmit, si një nga sektorët kryesorë të ekonomisë në Shqipëri.
Kam besim të plotë se pas inagurimit të kësaj linje të re charteri midis Shqipërisë dhe Hollandës, të tjera linja ajrore do të fillojnë të operojnë në Shqipëri, një tregues i mirëfilltë i suksesit të punës së përbashkët, në kuadër të zhvillimit të potencialit turistik të vendit tonë.

Duke e mbyllur, dua tju uroj punë të mbarë dhe suksese!

Zyra e Shërbimit Turistik në Portin e Durrësit maj/2013


slide_im_qendra_turizmit_durres

Pas asaj të Rinasit një tjetër zyrë informacioni turistik ka nisur të funksionojë sot në terminalin e udhëtarëve, në portin detar të Durrësit. Hapja e saj është bërë e mundur në bashkëpunim me Agjencinë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
I pranishëm në ceremoninë e përurimit, ministri i TKRS, Z. Visar Zhiti theksoi rëndësinë e informimit të udhëtarëve dhe turistëve në pikat kryesore hyrëse të vendit.
Ministri i Kulturës bëri të ditur se kjo është Zyra e dytë e informacionit turistik, pas asaj që u përurua një vit më parë, në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, gjithmonë në bashkëpunim me TIKA. “Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë Turke, me Ambasadën e Turqisë në Tiranë si dhe me zyrën e bashkëpunimit turk, nëpërmjet të cilit është mundësuar ngritja dhe instalimi i kësaj pike të rëndësishme të infrastrukturës turistike në Durrës. Dua të kujtoj për pjesëmarrësit, që kjo është zyra e dytë e informacionit, që MTKRS dhe TIKA po mundësojnë, pas një pikë të tillë të ngjashme në Aeroportin e Rinasit” tha Ministri Zhiti.
Perveç investimeve kapitale dhe promovimit te turizmit, Ministri theksoi rëndësinë e përsosjes së infrastrukturës së shërbimeve ndaj vizitorëve ne vend, ku një nga elementet thelbësorë është përcjellja e informacionit turistik.
Ambasadori i Republikës së Turqisë, në Tiranë, Z. Hasan Ashan, theksoi rëndësinë e zbatimit të këtij projekti në fushën e turizmit. Diplomati i lartë turk vlerësoi kapacitetet e mëdha turistike të vendit tonë, ndërsa garantoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, në fushën e turizmit, do të jetë intensiv edhe në të ardhmen.
Pranë Zyrës së Informacionit Turistik, në portin e Durrësit, krahas fletë palosjeve, hartave dhe broshurave, me të dhëna turistike, është instaluar edhe një ekran touchscreen, përmes të cilit informacionet turistike mund të vilen drejtpërdrejt nga turistët dhe udhëtarët e interesuar.
TIKA është e pranishme në vendin tonë që nga viti 1996. Ajo ka mbështetur veçanërisht sektorët ekonomikë, tregtarë si dhe institucionet e shëndetësisë, arsimit, turizmit, trashegimise kulturore, etj.

Aktiviteti i te dieles 2/06/2013 Hiking ne malin e Munelles (Elbasan) me HighAlbania


Ngjitje ne malin e Munelles ne Elbasan, duke filluar ecjen nga fshati Shushice.
E gjithe ecja ngjitje zbritje do te shkoje 7-8 h me disnivel rreth 1000-1100 m.

Takimi kete here do te jete ne oren 8.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar.
Cmimi: 1200 l/person(transport dhe guide)
Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 20 81 636

Ps: Gjithashtu informacionet do ti gjeni se shpejti ne faqen tone te re:www.highalbania.al tek kalendari si dhe ne faqen kryesore.... 

Faleminderit!

Turistet çekë për rafting në Gjirokastër maj/2013


Published on May 30, 2013
Per here te pare ujërat e Lumit Drino shfrytëzohen per ushtrimin e sportit te rafting ne zonën e Gjirokastrës. Nje grup turistesh nga Cekia janë tërhequr nga Lumi, por dhe bukuria e natyra e kesaj zone. Pas nje rrugëtimi te gjate, ata jane ndalur ne nje pjese te Lumit Drino, ku kane vendosur edhe mjetet e lundrimit. Turistet çeke tregojnë emocionet e këtij udhëtimi, qe siç pranojnë nuk ka justifikuar friken për sigurinë e ofruar. Vitet e fundit lumenjtë e Shqipërisë, kryesisht ato ne jug te vendit, po shfrytëzohen edhe për ushtrimin e sporteve te ujit. Kjo ka tërhequr vëmendjen e turisteve te huaj edhe pse ne ndonjë rast keto udhëtime jane shoqëruar me incidente.

For the first time Drinos river waters used for practicing the sport of rafting in the area of Gjirokastra. A group of tourists from the Czech Republic are drawn from the river, but the nature and beauty of this area. After a long journey, they were stopped in a part of Drinos River, where they placed the vessels. Czech tourists show emotions of this journey, you agree not justify such fears for the security provided. In recent years rivers of the country, mainly in the south of the country, is also used for practicing water sports. This has attracted the attention of foreign tourists in any case even though these trips are associated with incidents.

Lorenc Bejko: Hoteli në Gjirokastër ja katër shkeljet e rënda

TIRANE -30 MA J 201 3 - 07 :1 8
NGA ADMIRINA PEÇI
 Hotel me 15 dhoma në zemër të qendrës historike të
Gjirokastrës? Shëmtira të tilla të kombinuara me butafori stilistike
dhunojnë hapur thelbin historik të qendrës historike…
Kështu shprehet për Shqiptarja.com Lorenc Bejko, një prej
specialistëve më në zë të trashëgimisë kombëtare, ish-drejtor i
Institutit të Monumenteve të Kulturës. Sipas tij Instituti i Monumenteve
të Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve kanë miratuar një
ndertim të ri në zemrën e qendrës historike të Gjirokastrës, qendër e
Trashëgimisë Botërore dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të
kulturës shqiptare në skenën globale të vlerave kulturore.
Ky është jo vetëm një problem ligjor, por mbi të gjitha kulturor-historik për trashëgiminë shqiptare.Bejko
tregon ën këtë intervistë për shkeljet që janë bërë në këtë rast si në Ligjin për Trashëgiminë, kartën
shqiptare të restaurimit, Rregulloren e Admninistrimit të Qendrës Historike të Gjirakstrës dhe Planin e
Administrimit të Qendrës së Trashëgimise Botërore të miratuar nga UNESCO. Bejko akuzon drejtpërdrejt
drejtorin aktual të Iinstitutit të Monumenteve Apollon Baçe për dëmet kolosale e të pakthyeshme që ka bërë
jo vetëm në Gjirokastër por edhe në Berat, Korçë, etj.
Z.Bejko, në mes të qendrës muzeale në Gjirokastër po ngrihet një hotel, me një leje të dhënë nga
Këshilli Kombëtar i Restaurimit... A është e mundur kjo ligjërisht?
Këshilli Kombëtar i Restaurimit është i vetmi organ vendimmarrës, i autorizuar të miratojë ndërhyrjet
restauruese në monumentet e kulturës dhe rrjedhimisht edhe në qendrat historike si Gjirokastra. Me fjalë të
tjera, Instituti i Monumenteve të Kulturës që ka marë fillimisht një propozim për ndërtimin e këtij hoteli nga
pronarët e tokës, ka hartuar një projekt edhe me më shumë volume ndërtimi sesa propozonin pronarët, e ka
miratuar projektin e vet në Këshillin Shkencor pranë IMK-së dhe e ka mbrojtur edhe në KKR, duke ndjekur
formalisht një procedurë të rregullt ligjore.
Problemi ligjor dhe mbi të gjitha edhe kulturor-historik për trashëgiminë shqiptare qëndron në përmbajtjen e
asaj që ka miratuar IMK dhe KKR: një ndertim të ri në zemrën e qendrës historike të Gjirokastrës, qendër e
Trashëgimisë Botërore dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të kulturës shqiptare në skenën globale të
vlerave kulturore.
Ndërtimi i ri në këtë qendër historike është në kundërshtim flagrant me ligjin për Trashegiminë Kulturore,
Kartën Shqiptare të Restaurimit, Rregulloren e Administrimit të Qendrës Historike të Gjirokastrës, Planin e
Administrimit të Qendrës së Trashëgimise Botërore të miratuar nga UNESCO, e mbi të gjitha një akt dhune
ndaj trashëgimisë shqiptare. Fatkeqësisht, Instituti i Monumenteve të Kulturës drejtuar nga Apollon Baçe na
ka mësuar në këto 3-4 vitet e fundit me vendime të tilla që i kam të vështirë ti klasifikoj, por që më sjellin në
mend imazhin e një njeriu me sqepar në dorë që dhunon me vetëdije të plotë pikturën murale të Onufrit!
A mund të japë një leje ndërtimi Këshilli Kombëtar i Restaurimit?
Këshilli Kombëtar i Restaurimit nuk mund të japë leje ndërtimi. Kjo nuk është as kompetencë e tij as edhe
objekt i punës së tij. Lejet e ndërtimit rregullohen sipas ligjit për urbanistikën dhe administrohen nga njësitë
e qeverisjes vendore.
Sa e dëmton ky ndërtim kompleksin muzeal sipas jush?
Çdo ndërtim i ri është një plagë, një problem shqetësues dhe një deformim i strukturës historike që shteti
dhe shoqëria shqiptare (por edhe mbarë njerëzimi në rastin e Gjirokastrës) kanë marrë në mbrojtje. Pikërisht
për këtë arsye ligji shqiptar dhe rregulloret ndërkombëtare e ndalojnë një veprim të tillë. Shëmtira të tilla të
kombinuara me butafori stilistike dhunojnë hapur thelbin historik të qendrës historike.
Nga ana tjetër, duke patur disa qindra struktura historike për të mirëmbajtur, restauruar dhe rijetëzuar,
energjitë financiare të komunitetit lokal drejtohen në ndërtimet e reja, ndërkohë që janë jetike për mbajtjen
gjallë të strukturave historike. Është një dëm i shumëfishtë dhe një marrëzi që u hap rrugë veprimeve të tjera
të kësaj natyre në Gjirokastër, Berat (këtu ka vite që IMK dhe Baçe vendosin për ndërtime të reja e
Rreth Nesh
11:00 LAJME
11:30 WORLD REPORT
TH&TH
Kim përdor Botox
gjatë shtatzënisë
TH&TH
Orinda vishet si Rita
Ora
Përditësimi i fundit në 10:52 Regjistrohu | Identifikohu
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Kosova Bota Sport MetroNews Kulturë Shëndeti Blog Foto Video Horoskopi Moti
FAQJA KRYESORE SHQIPTARJA në PDF RAPORTONI JU THASH & THEM
Ndalohen dy ish-të përndjekur, kapen me benzinë para Parlamentit
Dy ish-të përndjekurit u kapën me dy bidonë me benzinë Share 0 SSHHAARREE Like Send 7,355 people like this.
30/05/13 Shqiptarja.com - Lorenc Bejko: Hoteli në Gjirokastër ja katër shkeljet e rënda
www.shqiptarja.com/kulture/2730/lorenc-bejko-hoteli-ne-gjirokaster-ja-kater-shkeljet-e-renda-159531.html 2/6
të kësaj natyre në Gjirokastër, Berat (këtu ka vite që IMK dhe Baçe vendosin për ndërtime të reja e
deformime të qendrës historike), por edhe në Korçë, Shkodër, Krujë, Elbasan, Tiranë, e gjetkë.
Apollon Baçe thekson në letrën e tij për Bashkinë e Gjirokastrës se termi ‘rindërtim’ duhet kuptuar
si ‘restaurim’. Çfarë kuptojmë me “rindërtim” në këtë rast dhe çfarë me “restaurim”?
Njohja e gjuhes shqipe është mëse e mjaftueshme për të bërë dallimin e këtyre dy koncepteve. Të
rindertosh do të thotë të ringresh diçka që nuk ekziston më, kurse të restaurosh do të thotë të nxjerrësh në
pah thelbin historik të monumentit të kulturës, ta respektosh atë në gjendjen që e gjen dhe të sigurosh
jetëgjatësinë e tij. Ato që thotë Apollon Baçe për Bashkinë e Gjirokastrës janë lojra fjalësh pa kuptim llogjik,
në kundërshtim me ligjin që ai vetë citon në letër dhe padyshim, tërësisht të papranueshme nga pikëpamja
profesionale.
Ky individ i papërgjegjshëm, që zë një vend "nderi" ndër dëmtuesit e trashëgimisë shqiptare ka vite që mban
nëpër duar "fotografi të vjetra" të Beratit, Gjirokastres, etj, për ti përdorur si argumente nëpër mbledhjet e
KKR për ti mbushur mendjen ndonjë ministri kulture pa pikë formimi e dinjiteti për vlerën e ndërtimeve të
reja. Kështu janë shtuar ndërtesa të tëra ose kate të reja në Berat. Me këtë llogjikë tërësisht joprofesionale
dhe anti-historike po veprohet edhe në Gjirokastër.
Asgjë nga hoteli 15 dhomësh në zemrën e Gjirokastrës nuk bazohet në dokumentacion historik, përveç
banesës së familjes që po ndërton. Një fotografi e viteve të para Luftës së Dytë Botërore nuk përbën
dokumentin historik që justifikon rindërtimin. Si mund të marrë një vendim të tillë KKR pa kryer gërmimin
arkeologjik të rrënojave apo themeleve të banesës së vjetër. Mbi ç'bazë tjetër dokumentare formulohet
projekti qesharak i rindërtimit?
Dhe mbi të gjitha, pse duhet rindërtuar në qendrën historike dhe ç'probleme zgjidh ky rindërtim? Këtë gjë
kërkon edhe ligji i cituar nga Baçe: rindërtimi nuk është një vendim automatik që vjen pas vrojtimit të një
fotografie. Ai duhet të argumentohet si tejet i rëndësishëm për rikonstituimin e integritetit të qendrës
historike. Ky është një vendim shumë i debatuar, i dhimbshëm dhe që merret shumë rrallë! Po ç'i
interesojnë zotit Baçe të gjitha këto?! Ai nuk ka shumë kohë për të humbur me diskutime.
Sa e kërcënon Gjirokastrën një ndërtim i tillë në mes të qendrës muzeale? A mund të ketë një
reagim nga UNESCO për këtë?
Meqë Gjirokastra është qendër e trashëgimisë botërore, Ministria e Kulturës duhet të njoftojë UNESCO-n
për çdo vendim që merret për qendrën historike. A e ka bërë vallë këtë gjë zoti Baçe? Nuk është hera e parë
që UNESCO gjendet para faktit të kryer me qendrat tona pasuri botërore si Butrinti, Berati e Gjirokastra. Sa
do të vazhdojë kjo gjendje joserioze në marrëdhëniet me UESCO-n nuk di ta them, por mbetet një problem
jo i vogël dhe jo pa pasoja në vendimet që UNESCO merr për vendin tonë. Në Komitetin e Trashëgimise
Boterore përfaqësohet fytyra e vendit tonë, jo thjesht fytyra e restauruar e një njeriu.
Shk rimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
Redak sia Online
(b.m/shqiptarja.com)

28 maggio 2013

ZBULIME E FUNDIT NE BERAT,Albania maj/2013

Udhetim neper bukurit e Valbones 1-2/Qershore/2013 me Klubi Kampistave " Discover Albania"

    • Dal 21 maggio alle ore 18.00 al 18 agosto alle ore 21.00

    • Acquista i biglietti
      (www.klubikampistave.com)

    • tirane, Tiranë, Albania
    Valbone 1-2 Qershor

     REZERVIMET MBYLLEN TE PREMTEN NE OREN 12:00... Nxitoni te beheni pjese e kesaj aventure. Per rezervimet qe kryen deri te enjten ne oren 12:00 ka 10% Zbritje

     Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Nacional dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektarësh.
    Natyra e këtij parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit.
    Ka toka të murrme pyjore mes lartësive 500-1200 metra; pastaj vijnë tokat e kadifenjta që shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në lartësinë 400-900 metra.


    Programi:

    Nisja behet te Shtunen ne oren 05:30 nga Tirana Tek Liceu Artistik "Jordan Misja". Ne oren 8:30 Jemi ne Koman. Konsumojme mengjesin/Kafe duke pritur tragetin dhe pastaj vazhdojme udhetimin tone me Traget 2 ore e 30 Minuta ne traget do mahniteni duke pare bukurite e ketij Udhetimi, nga Komani ne Fierze. Eshte e mahniteshme te shohesh se si trageti kalon mes per mes Maleve. Rreth ores 12:00 Jemi ne Fierez. Duke qene qe furgoni qe na solli, mund te doje pak me teper kohe per te ardhur(Kujtojme qe furgoni kalon nga qafa e Malit) kemi kohe 30 minuta per te konsumuar dicka dhe per te bere nje nga Lojrat tona me plot cmime stimuluese :-)

    Nga Fierza marrim furgonin dhe nisemi per ne Valbone. Rreth ores 14:00 Jemi ne Valbone. Sa po shkojme gjeme te shtruar natyre Dreken, sigurisht qe nuk mund te mungoje Trofta qe ne luginen e valbones eshte mjaft e preferuar nga turistet.

    Pasi jemi akomoduar neper dhoma dhe kemi konsumuar dreken, jemi gati per nje per te exploruar kete zone mahnites. Ne oren 15:30 Nisemi per te "Liqenet e Xhems", gjate rruges kemi mundesi per te hulumtuar dhe luginen e valbones, sidomos fshatin Rragam.

    Nga ora 18:00 - 20:45 Kohe e lire, ku sigurisht Futbolli, Volejbolli dhe lojra te tjera nuk mungojne.

    Ne oren 21:00 Konsumojme Darken. Kete here perseri duke ju permbajtur ushqimit karakteristik te zones nuk mund te mungoje qingji ne Hell. Pas darke zhvillohen lojra te ndryshme ne grup.

    Te nesermen mengjesi konsumohet nga ora 8:00 - 8:45. Ne oren 9:00 Nisemi perseri per Guide. Kete here do explorojme luginen e valbones nga pjesa e eperme, drejt qafes se valbones, aty ku behet dhe kalimi per ne Theth. Gjate rruges do te ndalemi ne disa nga vendet me te vecanta.
    Rreth ores 13:30 Jemi perseri ne fshat. Tashme Behemi gati te Konsumojme Dreken qe perseri do kemi mundesi te provojme produkte te tjera karakteristike te zones sic eshte "FLI" dhe "maze t'zieme"

    Pas konsumojme Dreken bhemi gati per tu larguar nga Valbone, por duida jone nuk perfundon ketu. Nga Valbone i drejtohemi Bajram Currit, 30 Minuta hulumtim te ketyj qyteti me shume vlera per historine. Dhe nga Bajram Curri nisemi per te kaluar Kufinje, duke qene se kthimin do e bejme nga Kosova. Kalojme gjakoven, por nuk mund te mbyllim udhetimin tone pa bere nje ndalese ne Prizren, nje vizitet tek Lidhja e Prizrenit, Xhamia, dhe Pazari.

    Rreth ores 21:30 Jemi Ne Tirane, pak te lodhur, por shume te kenaqur.

    Pagesa per kete aktivitet eshte 9,900 Leke per person ne te cilen perfshihen:

    1. Transporti Furgoni (Gjate gjithe udhetimit, si dhe ne disa pjese gjate guidave)
    2. Bileta e Tragetit Koman Fierze
    3. Fjetja
    4. 2 Mengjese, 2 Dreka, 2. Darka
    5. Guida

    REZERVIMET MBYLLEN TE PREMTEN NE OREN 12:00... Nxitoni te beheni pjese e kesaj aventure. Per rezervimet qe kryen deri te enjten ne oren 12:00 ka 10% Zbritje
    https://www.facebook.com/events/411976472250193/

    Per te Rezervuar kontaktoni ne nr +355696583870

27 maggio 2013

Udhetim ne Stebleve, per te shijuar bukurite e Flores dhe Faunes Shqiptare me Explore Albania 1/qershore/2013

Udhetim ne Stebleve, per te shijuar bukurite e kesaj zone, me flore dhe faune te pasur dhe me nje klime te mrekullueshme. Nisja do te behet ne date 1 Qershor, ne oren 8.00, tek ish-stadiumi Dinamo. Ndalesa e pare do te jete ne Mirake, per te pare uren e Kamares, ndertuar rreth viteve 1600. Me pas, do te ndalojme per nje kafe tek "Gjuetari", Librazhd. Do te nisemi drejt resortit natyror te Fushe-Studenit, ku do te bejme nje ndalese per te pare liqenin, qe rrethohet nga pyjet e ahut, karakteristike per kete zone malore. Do te marrim rrugen mes pyllit, per te mberritur ne liqenin me origjine akullnajor te Draganit. Kjo eshte ndalesa e fundit. Do te bejme barbeky e do te hame dreke ne natyre. Me pas do te nisemi drejt Tiranes.

Cmimi: 4.000 Leke

Te gjitha te perfshira: transporti me makina komode te viteve te fundit, kafe, barbeky, guida.
P.S: Cigaret merrini vete
 .

Per prenotime: Cel. 066 288 288 9
Mesazh ne inbox. https://www.facebook.com/Explore.Albania

Hecje ne natyren e Parkut te Prespes kete fund jave 1/qershor/2013 me Albanian Mountain Team e Climbing Albania

  • Programi:
    Data 1
    Nisja ne oren 09.00 tek Daily bar ne bllok me furgon
    Ndalese per kafe ne Librazhd.
    Mberitja ne Korces reth ores 13. 00, viizite ne qytet dhe ndales per dreke.
    Vazhdojme me furgon drejt Prespes, reth 40 min.
    Akomodim tek hotel Vasili ne fshatin Gorice e Vogel.
    Me pas, rreth ores 16.00 fillojme ecjen pergjat liqenit per te vizituar shpellen e Zaverit. Ecja reth 1 ore e 30 minuta bashk me viziten ne shpelle.
    Kthim ne hotel kohe e lite futboll voleiboll ose slackline.
    Darka ne oren 8 00 ne restorantin e hotelit.
    Data 2
    Zgjimi ne oren 8 dhe mengjesi ne hotel.
    Ne oren 9 00 transfert me furgon per ne fshatin Kallamas 30 min. Nga aty nisim ecjen buze liqenit per te vizituar nje manastir ortodoks te ndertuar ne vitin 1878 (3 ore vajtje ardhe piknik me vete).
    Per ate qe duan me shume mund te vazhdojne per te vizituar nje kishe eremite dhe te kthekemi nga nje rruge tjeter per ne Kallamas..
    Kthim ne hotel, marrja e cantave dhe nisja per ne Tirane me nje ndalese rruges.
    Cmimi 6000 leke ku perfshihet transporti, darka e dates 1, fjetja ne hotel, mengjesi dhe pikniku i dates 2, si edhe guida.
    Vishuni sportiv me atlete ose kepuc mali, merni rrobat e banjos se mund te lahemi ne liqen dhe elektrik per ne shpelle.
    Prenotoni me sms te Albanian Mountain Team telefon 0693258465 ose 0692121612
    Ju mirpresim https://www.facebook.com/events/629379657091167/?notif_t=plan_user_invited

25 maggio 2013

Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri në ditët tona

Të shkruash për lumin e Semanit është një detyrim përkushtimor historik, pjesë e krenaris kombtare për ngjarjet e shumta gjurmlenëse që lidhen me të dhe banorët pran tij nëpër vite e shekuj prej antikitetit deri në ditët e sotme. Do
të përbëjnë historin e lumit të Semanit të gjitha legjendat, kronikat, tregimet e ngjarjet e shumta të ndjekura me kujdes që nga malet ku lind e nis rrugën dhe duke vazhduar rrjedhën përmes luginash, honesh e grykash që nuk gjen qetësine në fushën e madhe, krijesë më tepër e aktivitetit të tij e nuk do të prehet i qetë as në bregdetin tonë. Të shkruash për
këtë lumë është e pamundur të mos trajtosh historin e dy degëve të tij kryesore Osumit dhe Devollit që nisen nga burimet malore të Gramozit, Malit të thatë, Voskopojës, Tomorrit e rriten deri sa dalin në fushën e madhe. Ka disa hipoteza por edhe dekumenta që tregojnë se të dy degët kanë qenë të pavarura nga njera tjetra deri pranë derdhjes në Adriatik. Më vonë Devolli duke u bashkuar me Osumin (Apsusin) ka marë drejtimin dhe emrin e rrjedhës së vjetër të
kësaj dege që është afërsisht ky i sotmi. Emrat e tyre do ti gjejmë sipas një tradite vendase shpeshherë të
alternuar për gjithë lumin herë Apsus në antikitet, herë Devoll në mesjetë deri kur u bashkuan të dy degët rreth vitit 1804-5 e i dhanë emrin që e njohim sot Seman. Ky emërtim i ri Seman vjen nga sa na japin dekumentat dhe informacionet duke u nisur edhe nga tradita jonë tashmë e njohur që banorët i vënë lumit emrin e degës më të afërt që i bashkohet në zonë rrjedhës kryesore. Kështu ne gjejmë të shkruar nga të huajt për lumin emrat Charzanes, Ergenta, Ersenta, Argenta, Epasa (e pastra) në shkrimet e vjetra jo për lumin pranë Tiranës që edhe ai ka të njëjtin emër e etimologji si ujë i pastër, i kristaltë, i argjentë dhe i pijshëm për banorët por për Semanin në zonën fushore ku bashkohej
Devolli me Osumin dhe Gjanica më poshtë pranë fshatit Mujalli. Kuptohet se këtë emër e ka marë nga Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri në ditët tona lumi Ergenta (Argenta, Arzenta) që e gjejmë për herë të parë në Mbishkrimin e Gurit të Ballshit të mesjetës së hershme, më vonë tek Ana Komneni, në shkrimin Anonimi i Gorkës. Në tregimet e Kantakuzenit për luftrat e Byzantine dhe arbërorve për rreth Beratit e deri tek Pukëwill më 1806 që kuptohet se bëhet fjalë për lumin Gjanica qe zbret prej maleve dhe grykave të Mallakastrës. Emri Argenta, Ergenta, Charzanes mendohet se vjen nga emri i qytetit taulant të Orgesit antik (Margëlliç pranë Patosit) ku pranë i kalonte ky lumë. Por emri kuptohet se është i njëjtë dhe me atë të burimeve nga nis ky lumë nga Arianitasi që thuhet se është krijuar nga banorët e larguar si kujtim të emrit të Orgesit të shkatëruar në luftrat me romakët Etimologjia është e qartë në shqip si lumë me ujë të pastër, të argjentë kurse në gjuhën turke mbas bashkimit dhe ndryshimit të shtratit do të kemi emrin Serma, Seman po me këtë etimologji. Disa e lidhin emrin e lumit me emrin e fshatit të Semanit që ndodhet në vijën e detit, pranë të cilit bëhej bashkimi edhe me lumin e Gjanicës, këto ujra e ndan fshatin nga enoria e dikurshme e Ndërnënasit. Ka të tjerë që japin mendimin se emri Seman vjen nga gjuha neolatine që do të thotë bashkim, këtë e përforcon edhe argumenti se ky emër ka dalë pas bashkimit të dy degëve kryesore por sidoqofte deri më sot ato janë hipoteza. Në një trajtes të hershme duke u nisur nga mjaft faktor që i kemi trajtuar më në gjersi mbi vendosjen e emrave duke shpjeguar etimiologjin e tyre kemi
dalë në konkluzionin se emri i lumit te Semanit është i njëjtë në etimologji me të gjithë emrat e tjerë që njohim prej lashtësis deri në ditët tona dhe pse në gjuhë të ndryshme. Kështu kemi Burimi Cudibërës (Kuçedrës) pran Tomorrit siç shkruajnë autoret e antikitetit, Lumi i Diallit ose i Daulies nga ilirët, kuptimi i emrit Diavolo ose Diamonit nga latinët, Lumi i Barbullinjës, Dragotit ose i Gajdes nga sllavët, Lumi i Gogolasit nga turqit po kështu emrat Lanxani që mbante një fshat në të majtë të rrjedhjes së poshtme si dhe emri Divjakë që mban zona në të djathtë të rrjedhjes e këtij lumi kanë kuptimin e Demonit, Përbindshit. Këta emra janë të njëjtë edhe me emrin Seman që mban zona dhe fshati midis këtyre dy emrave të tjerë që përmendëm më lart. Emrin Seman e mban kuptohet si një deformim apo emërtim lokal të emrin bizantin Satanaj, Sotanajt, Shenjtanit. Ekzistenca e mbiemrave Sota dhe Sema me shumicë në këtë zonë dhe historia e marjes nga këta të këtij mbiemri tashmë njihet sipas mjaft dekumentave dhe kujtimeve të moshuarve se ka të bëj me këtë kupim veprimi në aktivitetin shoqëror, në reportin midis të mirës dhe të keqes, me imponim apo me ndërgjegje në ngjarje të caktuara.

Mare nga Gazeta : 'Rrenjet'

Porti Detar i Sarandes, infrastruktura moderne ne portin detar maj/2013

Shengjini, ne pritje te turisteve te pare per sezonin veror 2013

"Nise udhëtimin tënd nga Shqipëria jote": SHENGJINI maj/2013

24 maggio 2013

Aktiviteti ne natyre kete te diele 26-maj-2013 ne Shpellen e Mbytjes, Skuterr jua propozon HighAlbania



Transferte nga stadiumi kombetar per ne fshatin Skuterre mbi Krrabe. Ecjen do ta fillojme qe nga fshati duke ngjitur malin qe ndodhet mbi fshat.  Mbas mberritjes ne hyrjen e shpelles do te futemi brenda per te pare stalakmitet, stalaktitet dhe ujvarat e ngurta. Pas vizites se shpelles do te ngjitemi ne majen e malit ku ndodhet shpella dhe me pas do te zbresim perseri ne fshat.  Transferte nga fshati per ne Tirane.
Takimi si gjithmone ne oren 9.00 mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar
Cmimi: 1000 l / person (transport, guide)
Ps: Duke qene se kete te diele parashikohet shi do ta kemi te pamundur qe te bejme barbekyne keshtu qe merrni me vete ushqim si dhe uje...
Prenotoni:  fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al,  069 40 31 232, 067 20 81636

Shkolla po mbaron po nuk dini ku ti coni femijet tuaj??? Kampi veror gjatë pushimeve shkollore per fëmijët tuaj ne kete vere 2013 jua propozon Shoqeria e Animatoreve Shqiptare

----------Kampet Verore -----------

Ja si është kampi veror gjatë pushimeve shkollore të fëmijëve tuaj !  http://shash.al

Kampet tona verore hapen cdo vit javën e parë të qershorit  dhe mbyllen javën e fundit të gushtit. Kampet frekuentohen nga fëmijë 6-14 vjec.
Shoqëria e Animatorëve Shqiptarë organizon kampe verore për fëmijë që prej vitit 1999. Animatorët tanë janë profesionistë të certifikuar si animatorë socialë dhe të diplomuar nga Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Fëmijët tuaj mund të jenë pjesë e kampeve tona, ashtu sic kanë qënë gjatë këtyre viteve më shumë se 11.000 fëmijë në të gjithë Shqipërinë. Në kampet tona verore, do të bëhen punë manuale, aktivitete kreative, teknika animimi, lojra bashkëpunimi, pjesë teatrale, si dhe momente reflektimi dhe diskutimi për tema të ndryshme sociale, në mënyrë që formimi dhe edukimi i fëmijëve tuaj të vazhdojë ashtu si në shkollë, por këtë herë në formë të animuar

I nderuar prind!

Mes shumë dhuratave që i keni bërë fëmijeve tuaj ndër vite, provoni t’i dhuroni atij pushimet në një Kamp Veror, që është dhurata më e vecantë për cdo fëmijë. Eksperienca e nje kampi veror, do të jetë për fëmijët tuaj pjesa më e bukur e jetës së tyre deri më sot. Në kampet tona verore, fëmijët do të bëjnë një jetë të mirëorganizuar në grup, si dhe aktivitete ndërvepruese, që i ndihmojnë ata të shtojnë kapacitetet e tyre për funksionimin social, me një sërë vlerash, njohurish, aftësish, dhe shprehish.
Në kampet tona verore animatorët tanë organizojnë programe me një ndërthurje profesionale të aktiviteteve sportive dhe lojrave dinamike, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte hapësirat tona sic janë: pishinat, deti, fushat e futbollit, volejbollit dhe basketbollit, në mënyrë që të forcohen sa më shumë aftësitë e tyre fizike. Kjo bëhet e mundur falë natyrës piktoreske ku këto kampe organizohen.
Cdo fundjavë do të organizohet Club Scout, i cili zhvillohet në natyrë, ku dhe fjetja bëhet në tendat e kampeve të ngritura nga vetë fëmijët. Club Scout do t’u mësojë fëmijëve ato gjera, të cilat cdo fëmijë do të donte të dinte për natyrën dhe kjo falë kontaktit të ngushtë me të dhe eksperiencave të paharrueshme, që vetëm jeta e një scauti ofron. Club Scout drejtohet nga një grup Animatorësh turistikë  “Animated Adventure Club”.
Ushqimi dhe siguria janë të padiskutueshme, falë partnerëve tanë të besueshëm dhe seriozë.

Program - ide në linja të gjëra

  1. Një ditë normale fillon në orën 08:00 me transport të organizuar sipas kërkesës së prindërve.
  2. Në orën 09:00 mbërritja e fëmijëve në kamp dhe shërbimi i mëngjesit.
  3. Në orën 09:30 fillon kampi me temën edukative të ditës.
  4. Ne orën 10:00 organizohen lojra fillimisht gjimnastikore dhe kërcime të animuara, që pasohen nga lojra bashkëpunimi dhe dinamike.
  5. Në orën 11:00 lojra të organizuara në pishinë (nën drejtimin dhe mbikqyrjen strikte të Animatorëve Socialë).
  6. Në orën 13:00 përgatitja për drekën (ndërrimi i rrobave të lagura dhe pushimi para ngrënies).
  7. Në orën 13:30 dreka.
  8. Në orën 14:00 lojra tavoline, punë manuale, përgatitja e pjesëve teatrale dhe teknika të Dinamikës së Grupit.
  9. Në orën 15:00 pishina, qëndrim i lirë ( nën mbikqyrjen strikte të Animatorëve Socialë.)
  10. Në orën 16:00 ndërrimi i rrobave të lagura dhe përgatitja për t’u kthyer në shtëpi me transportin e organizuar.
  11. Në orën 16:30 nisja për t’u kthyer  në shtëpi .
  12. Të premten dhe te shtunën e cdo jave, do të jetë Club Scout dhe do të organizohet fjetja me tenda në kamp, me të gjitha paisjet për të jetuar në natyrë.

Search

Translate