29 aprile 2013

Kete te diele 5-Maj 2013, Albania Mountain Team ju fton ne Ecje dhe kacavjerrje shkembore ne Boville..



  • Boville Tirane
  • Programi:

    - 09:00 Nisja tek “Daily Bar” ne Bllok.

    - 10:15 Mberritja tek Rezervuari i Bovilles, ku ndalesa e pare do behet tek diga ku do keni mundesi te shihni dhe vizitoni kanionin e Bovilles nga afer.

    - Me tej me furgon do shkojme deri mbas diges, mbi fshatin qe ka pamje nga rezervuari. Aty do fillojme ecjen (rreth 1 ore e 30 minuta) duke ngjitur rreth 400 m lartesi. Ketu do keni mundesi te shihni disa guva, pamjen madheshtore te liqenit dhe maleve perreth si dhe shkembinjt te thepisur me bimesine pranverore qe i japin zones nje pamje tropikale.

    - Duke zbritur nga I njejti shteg do mberrijme tek pjeset e shkembinjve ku edhe gjendet itineraret per kacavjerrje. Itineraret variojne ne grade veshtiresie, nga ato te thjeshta tek ato me te veshtira, per ti dhen mundesi te gjitheve per tu kacavjerre edhe pse si fillestare.

    - Pajisjet per kacavjerrje do ju sigurohen nga ekipi ngjitjes. Kacavjerrja do zhvillohet ne masa te larta sigurie dhe do keni mundesi te njiheni me pajisjet baze qe perdoren, si dhe disa nga nyjet kryesore qe perdoren ne kete sport per tu siguruar.

    - Pasi te kene provuar te gjithe te pakten nje here ngjitjen, do zbresim poshte per ne liqen ku do behet barbekyja dhe ato qe do duan do mund te lahen (merrni rrobebanjot me vete).


    - 17:00 Nisja per ne Tirane
    Cmimi: 1,500 ALL (Guide, Barbeky, pajime dhe instruktor per kacavjerrje)
    Info Shtese:

    - Vishuni sportiv me pantallona te lirshme. Merrni uji me vete (shishe 1.5 L) si dhe ndonje ushqim apo fruta dhe mos harroni rrobe banjot.


    - Aktiviteti me shkalle veshtiresie te mesme
    Prenotoni me sms ne FB ose tel 0693258465 ose ne Daily bar
    https://www.facebook.com/events/367450076692453/

Trashëgimia kulturore dhe turizmi zënë ende pak peshë në zhvillimin ekomik në jug të Shqipërisë. Pengesë janë bërë dëmtimet ne Qendren Historike te Gjirokastrës nga ndërtimet pa kriter dhe problemet me shërbimet turistike. Institucionet e kulturës po zhvillojne kohet e fundit aktivitete per te sjelle ne vemendje nxitjen e turizmit.

GJIROKASTRA SIÇ (NUK) E NJIHNI - AJO E PIKNIKËVE NË NATYRË..RRETH E QARK PIKAVE TË BUKURA NATYRORE TË QYTETIT TË GURTË...


ON FRIDAY, 26 APRIL 2013. POSTED IN AROUND

RRETH E QARK PIKAVE TË BUKURA NATYRORE TË QYTETIT TË GURTË...
Gjirokastra siç (nuk) e njihni - ajo e piknikëve në natyrë...

Magdalena Margariti
Nëse është fjala për piknik, natyrisht gjirokastritët, megjithëse Gjirokastra është një qytet tejet i veçantë e i bukur, me kalanë madhështore, me qendrën e saj historike, me kurorën e gjelbër rreth kalasë dhe qytetit, do të preferonin të dilnin jashtë nga qyteti, në vende me ajër të pastër e të freskët, siç janë : Liqeni i Viroit, Parku arkeologjik i Antigonesë, Rrapi i Libohovës, Qafa e Çajupit, ose përgjatë fshatrave të Dropullit e veçanërisht në Parkun Natyror Kombëtar të Sotirës, prandaj këtë shkrim mund ta quajmë ndryshe edhe  “Gjirokastra rreth e rrotull”.

 Antigonea
Një vizitë të gjatë në këtë sit të mrekullueshëm antik jua ka ofruar Engjëll Serjani, “i zoti i shtëpisë”. Ne po mjaftohemi vetëm t’ju themi që edhe natyra përreth këtij siti por edhe fshatrat përqark do t’ju mahnisin me bukurinë ë tyre.
Dropulli
Përgjatë 30 km-ve të rrugës nacionale, sapo del nga Kordhoca, janë vendosur me radhë fshatrat e Dropullit, të cilat shquhen për bukurinë natyrore trashëgimine e pasur kulturore, festat e bukura që organizohen çdo vit, traditat dhe qytetarinë e tyre. Në Dropullin e Poshtëm e të Sipërm, mund të vizitoni: Manastirin e Derviçianit, Kishën e Dhuvjanit, Ravenën e Goranxisë, të ndaleni për pak në Terihat, Kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, kishën e Hllomosë, por sidomos ju mund të shkoni për piknik në Parkun Kombëtar Natyror të Sotirës.
Parku natyror kombëtar i Sotirës, shquhet për bukurinë e tij të madhe, për gjelbërimin e pyjeve me bimësinë e pasur e të shumëllojshme dhe ujrat e shumta që burojnë nga malet, duke formuar ca ujvara të bukura, prandaj është vendi ideal për të apasionuarit e natyrës. Sotira, për shkak se në majat e maleve Murgane e Stugare ka ende dëborë, edhe në verë është një oaz freskie dhe qetësie.
Libohova
Përballë ose këtej Dropullit siç thuhet rëndom, ju mund të vizitoni, Rrapin e Libohovës, i përket shek. XVI, gjendet në qendër të qytetit të Libohovës, një qytet i vogël, por plot me legjenda, histori, personazhe që na duken herë reale e here mitike: Myfit Beu, princesha Shanisha, e motra e Ali Pashë Tepelenës, patrioti i dëgjuar Avni Rustemi…
Legjenda thotë se rreth 500 vjet më parë, një berber nguli në tokë një shkop druri në forme V-je , për të mbajtur një bucelë me ujë, në atë vend ku edhe sot burojnë ujrat, në qendër të qytetit. Ky dru na qenkësh magjik, pasi më vonë lulëzoi dhe u bë një pemë gjigande me degët e tij që shkojnë deri ne 25m lartësi dhe varen duke u përdredhur drejt tokës, me diametër të trungut 2.2m, dhe me kurorë që zë një hapësirë rreth 80-85 m. Brenda kurorës së rrapit ka aq hapësirë sa të ndërtosh një shtëpizë të vogël, si në përrallë, pa e prekur fare rrapin.
Ju mund të ndaleni për t’u çlodhur e freskuar , ashtu si edhe udhëtari i famshëm, Lordi Bajron, nën hijen e këtij rrapi të stërmadh, do të vizitoni kalanë e Libohovës, aty rrotull gjithashtu mund të vizitoni Ujin e Glinës, Gështenjën e Nepravishtës etj.
Çajupi, Zagoria
Jo pa qëllim e quajta Çajup, nuk është thjesht “mal” apo një “qafë mali” por një tërësi peisazhesh malore të mrekullueshëm: male, përrenj malore, ara në mal pyje pa fund, monumentesh bio- natyrore të zonës… Rruga e re për në Çajup, mund të shihet shumë mirë që nga kalaja e Gjirokastrës apo nga ndonjë pikë tjeter e lartë e qytetit.
Në Çajup je larg rrëmujës së qytetit, ka qetësi, gjelbërim si dhe një panoramë të mrekullueshme e gjithë qarkut të Gjirokastrës dhe luginës së Drinos, duket “Shkëmbi i Zhejit”, një nga monumentet më të bukura bio- natyrore të zonës dhe malet e larta përballë.
Jo më pak tërheqëse e të mrekullueshme janë historia, legjendat , tregimet dhe personazhet tipike, kishat dhe manastiret e krahinës së Zagorisë dhe gjithë fshatrave të saj. Zagoria është vendlindja e poetit tonë të madhë kombëtar Andon Zako Çajupi dhe e patriotit të dëgjuar Vangjel Zhapa. Tradita e kulinarisë dhe guzhinerët zagoritë janë me famë në të gjithë Shqipërinë. Uji i kësaj zone, thonë se është tepër i vençantë për nga vlerat minerale, i bën njerezit pak të “ marrë” (nga kjo zonë kanë dalë kaq shumë njerëz të dëgjuar…) shijojeni atë, produktet bio të zonës si dhe peisazhin e mrekullueshëm malor !
Viroi
Liqeni i Viroit, ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Gjirokastrës, në krah të rrugës nacionale, kur shkon për në Tepelenë. Viroi është një liqen artificial që ushqehet me ujrat që burojnë me vrull nga “Mema”, një burim shumë i thellë, me natyrë karstike, me ujë të kulluar e të pastër. Mendohet se uji i Viroit vjen nga shpella me natyrë karstike e Skotinisë, që ndodhet në fshatin Vanistër në jug të Gjirokastrës, një vend pelegrinazhi dhe njëherësh turistik. Përreth liqenit shpaloset një peizash i mrekullueshëm i kodrave të gjelbëruara përreth. Viroi është një vend për piknik, për çlodhje, për të eksploruar natyrën nga të apasionuarit e natyrës, studiuesit ose nxënësit e shkollave. Gjithashtu tashmë vizitohet edhe nga shumë turistë të huaj, që vijnë në qytet. Rreth e rrotull liqenit, ka lokale të këndshme: bare apo restorante, ku mund të shijoni gatimet tradicionale ose të reja.
Në Parkun e Viroit ka qindra bimë mjekësore kurative e aromatike rreth 257 specie bimore ujore të rralla si dhe 72 lloje shtazesh të cilat përbëjnë një vlerë të paçmuar

THELLËZA - NJË PARAJSË E VOCKËL NË GJI TË SHIROKËS, MË SHUMË SE NJË DESTINACION per kete sezon veror 2013


WRITTEN BY IRHAN JUBICA ON SATURDAY, 27 APRIL 2013. POSTED IN AROUND

MË SHUMË SE NJË DESTINACION- NJË THIRRJE PËR VËMENDJE, NDAJ KËSAJ ZONE, DIKUR TË SHUMËVIZITUAR...
Thellëza - një parajsë e vockël në gji të Shirokës
Më shumë se një ftesë për të vizituar një vend të panjohur, shkrimi i kësaj rubrike këtë herë mëton të kthejë vëmendjen drejt një destinacioni mjaft popullor dikur, i cili po braktiset në mënyrë absurde prej tallavasë së tranzicionit shqiptar.
“N’kohë t’Enverit s’kishte as barishte, e as mushkaja”.  Jemi në Shirokë të Shkodrës, në mes të verës e përveç ndonjë lokali të njohur për tavën e krapit, ngjalave apo qefullit në tjegull, askush nuk di të thotë se përse mund të vihet më këtu. Më shumë se nostalgji për një regjim që s’e deshën, keqardhja shkon për braktisjen e madhe që përjeton sot ky vend, një nga dy destinacionet turistike të Liqenit të Shkodrës që ndodhen brenda kufijve të RSH. Në një të dielë si kjo, diçka më shumë se dy dekada më parë ishte e vështirë të çaje përmes trafikut tipik të biçikletave me nga dy, tre, e madje edhe katër vetë, që me “Zërin e Popullit” të zvjerdhur, mbështillnin bukën me domate, në agoninë e bulmetit të tufëzave. Më të pasurit kishin edhe ndonjë shalqi Bërdice a Vukatane në strajcë, ndërsa më fatlumët kishin mundur të siguronin kabinë a çadër në Velipojë e gjetkë.
Nuk mund të numërosh më shumë se disa dhjetëra makina gjatë gjithë ditës së dielë përgjatë pak kilometrave që largojnë Shirokën nga Shkodra. E kur mendon se një pjesë e këtyre makinave janë të vendasve, bilanci bëhet edhe më i trishtë. Ironi a jo, por ky vend priti më shumë vizitorë në pikë të dimrit, kur gazetarët mbanin rradhë për të filmuar pilafin e makaronat që Qeverisha* u kujdes t’ua hidhte njerëzve, menjëherë pas ujit.
Ndërsa poshtë, në qendër, lokalet presin me durim klientët e pakët, lart, në krah të ish-kampit – dikur të zhurmshëm të pionierëve, prej vitesh po zgjerohet një lagje e re, ajo e shkodranëve, shumica e të cilëve me njohje reciproke kanë blerë pa asnjë dokument dhe s’dihet se prej kujt, pjesë mali në Tarabosh dhe i kanë mbjellë me vila dy-tre katëshe. Megjithatë, as kjo shtresë e re nuk e shfrytëzon thuajse kurrë Shirokën për plazh, por vetëm për ajrin e pastër. Kështu, plazhet dikur më të frekuentuara që prej Peshkimit e deri në mes të rrugës për Zogaj, janë krejt bosh, me përjashtim të ndonjë familjeje, që ka zbritur krejt e vetme në një gji prej 200-250 metrash, më shumë se për plazh, për të larë tapetet e rrecka të tjera.
Jo fort larg prej Shirokës ndodhen disa lokale të tjera, me kuzhinë kryesisht të traditës, por që për shkak të mosfrekuentimit të plazheve, u mbetet të punojnë vetëm me klientelën besnike, që shpeshherë vjen edhe prej Tiranës a Durrësit. Edhe pse uji i liqenit në këtë segment është jashtëzakonisht i pastër, thuajse asnjëri prej këtyre lokaleve nuk ofron plazh privat, e arsyet u thanë më lart. Dallimin ndoshta e bën një lokal modest i cili ka zaptuar thuajse krejt njërin prej gjireve më të mëdha të segmentit Shirokë-Zogaj, Thellëzën. Një gji aq i bukur e i fshehtë sa të kujton perlat e vogla të Jugut, të shpërndara përgjatë brigjeve të Jonit, aty ku s’i pret.  E tillë është edhe Thellëza, jo më shumë se 10 minuta larg nga Shkodra, e që në një kohë a vend tjetër mund të priste qindra pushues në ditë.
Prej këndej, rruga vijon, thuajse pa asnjë motiv për t’u ndalur, deri në Zogajn e peshkatarëve e tezgjahisteve të dikurshme. Kohët moderne kanë vra shumë profesione fisnike, do të ngushëllohej ndokush. S’kishte pse kjo të mos ndodhte edhe këtu, megjithëse, ndryshe nga Shiroka e braktisur, psh, në Zogaj ende vijnë pushues, kryesisht familjarë e kryesisht për çmimet e lira të dhomave, për ajrin e qetësinë e prapë – jo për ujin. Kthehemi pra në pikën zero, kur konstatojmë se në asnjërin prej këtyre dy stacioneve të njohura për turizmin, jo vetëm ditor, të plazhit në Liqenin e Shkodrës, nuk bëhet më plazh. Janë rreth 5 km këto, nga 14 kilometrat e vijës liqenore që zotëron Shkodra, të cilat nuk shfrytëzohen për plazh. Por nëse për segmentin në krahun tjetër të Liqenit, atë nga Udhakryqi, Bregu i Ranës e deri në Flakë, Jubicë e Hot mund të thuhet se infrastruktura është në pritje të një projekti gati utopik të bypass-it, në segmentin Shkodër-Shirokë-Zogaj mungon një kujdes minimal i pastrimit të brigjeve nga “barishtet e mushkajat”. Natyrisht, jo vetëm kaq. Deti është det, pa diskutim, por do të duhej që pushteti lokal në bashkëpunim me vetë banorët të përshtasnin atë formulë magjike që i shtyn elbasanllinjtë apo tiranasit të bëjnë 200 km rrugë për të shijuar plazhin në Liqerin e Poradecit kur e kanë Durrësin vetëm 50 minuta larg. Kështu do të ndodhte që edhe shkodranët apo kosovarët të mos i drejtohen vetëm Adritatikut në Velipojën e largët, por edhe Liqenit të Shkodrës, për plazh, jetë e qetësim.
E jo më si dikur, por tani si kudo.
*) Lexo: Qeveria Berisha.
Botuar në nr 3 të Travel Magazine

Antikuaret në krizë, bien kërkesat për kostume popullore prill-2013

Tiranë -Prill 28,2013 - 16:16
Bizneset e antikuarëve dhe suvenirëve në Shqipëri  po përjetojnë një krizë të vërtetë dy vitet e fundit. Dyqanet dhe pika të tilla të shitjes, që ashtu si në të gjithë botën,  plotësojnë  kërkesat e turistëve, tashmë mezi mbijetojnë. Sipas shitësve porositë për kostume popullore janë paksuar ndjeshëm, por edhe objektet e tjera shiten shumë pak.

"Puna ka rënë, biles kemi bërë zbritje 10- 20 përqin ulje. Të huajt blejnë gjëra të vogla, biles kërkojnë dhe skonto, janë pakësuar dhe ata. Emigrantët kanë filluar të vijnë më radhë", thotë një pronare dyqani, Vjollca Çela.

"Normalisht që rënia ndihet dhe tek suveniri, aspektin e krizës, mendoj unë, në aspektin që njerëzit janë të lodhur. Suvenirin e ka mbajtur emigranti jonë gjithmonë", një tjetër  pronare dyqani, Aida Bërhami.

Në luftën për të mbijetuar dhe përshtaten tregut, disa prej këtyre bizneseve shohin shitjet online si një mundësi, megjithatë tregtimi nëpërmjet internmetit nuk duket një zgjidhje për të gjithë.

"Mirë është të aplikohet kjo lloj shitje. Besoj se do jetë formë e mirë, është  ndihmë për ne. Zëvendëson ato humbjet që kemi këtu, me shitje online", thotë Çela.

"Nëse ndihet ndonjë suvenir që është i mbushur, që ka shumë mundësi zgjedhje dhe online përsëri problemi aty do mbetet", vijon Bërhami.

Krahas turistëve të huaj që sipas pronarëve nuk harxhojnë më si më parë, një goditje e ndjeshme është mungesa e të ardhurave tek emigrantët, të cilët tashmë e shohin suveniret si dhurat luksi. Çmimet e objekteve në këto pika shitjeje variojnë nga 30 deri në 500 mijë lek për costume dhe veshje  tradicionale origjinale.

Arkeologu: Më pushuan nga puna, objektet ilire më thanë t’i bëja helene

TIRANE - 
Nga: FATMIRA NIKOLLI-
 28 Prill 2013 - 09:27
Nuk ka pranuar të shënojë në kartela përkatësi helene për objektet arkeologjike ilire dhe është pushuar nga puna. Ky është pretendimi që ngre në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, arkeologu sarandjot Halil Shabani. Autor i më shumë se dhjetë librave kushtuar arkeologjisë dhe kulturës kombëtare shqiptare, përgjatë vitit të fundit ai ka punuar si përgjegjës sektori i arkeologjisë në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë. “Më dt.01.04.2013, drejtori i DRKK, Panajot Gunari, më pushon nga puna me motivacionin e ardhjes së strukturës së re, prej së cilës, nga 13 vende pune, DRKK-ja bëhet me 12 të tilla. Drejtori pushoi dy persona, mua dhe ing. Grigor Marton”, - shpjegon Halil Shabani. Po atë ditë, sipas tij, është emëruar në punë në detyrën e përgjegjësit të Sektorit të Artit, Arkitekturës dhe Arkeologjisë, zoti Vangjel Zafirati, me specialitet ekonomist. 
Ankesa Me gjithë shpjegimin që i është dhënë, ai nuk beson se arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga puna ka qenë struktura e re e DRKK-së. “Arsyeja e vërtetë, është refuzimi im për të hedhur në kartelat dhe pasaportat e monumenteve të kulturës informacion joprofesional dhe që bie ndesh me kërkimet shkencore”, - deklaron z.Shabani. Sipas tij, në shumë prej këtyre kartelave që Drejtoria e Monumenteve përgatit për çdo monument apo objekt që ka në mbrojtje, ai, sipas studimeve të tija apo fakteve të përcaktuara nga arkeologët tanë dhe ata të huaj, ka shënuar përkatësinë kulturore iliro-epirote. “Por, ndërkohë që studimet të çojnë drejt kësaj origjine, drejtori i Monumenteve në Sarandë, inxhinieri Panajot Gunari, së bashku me personin që ka punësuar si përgjegjës të sektorit të Artit dhe Arkitekturës, Z.Vangjel Zafirati, më kanë kërkuar që në këto kartela unë të shënoj përkatësinë e tyre helene”, - thotë ai. Arkeologu, shton me bindje se kjo kërkesë bie ndesh me parimet e tija profesionale dhe për këtë arsye ka refuzuar ta zbatojë këtë urdhër të drejtorit Gunari. 
Z.Halil Shabani bën me dije se si eksponent i Partisë Demokratike lokale dhe si anëtar i saj, ka kërkuar të drejtën e tij në hierarkinë partiake dhe atë institucionale. “Kam parë se askush nuk më ka ndihmuar në të drejtën time dhe përgjigjja e dhënë ka qenë se, ish-shefi i urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, aktualisht drejtor i DRKK-së së Sarandës, z.Pano Gunari mbrohet nga deputeti Astrit Patozi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë”, - shprehet për “GSH” Shabani. I pyetur se kush është Vangjel Zafirati dhe pse i ka kërkuar të ndryshojë përkatësinë e objekteve ilire, arkeologu tha se ai është pjesë e të ashtuquajturit “komunitet grek në Sarandë” dhe është i angazhuar me PBDNJ-në. 
Karriera Halil Shabani është autor i disa studimeve e librave, ndër të cilat do të veçonim: “Muharrem Rushit”, “Shalësi ynë në Jug”, “Trashëgimia Kulturore e Konispolit”, “Prasajbët e periferisë”, “Vendbanimi Shpellor Konispolit”, “Haki Rushiti me derte”, “Konispoli – guidë turistike”, “Arhondi i fundit i Butrintit” dhe “Foinike – guidë turistike”. 
Ka mbaruar Universitetin e Tiranës në degën Histori-Gjeografi dhe është diplomuar në vitin 1973. Ka punuar si mësues historie dhe që nga viti 1976, është marrë me studime dhe gërmime arkeologjike në krahinën e Konispolit dhe në rajonin e Delvinës e Sarandës. Punimet e tij, i ka pasqyruar edhe në botimet e revistës periodike e shkencore “Iliria” dhe organe të tjera të shtypit të përditshëm. Është zbuluesi i dhjetëra sajteve arkeologjike me rëndësi kombëtare, si vendbanimi shpellor i Konispolit, Kalaja e Dishatit, vendbanimi i antikitetit i Vastroit, sajti i nëndheshëm i gdhendur në gur në Manet (Konispol), sajti i Bregut të Seterrës, skulptura e Perëndisë së Panit e derdhur në bronz etj. Ndërkaq, ka kryer disa gërmime arkeologjike me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, si ekspedita e bashkëpunimit shqiptaro-amerikan me Universitetin e Teksasit – SHBA në vitet 1992-’94, si dhe bashkëpunimi me arkeologë grekë në vitet 1995-96, ekspedita e vitit 1982 në Butrint etj. Për këtë aktivitet të dendur shkencor, nga Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë është shndërruar në bashkëpunëtor të jashtëm shkencor.


(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Vlorë, drejt shkatërrimit monumentet e kulturës


VLORE - 27 PRILL 2013 15: 57
Monumentet e Kultures ne Vlorë janë në rrezik. Prej vitesh në pjesën më të madhe të godinave monumentale në Vlore nuk është bërë asnjë restaurim.
Fasada kryesore dhe një pjesë e faqes anësore të godinës monumentale pranë muzeut Etnografik në Vlorë, prej 10 ditësh është shembur plotësisht, ndërsa rreziku sa vjen dhe shtohet për banorët dhe godinat e tjera përreth.
Sic duket edhe nga pamjet godinat janë në gjendje te mjerushme, pasi nuk është vënë asnjëherë dorë për restaurimin e tyre. Dyert e dritaret janë totalisht të dëmtuara nga lagështira, ndërsa banorët e
kësaj godine të dëmtuar thonë se ndihen të rrezikuar.
Muzeu Etnografik i Vlorës është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit 19. Ajo është shpallur monument kulture dhe muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për
vizitorët, pasi në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës.
(ad.ti/shqiptarja.com)
NGA AMRMAND XHELILI

Korçë, nis Panairi i Pranverës me ekspozita nga koleksionisti Shamblli


KORCE - 28 PRILL 2013 16:53
Ka nisur për herë të parë në qytetin e Korcës Panairi i Pranverës, ku aktivitete të ndryshme kulturore do të shoqërojnë për gjatë fundjavave qytetarët e juglindjes. Panairi është celur me ekspozitën personale të koleksionistit, Mirgen Shamblli. 900 objekte të ndryshme me qeramikë nga periudha parahistorike e deri në ditët tona janë ekspozuar në ambjentet e katedrales, ku ka patur dhe vizitorë të shumtë. Kjo është ekspozita e katër personale që organizon koleksionisti, Shamblli pas ekspozitës me objekte qelqi, ndërkohë që nëpërmjet tyre synon të përciellë një mesazh gjithëpërfshirës për ruajtjen e
objekteve të vjetra.
Disa prej objekteve të ekspozuara nga koleksionisti, Shamblli janë prodhime qeramike shpelle, muri i
Durrësit, tubo uji, oxhak, kallëpe qeramike etj.
Ekspozita me objekte qeramike është celur dhe në kuadër të festës së Pashkës.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Instituti I Arkeologjisë ka prezantuar sot, projektet që do të zbatohen gjatë këtij viti... Instituti i Arkeologjisë do të eksplorojë qytetin e Amantias


TIRANE -29 PRILL 2013 15:56
Instituti I Arkeologjisë ka prezantuar sot, projektet që do të zbatohen gjatë këtij viti. Drejtori i Institutit, Luan Përzhita, në një takim ku ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Visa Zhiti, tha se "për vitin 2013 janë planifikuar të realizohen ekspeditat në vazhdim me kërkime për paleolitin dhe mezolitin në zonën e Butrintit, Rrëza e Kanalit, BlazKëputjeNezir, në fshatin Kodër të Tepelenës dhe Sërvej në Luginën e Langaricës të Vjosën e Sipërme; kërkime për neolitin e hershëm në Shqipëri, gërmim në
Vashtëmi; kërkime në anën jugore të "liqenit të Maliqit. Ekspedita do vazhdojë punën në Apoloni, në Foinikë, në Forumin romak të Butrinit, në Antigone, në Dimal, në Orikum, në Shkodër.
Lidhur me hartën arkeologjike nënujore të bregdetit shiptar, do të kryhet jo vetëm skanimi i zonave me
potencial të lartë arkeologjik nga Gjiu i Vlorës deri në derdhjen e Shkumbinit, por edhe testime në bregdetin e Jonit etj.
Projekte të reja të këtij viti do të jenë ato në Amantia, për problemet e urbanizmit në periudhat antike.
Projekti synon të eksplorojë qytetin e Amantia në të gjitha drejtimet. Në gjendjen e tanishme është e
pamundur të fillohet një gërmim në shkallë të gjerë në sit. Për këtë arsye do të bëhet një fillim gradual i
punës duke pasur parasysh edhe nevojat logjistike të projektit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Sipas nje tjeter infoje;
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë miratoi sot, projektet e reja të gërmimit arkeologjik shkencor për vitin 2013, ku përveç atyre që janë vazhdim nga viti që shkoi, do të fillojë edhe një projekt i ri në rrënojat e qytetit antik të Amantias. 

Ky projekt do të përqendrohet në problemet e urbanizimit të saj në periudhën antike ndërkohë që në vitin 2008 aty filloi një survejim arkeologjik me gërmimet për informacione, pas 50-vitesh që ajo ishte lënë në harresë. 

Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Përzhita prezantoi gjatë mbledhjes së radhës të KKA-së, projektet e këtij viti, ku mes të cilave jana: zona e Butrintit, fshati Kodër i Tepelenës, Sërvej në Luginën e Langaricës të Vjosës së sipërme, gërmim në Vashtëmi, gërmime për prehistorinë në Maligrad, gërmime në Apoloni, Hadrinopol, Foinike, Antigonea, Dimal, Orikum. etj. 

“Kemi fatin që së shpejti të kemi edhe hartën e të gjitha qëndrave arkeologjike nënujore, pasi në territorin e Shqipërisë ka shumë materiale arkeologjike që janë nën ujë, anije të mbytura etj, të cilat në shumë vende të botës shfrytëzohen për turizëm”, tha Përzhita. 

Gjatë mbledhjes së sotme të KKA-së u prezantua edhe relacioni i projekteve të realizuara gjatë vitit 2012. Vitin e kaluar u realizuan projekte pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku përmendim Projektet e Vashtëmisë, Kallamasit, Maligradit, Apollonisë, Foinikes, Antigonesë, Dimalit, Orikumit, Shkodrës, Butrintit, Projekti i Monumentit të 40 Shenjtorëve, Sarandës, Bylisit, Vlorës, Lezhës, Komanit, Elbasanit, etj. 

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, në cilësinë e Kryetarit të KKA-së, tha se projektet do të kenë si synim përdorimin e objekteve si pjesë e turizmit kulturor. “Objektiv mbetet ruajtja dhe mbrojtja e siteve arkeologjike”, tha Zhiti. 

Projektet e vitit të kaluar dhe të këtij viti kapin një periudhë të gjatë kohore që mbulohen nga Departamenti i Prehistorisë, Departamenti i Antikitetit dhe Departamenti i Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës në Institutin e Arkeologjisë. 

Një pjesë e mirë e projekteve do të zbatohen edhe këtë vit, në bashkëpunim dypalësh ndërmjet Institutit Arkeologjik, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe instituteve, shkollave dhe universiteteve të huaja, franceze, italiane, gjermane, polake, etj. 

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Ate qe humbet fundjaven e kaluar, bukuri natyrore " Ujvara e Sotires" summer 2013

26 aprile 2013

Ulza shpallet Park Kombëtar, Nisur nga vlerat e larta të biodiversitetit të zonës


Nisur nga vlerat e larta të biodiversitetit të zonës, Komuna Ulëz me ndihmën e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë shpalli me vendim të Këshillit të Qarkut Dibër, krijimin e “Parkut Natyror Rajonal Ulez”.

Parku natyror Rajonal ka nje siperfaqe prej 4.206 ha, ku pjesen kryesore e zene siperfaqet me pyje dhe perfshin dy liqenet, ate te Ulzes dhe te Shkopetit, si zona te rendesishme per konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh per zhvillimin e ekoturizmit.

Parku perfshin edhe nje komunitet lokal te gjalle dhe aktiv, duke siguruar nje pervoje te veçante per vizitoret e shumte te tij. Pas ketij aktiviteti ne sheshin e qytezes se Ulzes u zhvilluar nje panair me gatime tradicionale dhe me pas nje aktivitet nga Qendra Kulturore Burrel.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=255932

Bashkia Sarande ju fton ne hapien e sezonit Turistik 2013 me 10/11-Maj...ku një ftesë e posaçme i shkon te gjithve gjimnazistëve shqiptarë

Duke ju uruar gjithë të mirat e duke përcjellë për Ju përshëndetje nga Saranda, do të dëshironim t’ju sugjeronim se ka një arësye më shumë, në se ekskursionet e maturantëve apo klasava të tjera të gjimnazeve shqiptare ne Shqiperi e Kosove do t’i programoni të bëhen në fundjavën e dytë të muajit maj. Saranda ka kohë që përgatitet për të surprizuar çdo vizitor e turist që do të ndodhet këtu më 10 e 11 maj, pasi në këto data janë dy ndër eventet tona më të mëdha të këtij viti. Më 10 maj nis Festa tradicionale e Midhjes, që organizohet përgjatë shetitores së qytetit, ditën dhe natën, me panair tregtar, promocion të shtuar të biznesve lokale, rajonale dhe nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Italia etj., dhe argëtim. Më 11 maj Festa e Midhjes vazhdon, duke u bashkuar me ceremoninë e çeljes dhe sezonit “Verë 2013” dhe me show, spektakle me këngëtarë të ftuar dhe lojëra e aktivitete rinore, që do të zgjasin deri në mëngjes. Ju ftojmë të bashkoni e sinkronizoni axhentën e udhëtimeve turistike tuaaj me eventet tona të mëdha të kësaj pranvere. Bashkia Sarande u eshte drejtuar edhe drejtorive te gjimnazeve tuaja, per ta mundesuar kete. Ju falenderojmë dhe ju mirëpresim! Per çdo info me teper, degjohemi në 085 222 380. BASHKIA SARANDE
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.444033255690108.1073741866.100002503125686&type=1


Bashkia e Himares ju fton ne hapien e sezonit Turistik 2013 me 11-Maj...




KREU I BASHKISË ÇIPA INSPEKTON PUNIMET NË PLAZHIN E RI prill/2013 Sarand,Albania

Plazhi i Ri ne qytetin e Sarandes, nje nder me te frekuentuarit dhe me tradiconalet, eshte duke nderruar pamje, pasi i nenshtrohet nje projekti rivleresues qe ka nisur nga Bashkia e qytetit, ne kuader te performimit cilesor te qytetit per sezonin turistik "Vere 2013". Ecuria e punimeve eshte pare nga afer paraditen e 25 prillit nga Kryetari i Bashkise, Stefan Çipa, i cili, ne nje komunikim me mediat, ka vleresuar investimin prej 3 milione lekesh nga Bashkia, ne partneritet me Raiffaissen Bank, per shumen 25 mije euro. Eshte nje projekt kompleks, u shpreh Çipa, qe realizon rikualifikimin e Pishines se hapur (xadres) te qytetit dhe mjediseve mbeshtetese te saj. Me kete merr rruge ideja qe shetiorja tradicionale e Sarandes te nise prej ketej, duke e bere 6 m te gjere trotuarin ekzistues qe kalon perpara Plazhit te Ri. Pjese perberese e investimit eshte kompletimi me ndriçim, nderkohe qe ekualiptet e shkulura per shkak te degradimit te tyre, do te zevendesohen nga mbjellje pemesh te reja tropikale dhe nga krijimi i siperfaqeve me gjelberim te ri. Nderkohe, me investimin u jepet fund filtrimeve te ujerave te shiut e atyre te ndotura, me nisje qe nga rruga e shkolles "Adem Sheme", qe shkarkoheshin ne det. Ne perfundim te investimit, qe nuk shkon me shume se brenda muajit qershor, ne kete plazh nuk do te mungojne dushet me uje te embel. Projekti qe zbatohet nga firma "Mane", ben funksionale dhe i jep xadres karakterin e nje stadiumi, me mundesi per ndjekjen komode te kampionateve te notit, si dhe ofron kushte shume me te mira per stervitjen e ekipeve te notit, duke e kthyer kete sport ne "vendlindjen" e vet.
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.444415265651907.1073741867.100002503125686&type=1





24 aprile 2013

Gryka e Murdharit 14-04-2013 shija e te hecuri ne natyre...., organizuar nga HighAlbania


high mountain club Albania - Gryka e Murdharit from sokol cekrezi on Vimeo.

High Mountain Albania Club - aktiviteti i se djeles 21-04-2013 ne malsine e Shkodres Bogo-shtegu i dhenve


Boge-Shkoder shtegu i dhenve from sokol cekrezi on Vimeo.

E Diela 28-04-2013 jashte Tirane, Aktivitet ne natyre (hiking) ne Ujvarat e Sotires... kete ju propozon HighAlbania



Transferte nga Tirana per ne Elbasan dhe me pas per ne Gramsh. Pas nje pushimi te shkurter per kafe ne Gramsh do te vazhdojme rrugen per ne fshatin e Sotires nga ku dhe do te fillojme ecjen tone per tek ujvarat. Ecja  deri tek Ujvarat eshte relativisht e lehte.  Ata qe nuk do te duan te ecin me do te pushojne ne lendinat tek Ujvarat ndersa ata qe do te duan te ecin me shume do te vazhdohet edhe per rreth nje ore siper lendinave te ujvares.Mbas kthimit te grupit tek ujvara ku do te presin te tjeret do te fillojme dhe pergatitjen e barbekyse. Mbas pushimit  dhe barbekyse do te kthehemi ne fshat neper te njejtin shteg. Per grupin qe do te rri tek ujvara ecja do te shkoje rreth 2-3 h (vajtje-ardhje) ndersa per grupi tjeter qe do te shkoje edhe me siper do te shkoje rreth 4-5 h (vajtje-ardhje). Mbas nje pushimi te vogel ne fshat do te nisemi per ne Tirane. Mberritja ne Tirane do te jete nga darka.
Takimi ne oren 8.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play bar
Ps:  Ky aktivitete eshte i pershtattshem per te gjithe nivelet e fitnesit. Meqe kohet e fundit temperaturat jane ngritur mos harroni te merrni me vete kapele,syze dielli, krem kundra diellit, uje dhe ndonje gje te vogel per te ngrene gjate rreuges. . E gjithe rruga me makine nga Tirana deri ne Sotire shkon rreth  3 h.
Cmimi: 1700 L/person  (transporti,barbeky dhe guida)
Prenotoni:  info@highalbania.al, fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 20 81 636

Aktivitet hiking ne natyre, kete te shtune 27-04-2013, HighAlbania organizon NGJITJE NE MALIN E BRARIT, 1212 M


Transferte deri ne fshatin Brrar. Ecjen tone do ta fillojme qe nga fshati Brrar. Do te ndjekim nje shteg te vjeter qe fshataret perdornin per te shkuar nga nje fshat tek tjetri. Ne nje pjese te tij madje eshte edhe i shtruar me kalldrem. Tek taracat e malit te Brrarit ku eshte edhe nje lere per bagetite do te ndalojme per te pushuar si dhe per te bere barbekyne.Nqs ndonjeri nga grupi do te eci mund te shkojme deri ne qafe dhe dte kthehen perseri aty. Pas barbekyse do te zbresim ne fshat po nga i njejti shteg dhe me tej me furgonat per ne Tirane. Ecja do te shkoje rreth 2-3 h deri tek taracat dhe rreth 3-4 h deri tek qaf.

Takimi si gjithmone ne oren 9.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve.

Cmimi:    1000 L/person (transport,barbeky,guide)

Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al  069 40 31 232 

Aktivitet ne Natyre kete te shtune 27-04-2013, UJVARAT E SOTIRES Gramsh,Albania .... organizuar nga HighAlbania




Transferte nga Tirana per ne Elbasan dhe me pas per ne Gramsh. Pas nje pushimi te shkurter per kafe ne Gramsh do te vazhdojme rrugen per ne fshatin e Sotires nga ku dhe do te fillojme ecjen tone per tek ujvarat. Ecja  deri tek Ujvarat eshte relativisht e lehte. Shtegu ndjek luginen qe fillon nga fshati dhe mbyllet te Ujvarat. Mbas mberritjes te Ujvarat, zbritjes poshte dhe fotove te zakonshme ne kembe te ujvarave do te fillojme dhe pergatitjen e barbekyse. Mbas pushimit  dhe barbekyse do te kthehemi ne fshat neper te njejtin shteg.E gjithe ecja do te shkoje rreth 2-3 h (vajtje-ardhje). Mbas nje pushimi te vogel ne fshat do te nisemi per ne Tirane. Mberritja ne Tirane do te jete nga darka.
Takimi ne oren 8.00 am mbrapa pallatit teKongreseve tek Play bar
Ps:  Ky aktivitete eshte i pershtattshem  per femijet nga 6-12 vjec si dhe per te  rritur qe duan te fillojne levizjet ne natyre... :) Meqe kohet e fundit temperaturat jane ngritur mos harroni te merrni me vete kapele,syze dielli, krem kundra diellit, uje dhe ndonje gje te vogel per te ngrene gjate rreuges. . E gjithe rruga me makine nga Tirana deri ne Sotire shkon rreth  3 h.
Cmimi: 1500 L/person (per femijet), 1700 L/person (per te rriturit)  (transporti,barbeky dhe guida)
Prenotoni:  info@highalbania.al, fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 20 81 636

LLIXHAT E PESHKOPISE qyteza e shërimit, reportazh Prill 2013


Ujërat termalë më cilësorë në Ballkan 22 prill 2013 13:36
 Llixhat e Peshkopisë me ujin me cilësor ne Ballkan, vizitohen nga 20 mije paciente çdo vit.
 Kjo ka cuar ne nje bum te ndërtimit te hotelerive. Gazetarja Alma Cupi dhe operatori Ben Haxhia sjellin reportazhin mbi qytezën e shërimit.

Nxënësit mësojnë të rindërtojnë objekte të lashtësisë ne Diten e Monumenteve, ku dhe ngrihet baraka multimediale

18 prill 2013 15:43
Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, bërthama rajonale për trashëgiminë në Tiranë, me drejtorin e ri Shpend Bengu, ka gjetur formë të re për të tërhequr nxënësit drejt antikes. Është kjo barakë, deri dje magazinë.
Pas leksionit të shkurtër në barakë, nxënësit e Pjetër Budit dhe dhjetëra fëmijë nga shkollat e kryeqytetit shohin në oborr të riprodhuar me shkumë deti në përmasat reale një tempull antik. 
Dhe më tej me ndihmën e një specialisti kushdo mund të bëjë një riprodhim grafik të mozaikut të Tiranës nëpërmjet këtij mekanizmi. 
I ndodhur në një lëmsh rrugicash lagjesh, Mozaiku i një vile romake i shek. IV është gjurma më e lashtë që ka Tirana në territorin e saj urban  me motive të krishtërimit të hershëm. Për promovimin e trashëgimisë monumentale të rrethinave të Tiranës dhe Shqipërisë së Mesme që mbulon kjo Drejtori është i nevojshëm modernizimi i arkivit.
Baraka multimediale duket si barkë shpëtimi në sytë e Ministrisë së Kulturës nga furtunat e vjedhjeve dhe shkatërrimeve tronditëse kohë pas kohe, si rasti i freskave të Onufrit në Valsh apo amfiteatri i Durrësit gjendja e të cilit është bërë familjare dhe nuk shqetëson më njeri. 

Muzeu oriental në Korçë, drejt rrënimit

KORCE -24 Prill 2013 - 09:48
NGAENKELEJDA SKENDERASI
Muzeu Oriental "Bratko" në Korçë me objekte artistike orientale, kryesisht japoneze, kineze dhe indiane po shkon drejt rrënimit. Reshjet e këtij dimri sollën rënien e suvasë të jashtme të ndërtesës, ndërsa lagështira ka depërtuar në brendësi, veçanërisht në pjesën e tavanit, duke rrezikuar objektet me vlera të veçanta kulturore. 

Gjithashtu edhe mbulesat e verandave të kësaj ndërtese kanë lëvizur nga vendi, duke e bërë situatën në fjalë edhe më problematike. Jonilda Trebicka, përgjegjësja e muzeut oriental "Bratko" në Korçë thotë për "Gazetën Shqiptare" se ndërhyrja për restaurimin e këtij objekti, që është jo pak i rëndësishëm për qytetin, është emergjente, me qëllim që ky monument t'i rezistojë degradimit të mëtejshëm. Sipas Trebickës, aktualisht është duke u punuar për të kontaktuar me ambasadat e vendeve orientale apo fondacione të ndryshme, me qëllim sigurimin e fondeve dhe restaurimin e godinës. Ndërtesa në fjalë ka relike të rralla të grumbulluara ndër vite dhe të lëna amanet për Korçën nga shqiptaro-amerikani Gjergji-Dhimitër Mbroja (Bratko), ndërsa aktualisht është në varësi të Qendrës Kulturore "Vangjush Mio". Kanë qenë pikërisht vitet '90, kur muzeu i sapondërtuar iu bë dhuratë Bashkisë së Korçës së bashku me 400 reliket e çmuara. Në këtë muze gjithashtu gjenden fotografi të ndryshme që datojnë rreth 200 vjet më parë me rëndësi të madhe historike dhe kulturore jo vetëm për Korçën, por edhe për vizitorë të ndryshëm. Fotografi i njohur shqiptaro-amerikan Dhimitër Mborja pati një karrierë të shkëlqyer në ushtrinë amerikane si dhe në Hollivud. 

Muzeu oriental "Bratko" është dëmtuar së tepërmi. Nga se ka ardhur dëmi? Ka pasur një dimër të ashpër në Korçë, dëbora dhe shiu kanë bërë punën e tyre dhe sigurisht kanë sjellë dëmtime të godinës muzeale, por fatmirësisht jo në dhomën ku ndodhen objektet. Megjithatë ne po punojmë intensivisht për të filluar sa më parë rikonstruksionin e godinës muzeale dhe kthimin e saj në gjendjen e mëparshme. 
Cilët do të jenë financuesit e këtij muzeu? 
Për momentin ne po përpiqemi të gjejmë kontakte me ambasadat e këtyre vendeve orientale, me qëllim që këto të na ndihmojnë me financimin e restaurimit të godinës, nisur edhe nga interesi që kanë këto, që kultura e tyre të njihet më gjerë. Por gjithashtu po përpiqemi të mbledhim fonde edhe nga fondacione të ndryshme, që ta kthejmë në identitet këtë vlerë të madhe për Korçën. 
Cilat janë vlerat e këtij muzeu? 
Ka ndoshta shumë pak njerëz që e dinë se në Korçë është hapur 13 vjet më parë një muze me objekte artistike orientale, kryesisht kineze, japoneze, indiane, koreane etj. Janë objekte nga më të ndryshmet, duke filluar nga veshjet e këtyre vendeve pse jo edhe orendi të ndryshme. Natyrisht që mbartin në vetvete dhe vlera të mëdha kulturore dhe historike. Gjithashtu krahas këtyre relikeve në këtë ndërtesë muzeale gjenden edhe fotografi të ndryshme, që u përkasin viteve 1800 dhe janë mjaft të rëndësishme. 
Ka pasur më herët ndonjë restaurim të pjesshëm në këtë muze? 
Në fakt ky muze është hapur gati 13 vjet më parë, por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje. Këtë herë dimri i ashpër ndikoi në degradimin e godinës, ndaj është e nevojshme restaurimi i saj. E rëndësishme është që të ndërhyhet në kohë, pasi nëse lihet në këtë gjendje, pasojat sigurisht që do jenë të pariparueshme. 
Sa i rëndësishëm është ky muze për Korçën? 
Muzeu oriental "Bratko" është shumë i rëndësishëm për qytetarët korçarë dhe për turistë që vijnë nga rrethe të ndryshme apo edhe nga jashtë. Kështu, të gjithë kanë mundësi të njihen me kulturën e vendeve aziatike, vlerat historike dhe fetare të tyre.

http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/muzeu-oriental-ne-korce-drejt-rrenimit-129653.html

"Herald Tribune": Majat e Ballkanit: shtegëtim përgjatë Alpeve Shqiptare, Theth


NGA TIM NEVILLE -22 PRILL 2013 19: 21

Gazeta “Iinternational Herald Tribune” në rubrikën "Weekend travel" shkruan: Majat e Ballkanit: shtegëtim përgjatë Alpeve Shqiptare, Theth. Malet ofrojnë rrugën e mirëpritur për të lundruar lirisht midis botëve. Stinët po ndryshonin shpejt dhe ngrohtësia që unë e merrja si e mirëqenë ishte venitur ndërkohë që nata mbështolli kodrat. Tërhoqa batanijen rreth qafës dhe dëgjoja qentë që lehnin poshtë. Tashmë kishte kaluar mesnata, me vetëm pak orë deri në lutjen e mëngjesit. Peter Grubb, pronari i një qendre furnizimi të quajtur “Row Adentures”me bazë në Idaho, ishte ulur në qoshe duke shikuar hartat nën dritën e ambazhurit të punës. Ne ishim në dhomën 305 të Hotel Rosi, një bllok ndërtesash në ngjyrë  të verdhë të çelët në Gusinje, një komunitet kryesisht musliman në ish Republikën Jugosllave të Malit të Zi. Në jug të qytezës, një shteg shkëmbor ngjitet pandërprerë drejt gojëve vampirike të majave gëlqerore. Të nesërmen do të ndiqnim atë shteg dhe do të rrëshqitnim virtualisht pa u vënë re në Shqipëri. Kjo do të kishte qenë gjëja më idiote në se do të kishte ndodhur në vitet 1980, kur Shqipëria ishte Korea e Veriut e Europës. Që nga Lufta e dytë Botërore deri me vdekjen e tij më 1985, lideri Komunist Enver Hoxha e ndrydhi Shqipërinë në një shtet shtypës vetmitar. Ai çrrënjosi disidentët, e jashtëligji fenë dhe uli moshën për ekzekutime në 11. “Mësuesi i madh” i vulosi hermetikisht kufinjtë dhe e distancoi veten nga Komunistët e tjerë. “Ne kemi luftuar barkbosh dhe këmbëzbathur, por pa iu përkulur askujt” iu ankua ai njëherë Nikita Krushovit, liderit sovjet.
Goditja e fundit në zemër e Hoxhës dhe kolapsi i Komunizmit përshëndetën fillimet e fundizolimit të
Shqipërisë, dhe në vitet në vazhdim kufinjtë e tensionuar të rajonit që ndan Shqipërinë, Malin e Zi dhe
Kosovën u bënë ai lloj vendi që do t’i dëshiroje t’i vizitoje. Paratë nga ndihmat, remitancat dhe stabiliteti relativ kanë ndihmuar në krijimin e një klase të mesme dhe turizmi në rajon ka filluar të gjallërohet. Guidat çojnë grupe me kanoe nën urat prej guri në Malin e Zi, drejtojnë ngjitjet malore rreth siteve arkeologjike të Shqipërisë si dhe drejtë pistave të skive në Kosovë. Hotele të rinj mbushin me gjallëri të freskët vendtakimet komuniste, edhe pse uji nuk është gjithmonë i ngrohtë.
Zoti Grubb, i cili realizon rreth shtatë udhëtime në vit në Kroaci, kishte kohë që mahnitej me bukuritë
magjepsëse të këtij rajoni pak të zhvilluar të Ballkanit. Rreth një vit më parë ai mësoi për një mënyrë
intriguese të re për ta eksploruar atë, në këmbë. Majat e shtigjeve të Ballkanit, një projekt i kordinuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunime Ndërkombëtare, dhe përfshirja e grupeve të tjera (që përfshijnë shoqatat e grave, zyrat turistike dhe organizatat mjedisore joqeveritare), zyrtarisht u hap vitin e kaluar si një shteg prej 190 kilometra ose 120 milje, i projektuar për të nxitur turizmin dhe punën në grup mes fqinjësh historikisht në grindje. Shtegu në vetvete lidh enklavat Myslimane, Katolike dhe Ortodokse, si dhe Sllavët dhe fiset e shumta Shqipëtare në tre parqe të përbashkëta kombëtare, secili tregues i një rajoni me bukuri të pallogaritshme. Muret e shkëmbinjt të kullave (gërthasin) për qindra metra në një qiell të pafajshëm. Shtëpitë e fermerëve bashkohen së bashku si asterë në luginat. Ujqërit dhe rrëqebujt shkelin gjatë peisazheve të mbuluara nga gjelbërimi.
Nuk do të kish patur përafrime të vërteta nëse banorët e zonave nuk do t’i kishin kthyer shtëpitë
stërgjyshore në bujtina fshatare që ofrojnë shtretër, dhjath të bërë vetë, mish dhe raki. Edhe ecjet nëpër
kufij të largët dhe jo të natyrshëm tashmë janë të ligjshme, falë një sistemi të ri lejesh vënë në efiçencë
verën e shkuar. Zoti Grubb donte vetëm disa udhëtarë të rregjisruar të gatshëm për të eksperimentuar para se t’i ofronte një udhëtim të vërtetë. Vetëm shtatë shoqërues nga Teksas dhe unë u regjistruam.
Tani, i ulur në dhomën e hotelit, z.Grubb nxorri hartën dhe ofshau. Dukej nervoz. Do na duhej të
drejtoheshim drejt thellësive të Alpeve Shqiptare, të mirënjohura si male të namura, disa prej majave më
akullnajorë të Europës, pas Alpeve Zviceriane dhe majave më të larta të Alpeve Dinarike. I tërë shtegu do të mund të përshkohej për 10 ditë, por ne kishim në dispozicion vetëm pesë ditë për të përshkuar pjesë të saj. Ditë të ngjeshura dhe maja të vëshitra na prisnin. “Kjo mund të jetë më avangardë seç e kisha menduar”, tha Z. Grubb, dhe fiku dritën. Ishte errët kur arritëm në Gusinje, por mëngjesi agoi ndritshëm dhe ngrohtë. Mali Rosi 2522 metra i lartë, emrin e të cilit e mbante dhe hoteli në nder të tij, ngrihej në verilindje, ndërkohë që mali Jezerca, 2.694 metër i lartë, ngrefosej si lord në jug.
Ne zbritëm në një ndalesë në Luginën Ropojana, një tjetër skup i përrallave të pishave valëzuese dhe
kreshtave të vijëzuara. Këtu shtegu filloi seriozisht. Një shqiptar nga Thethi, i cili ishte dhe objektivi ynë 20 km larg, mendohej të ishte nisur nga fshati në orën 3 në mëngjes, me kuaj për të mbajtur ngarkesat tona, por nuk kishte asnjë shenjë të tij. “Në rregull, mirëseerdhët në gërmën “A” në udhëtimin e aventurës” thazoti Grubb, duke kruar mjekrën e tij të kuqe. Ai propozoi të vetmin plan logjik B: gjërat që na nevojiten t’i mbledhim në bagazhin ditor dhe takohemi me çantat tona dy ditë më vonë. Teksanët dukeshin shumë më pak të mërzitur dhe zbrisnin duke iu ngazëllyer peisazhit magjepsës.
Shkëmbinjtë e bardhë si mermeri ankoheshin nën këmbët tona ndërkohë që marshonim drejt një livadhi në mes të një pylli ahu. Një hutë performoi një tetë me pertesë mbi kryet tona. Copëza guri gëlqerore në ngjyrë të artë në gri shtinin lart si rraketa. Nga të gjitha imazhet që kisha patur për këtë zonë, asnjëra nuk ishte më e bukur se kjo.
Herët nga pasditja ne kishim kapërcyer Shtegkalimin e Pejës, një pjesë e zhveshur shkëmbi dhe e rrahur
nga era. Barrakat e gurta pa jetë qëndronin si roje me dritare pa xhama ku vareshin pjesë të grisura
mushamaje. Bunkerët në formë kubeje me foletë ku vendoseshin mitralozët dhe çatitë të hapura si qepë të pjekura fortifikonin pikat më të larta. Duke ju druajtur një pushitmi nga të gjitha drejtimet, Hoxha kishte ndërtuar 700,000 bunkerë në një shtet më të vogël se Maryland.
“Mirëseerdhët në Shqipëri” – tha me zë të lartë guida ynë, malazezi 28 vjeçar, Semir Kardovic, duke imituar armën e zjarrit. Ngjitja në qafë kishte qenë e vështirë, por zbritja në Theth ishte brutale. Ne rrëshqisnim poshtë e më poshtë, herë me gjunjë nëpër luginën akullnajore. Ne ecëm drejt njërës prej tyre, një shtëpi pushimi që dukej si e kohës së mesjetës, me dritare të ulta dhe muri prej guri.
Atë natë lodhja u shkri nën batanijet e ngrohta me të cilat ishim mbuluar, dhe u zgjova nga aroma
kundërmuese e specave te pjekur. Pas një mëngjesi me vezë, gjizë dhe reçel, hodhëm mbi shpinë çantat
tona dhe u drejtuam drejt fshatit të Valbonës, rreth 14 km në lindje. Zona ishte shumë shkëmbore dhe e
thepisur saqë turqit otoman, të cilët ishin myslimanë nuk kishin pasur mundësinë të kontrollonin rajonin siç bënë në shumicën e vendeve të Ballkanit për 500 vjet. Kështu që Thethi ashtu si dhe Valbona janë akoma zona katolike.
Mali Arapit, me majën prej 2217 metra, dukej sikur më ngrinte mua lart ndërsa përshkoja urën prej druri dhe fillova të ngjitem përmes drurëve prej panje, frashërit dhe shkozës. Shumë shpejt shtegu ra në 760 metra në një pellg të gjerë të hedhur. Një furgon po na priste në fillim të një rrugë me gurë e cila bashkohej me një rrugë të asfaltuar vetëm pak javë më parë. Efekti qe i vrullshëm. Shtëpiat me trarë druri të zhveshur dukeshin sikur kishin mbirë gjithandej.
Për të qenë i sigurtë, Shqipëria ka pasur disa momente dinamike në rrugëtimin e saj kapitalist. Në vitin
1997, shqiptarët humbën 1.2 miliardë dollarë nga kursimet e tyre në firmat piramidale të cilat ndezën një
revoltë kundër qeverisë dhe rezultuan në rreth 2000 të vdekur. Një raport i vitit 2012 nga International
Transparency, e renditi korrupsionin në një nivel njësoj me shtetin Afrikan Niger, në të cilin ushtarët në vitin 2011 u arrestuan sepse kishin komplotuar për vrasjen e Presidentit, i cili kishte filluar investigimet për korrupsionin.
Edhe turizmi, i cili pothuajse është trefishuar në 6 vitet e fundit, nga rreth 1 milion turistë të huaj në 2.7
milion në 2012 sipas shifrave Shqiptare, nuk ka mundur ti shpëtojë disa paragjykimeve.
“Shqipëria është një vend ideal për të blerë shumë lëndë narkotike në mënyrë ilegalenjë domosdoshmëri për çdo pushim në Shqipëri!” komentonte një lexues anonim në një artikull të shkruar vjet në Southeast
European Times, rreth bumit turistik në vend. Një tjetër komentonte se vetë Shqiptarët do të preferonin të largoheshin në Greqi apo Itali se sa të ngujoheshin në vend.
Mëngjesin tjetër plani ynë synonte të shtegtonim nga Valbona drejt kthimit për Mal të Zi por ky plan
ndryshoi. Pasi dy ditë shtegtim ishin goxha lodhje për grupin tonë të paktën 16 orë dhe shtegtimi na
kishte dërrmuar fare. Kështu që ne ecëm me makinë dhe ndaluam në një vend diku afër fshatit Çerem, ku ngarkuam bagazhet tona në kuaj të freskët dhe u drejtuam drejt një vendi më të lehtë për tu kaluar. Përgjatë rrugës lamë pas mbetjet e një Opel Frontera që kishte shpërthyer nga një minë toke ca muaj më parë. “Mos u shqetësoni” na tha Semiri me një ndjenjë humori, “Ishte minë kundra tanku, duhet të jeni shumë të rëndë për ta shpërthyer atë”.
Kapërcyem një hendek dhe mbërritëm në Mal të Zi dhe shumë shpejt mbërriti një automjet Pinzgauer. Një Land Rover i bardhë me fjalët Policia në anën e saj e shoqëronte. Oficeri nuk shfaqi asnjë interes në dokumentat tona. Madje, inspektori Gutic kishte ardhur të na ofronte një udhëtim më të rehatshëm për në qytetin e Plavës, qyteti më i madh në një distrikt prej rreth 13,100 banorësh e cila ndjehej si një metropol trokëllues(I zhurmueshëm) pas Shqipërisë. U ulëm në një kafene me wifi, blemë patatina dhe cokollata dhe eksploruam një kullë të vjetër prej guri ku dikur familjet në gjak banonin për të mbrojtur veten gjatë natës.
Kishim dhe dy ditë të tjera për të shtegtuar dhe të dyja ato i realizuam. Në ditën e 4të ne shtegtuam për
mbi 10 km nga kasollet jashtë Plavës drejt një rruge që të çonte në një zonë skish me teleferik të quajtur
Boga, një zonë shqiptare në Kosovë që ishtë rrafshuar nga lufta e vitit 1999 por shumë shpejt ishte
rindërtuar.
Kaluam natën në shtëpi alpine të reja dhe zbuluam se në dimër kushtonte vetëm 1 euro për të lëvizur me
teleferik. Ditën e fundit u ngjitëm në majën Hajla 2400 m dhe ecëm përgjatë rrëpirave të gjata dhe të
ngushta të majës ku kisha vënë një këmbë në Kosovë dhe një në Mal të Zi. Prej andej mund të shihja
fusha të Serbisë nga lindja dhe malet e Sharrit që kornizonin Maqedoninë në jug.
Natën e fundit e kaluam si grup në Dubrovnik, Kroaci ku arritëm pas një udhëtimi të gjatë me autobus nga Rrozaja e Malit të Zi. Qyteti i vjetër ishte shumë tërheqës, ndriçonte nga pasqyrimi i detitpor
që nuk kishte asgjë për të zbuluar. Rrugët ishin shumë të shkëlqyera dhe menytë shumë elegante. U ktheva në hotel për të bërë dush dhe u befasova kur më doli uji shumë i nxehtë.
I gjithë shtegëtimi ynë nuk ishte më shumë se 55 km, por shtegtimi në majat e Ballkanit nuk kishte lidhje shumë me distancën se sa me ndërveprimin dhe me këtë shëtitje me autobus do të kisha kaluar kufirin më të dyshimtë të udhëtimit atë midis udhëtuesit dhe turistit. Shtegtimi më kishte njohur me një pjesë mjaft të rrallë të Europës ku vetë mendimi për të ecur lirshëm midis botëve është akoma një dhuratë po aq e ëmbël ashtu si pija jote e parë. Një Europë e re e egër po aq mahnitëse kishte prezantuar veten dhe për ta përjetuar atë mu desh vetëm të lidhja këpucët.
E gjithë kjo një ditë mund të zhduket dhe kështu të nesërmen në mëngjes pasi të tjerët u larguan për në
Teksas, hypa në një taksi dhe ju drejtuam jugut deri aty ku nuk mund të ecte më makina. Pastaj hodha
çantën në kurriz dhe u ktheva drejt Shqipërisë.
_____________________________________________________________________________
Shënim: Tim Nevil i cili jeton në Oregon shkruan shpesh rreth aventurave në natyrë
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Frashëri: Apolonia, një nekrologji në Ditën e Trashëgimisë


TIRANE- 23 PRILL 2013 04:20
NGA DHURATA HAMZAI
 Ja ku po ia behin dhe vetë specialistët dhe arkeologët duke
sjellë pasoja të shkatërrimeve fatale, sikur të mos mjaftojnë bilancet e hidhura të dëmtimeve, grabitjeve dhe trafikimeve të monumenteve. Dita Ndërkombëtare e Monumenteve në Shqipëri, 18 prilli, ashtu siç pritej edhe nga lajmet vjetore mediatike rezultoi me një bilanc dështimesh. Ekspert i arkeologjisë dhe i restaurimit,profesor Gjergj Frashëri, i cili ka
qenë në Apoloni për të mbajtur një kumtesë në aktivitetin kushtuar arkeologut Léon Rey, konstaton se dëmet kanë marrë përmasa rekordesh krahasuar me historitë e vendeve evropiane. Frashëri flet para së gjithash për papërgjeshmërinë e institucioneve për ruajtjen dhe shpëtimin e monumenteve; si u rrëzua Teatri i Apolonisë për faj të specialistëve.
A u referohen këta specialistë relacioneve të shërbimeve gjeologjike, të cilat sipas Frashërit njoftojnë mbi kushtet gjeologoinxhinierike, njoftojnë “për depozitime dherash të paqëndrueshme dhe rreziqe akute për shkarjen e tokës në drejtim të arenës së Teatrit të Apolonisë”. Në intervistën për “Shqiptarja.com” del se shumë aspekte teknike “janë injoruar nga segmentet shtetërore që janë përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve, të cilët duhet të mos lejonin të krijoheshin të tilla situata nga gërmimi arkeologjik. Gjergj Frashëri është shprehur se “Mjerisht shumica e gërmimeve arkeologjike në Shqipëri kryen për interesa private”. Arkeologu argumenton se po të kërkohej nga qeveria që “këto gërmime të plotësojnë kushtet dhe kriteret për ruajtjen dhe konservimin e substancës arkeologjike, ato nuk do të kryheshin”. Profesor Frashëri, në mediat televizive në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, drejtori i Parkut të Apolonisë deklaroi se “shembjet mbi Teatrin e Apolonisë kanë ndodhur nga faktorët gjeologjikë”.

Sipas jush, si ekspert i arkeologjisë dhe i restaurimit, qëndron ky përcaktim i tij?
Fillimisht duhet thënë, se dëmet në fjalë që ndodhën mbi mbetjet e Teatrit të Apolonisë, që ishin rrëshqitja masive e dherave mbi një pjesë të shkallares dhe arenës së Teatrit, ndodhën pas kryerjes së gërmimeve arkeologjike dhe në hapësirën e këtyre gërmimeve. Duam apo nuk duam, rezultati është se shkaku i dëmtimit të rrënojave të Teatrit u bë vetë gërmimi arkeologjik.
Në vetvete gërmimi arkeologjik është kryer në rregull. Por ai nuk u shoqërua me masat paralele për ruajtjen (konservimin) e substancës arkeologjike që doli nga gërmimi. Kësaj i thonë të sharrosh degën e duhur të pemës, por duke harruar se qëndron vetë mbi atë degë. Shembja e dherave erdhi nga pjesa e sipërme e kodrës (Foto 1).
Restauratorët e monumenteve, apo konservuesit e rrënojave arkeologjike e dinë, se po të hapet një gropë në një kodër të pjerrët dhe po të priten profilet e gërmimit vertikalisht deri në tre metra në një terren të tillë të pjerrët, padyshim që më ardhjen e shirave, muret e dherave do të shemben në drejtim të gropës (Foto 2). Kjo nuk ka të bëjë me gjeologjinë, kjo është një kërkesë e detyrueshme e manualeve teknike të gërmimit të tokës, e disiplinës teknike të gërmimit në çfarëdo rrethane gjeologjike ku kryhet gërmimi. Megjithatë edhe të dhënat gjeologjike nuk mungojnë... Ka pasur zëra se ky dëmtim mund të eliminohej, mund të mos kishte ndodhur. 

Çfarë tjetër nuk është marrë parasysh gjatë gërmimit?
Në rastin e Teatrit të Apolonisë ka ndikuar edhe një faktor tjetër, nënvleftësimi ose më saktë injorimi i veprimtarisë së ujërave nëntokësore. Kodra e Apolonisë ku është zbuluar Teatri, ka pjerrësi të ndjeshme, pra ujërat nëntokësorë, lëvizin me shpejtësi nga sipër kodrës, poshtë në drejtim të fushës. Puna e parë që kanë bërë urbanistët dhe arkitektët antikë kur kanë projektuar qytetin e Apolonisë, kanë ndërtuar kanalet radialë nga maja e kodrës (akropoli i qytetit) në drejtim të fushës. Qyteti i Apolonisë të kohës ilirohelene dhe më vonë romake është i mbushur me sistemin e kanaleve, që i ngjan rrjetës së merimangës. Një prej këtyre kanaleve kalon edhe në substruksionet e Teatrit. Arkeologët pastruan gjatë gërmimit vetëm pjesë të tij në hapësirën e arenës, por nuk vazhduan më tej, me qëllim që ujërat nëntokësorë dhe ato të reshjeve të largoheshin menjëherë me shpejtësi deri në këmbët e kodrës. Edhe sot, arena e Teatrit qëndron e mbushur me ujë. Po të lihet në këtë gjendje, do të ndodhin shembje të
tjera dherash, gjithnjë në drejtim të Shkallares dhe Arenës së Teatrit. Hapja e një kanali është urgjent. Me forcën e ujit nuk ka hamendje, as vonesa, por urgjencë dhe përllogaritje teknike.
Ky është një shembull i qartë që tregon se ruajtja dhe mbrojtja e veprave të trashëgimisë kulturore dhe të pasurisë arkeologjike kërkon kompetencë profesionale, përgjegjësi ligjore dhe zbatim të udhëzimeve të marrëveshjeve evropiane të kohës, të cilat qeveria jonë i ka ratifikuar, siç për shembull “Kartën e Venecias” (1964) në kohën e themelimit të saj, dhe së fundi “Konventa e Vallettas” (1992), e cila u ratifikua së fundi pas 16 vjetësh vonesë nga qeveria shqiptare më 2008.
Duke pasur përpara këto udhëzime të përvojës evropiane dhe po të kemi njerëz të mësuar dhe seriozë në drejtimin e segmenteve qeveritare dhe institucionale të trashëgimisë kulturore, nuk ndodhin të tilla dëme foshnjore.
Me sa kuptoj, ju flisni për kufizimin e gërmimeve arkeologjike në vendin tonë, për shkak se ato kryen duke moszbatuar udhëzimet e Marrëveshjeve europiane?
Sa më parë të ndalohen, madje menjëherë. Jo vetëm prej shkeljes së hapur që po i bëjnë institucionet tona parimeve humane të bashkësisë evropiane në ruajtjen e detyruar të trashëgimisë kulturore dhe të pasurisë arkeologjike, por edhe të shkeljes skandaloze të vetë rregulloreve tona shtetërore.
I pari që nuk i respekton ato është Instituti i Monumenteve të Kulturës, pastaj Drejtoria e Trashëgimisë
Kulturore pranë MTKRSsë me dy këshillat kombëtare të saj, njëra për restaurimin (KKR) dhe tjetra për
arkeologjinë (KKA) dhe së fundi ministri i saj. Vetë Instituti Arkeologjisë pranë QSAsë në bashkëpunim me subjektet e huaja, i duket vetja se ka të drejtë të kryejë çfarëdo lloj gërmimi në territorin e Republikës, pa u kujdesur fare për fatin e substancës arkeologjike që zbulohet.
Ky është një kaos i paparë në Shqipëri, një vandalizëm i pashembullt ndaj udhëzimeve evropiane. Këtu është harruar principi themelor i përgjegjësisë ndaj trashëgimisë kulturore, që është ruajtja fizike e veprës si dokument i epokës historike. Madje, kur vepra paraqet probleme “shëndetësore” për ta ruajtur të tillë në kohë, atëherë thërritet mjeku (restauratori) për t’i bërë analizat dhe për ta kuruar, pra kërkohet mbrojtja e veprës nëpërmjet procesit të konservimit të saj.
Ky princip prek pikësëpari arkeologjinë. Sipas udhëzimeve evropiane dhe të rregulloreve të Shqipërisë,
“gërmimi arkeologjik është përgjithësisht i ndaluar”. Arsyeja është, se qysh në momentin që substanca e
zbuluar sheh dritën e diellit, fillon procesi i degradimit të saj nën veprimin e agjentëve atmosferikë dhe të moskujdesit nga njeriu. Në nëntokë, vepra është e ruajtur nga natyra.
Gjenerata jonë, jo vetëm nuk është e detyruar të zbulojë të gjithë të fshehtat historike të nëntokës, por as
nuk i lejohet ta bëjë atë. Dijet dhe teknologjia e zbulimit mbi ruajtjen, mbrojtjen dhe studimin e substancës arkeologjike ecën përpara, prandaj sa më shumë zbulime të nëntokës t’i lemë të kryhen prej gjeneratave të ardhshme, aq më shumë dijeni do të përfitojë njerëzimi prej zbulimit të historisë së vet.
Vendimi për të kryer një gërmim arkeologjik për një arsye të domosdoshme, kryhet vetëm nëpërmjet një projekti konservimi arkeologjik, ku gërmimi dhe zbulimi i veprës arkeologjike është një pjesë integrale e tij. Kështu mbrohet arkeologjia në kohët moderne. Aktualisht në Shqipëri, të gjitha gërmimet arkeologjike pa përjashtim po kryhen pa koncept ruajtje e konservimi, vetëm dëmtimi. Rasti i Teatrit të Apolonisë është një nga viktimat e radhës (nekrologji e javës).

REPLIKA
Frashëri: Intervistat mbi Mozaikun e Tiranës
I pyetur sesi mund të ndryshohet situata e rëndë e trashëgimisë, Gjergj Frashëri të befason kur thotë se
“mund të ndryshohet menjëherë”. Ndryshimi sipas tij kërkon reformat teknikoorganizative që specialistët më të mirë ia kanë parashtruar edhe qeverisë aktuale, të cilat janë të thjeshta e të qarta, por këto vijnë në një fazë të dytë, sepse sipas Frashërit “vendi ynë është ende për të realizuar pikën e parë – ruajtjen dhe respektin ndaj veprave të trashëgimisë si dokumente historike.
Po sjell një shembull që më ra në sy, por pa dashur të fyej kërkënd ju lutem, por më ra në sy, që ministri i kulturës bashkë më një drejtor të tij të trashëgimisë kulturore japin intervista me këpucët e tyre dhe me
këpucët e gazetarëve të tyre (Foto 5) mbi një mozaik, i cili sado vlerë modeste të ketë si vepër e
trashëgimisë, është pjesë e një monumenti kulture i shpallur në mbrojtje të shtetit, për të cilin në veçanti në ditën 18 Prill duhet të jetë i respektuar. Kjo kategori banorësh nuk ka mësuar ende, se shkalla e parë e mbrojtjes së monumentit, është të tregosh respektin për ta ruajtur atë, pra për të mos e prekur atë nga sendet që e dëmtojnë. Këtë njohuri fillestare, studenti e merr qysh në orën e parë të leksionit, e kemi fjalën për atë student që studion për trashëgimin kulturore. Kanë studiuar diçka ata, diçka rreth temës në fjalë...?”


(Në foto Teatri i Apolonisë, profilet vertikale të gërmimit në konturet e arenës (Janar 2013)
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)


Search

Translate