28 novembre 2012

Happy 100th Year of Independence Albania Philadelphia, Toronto, Selanik, Londer, Skopje, Pistoja

100 Vjetori i Pavaresise Live nga vlora Happy 100th Year of Independence Albania Philadelphia 100 Years Albanian Independence, Toronto Dhjetëra pjesëtare të Komunitetit Shqiptar të Selanikut kane marre pjese ne mbremjen e organizuar nga Konsullata e Pergjithshme e Shqiperise ne kete qytet, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise. Festohet 100 vjetori i pavarsis se Shqiperise ne Londer 100 years of albanian independence Albanians celebrate 100 years of independence in Skopje/FYROM Αλβανοί γιορτάζουν 100 χρόνια ανεξαρτησία στα σκόπια Pistoia 100 Anni di Indipendenza dell'Albania. Sono passati 100 anni dal giorno in cui i padri fondatori e i patrioti albanesi proclamando l'indipendenza dell'Albania dall'impero Ottomano scrissero una delle più importanti pagine della storia del paese. Per ricordare e per celebrare l'evento più importante della storia albanese il 25 novembre 2012 a Pistoia sono state organizzate una serie di attività: il mercatino, la conferenza, la mostra fotografica del Maestro Pietro Marubi, la festa per i bambini e il concerto in piazza.
Shqiptarët në Greqi festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë 100 vjetori në Boston Improvizohet mbërritja e Ismail Qemalit dhe ngrihet flamuri shqiptar Red Bull Skydive Team, ekipi i parashutistëve nga Austria, ka realizuar disa fluturime aerobatike në ajër me parashutë dhe kostum fluturues, në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë në Tiranë. Albanians gather to celebrate the 100th Anniversary of their nation's independence in Times Square, New York City.

27 novembre 2012

Aktivitete ne Tirane dhe Vlore per 100 vjetorin e pavarsise "28 Nentorini", Kufizimet në qarkullimin e mjeteve për datën 28 Nëntor 2012 ne Tirane, Vlore


Data 28 nëntor:

Aktivitetet nisin nga ora 10.00-14.00   
                            
Rruga “Murat Toptani”:
  • Panairi “Blej produkte shqiptare”
  • Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
      Eranda Libohova; Eni Koci; Ardian Trebicka; Soni Malaj; Redon Makashi; Greta Koci; Elton Deda;
      Valon Shehu; Mentor Haziri; Elhaida Dani; Bojken Lako; Alban Skënderaj    
  • Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA)
Lulishtja tek parku “Rinia” (tek Shatërvani)-Këndi i Fëmijëve:
  • Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
  • Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.) 
  • Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
  • Animatorë (lojra, pikturime në fytyrë, tullumbace) 
  • Foto point me personazhe të Pavarësisë
Lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”:
  • Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, shkolla e Baletit)
Ura tek rruga “Ibrahim Rugova”:
  • Performancë e Cirkut
Rr. “Ismail Qemali” (pedonale):
  • Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”: 
  • Foto point me personazhe historike 
  • Rreth 100 animatorë, të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojra
Sheshi “Skënderbej”:
  • Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)
Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar  


mtkrs_logo_al
E MËRKURË 28 Nentor
10:00
Vlorë
E MËRKURË 28 Nentor
13.00
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
14:00
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
17:00
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
17:30
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
18:00
Tiranë
E MËRKURË 28 Nentor
19:30
Tiranë




Vlorë, ja aktivitetet e 27 dhe 28 NëntoritVlorë, ja aktivitetet e 28 Nëntorit
Në datën 28 Nëntor aktivitetet do të çelen me një koncert në Sheshin e Flamurit, ku në orën 10.00 do të nisë edhe ceremonia zyrtare e festimeve të kësaj ngjarjeje. Fillimisht do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora në varrin monumental të Ismail Qemalit, në Sheshin e Flamurit dhe më pas do të zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Presidenti i Republikës, shoqëruar me fjalimet e rastit nga kreu i Shtetit dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës. Të gjitha ceremonitë zyrtare në shesh parashikohen të zgjasin 25 minuta. 

Më tej, në Sheshin e Flamurit do të jepet një koncert ceremonial për 100 Vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, në repertorin e të cilit do të ketë këngë dhe valle popullore nga grupe të ndryshme të vendit dhe nga trojet shqiptare, pjesëmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtar të Folklorit, si dhe me praninë e këngëtarëve të ndryshëm nga Vlora dhe kryeqyteti. 

Paralelisht me këtë, në orën 11.00, në Teatrin “Petro Marko”,do të çelet ekspozita me Flamujt Shqiptarë, ndërkohë që në orën 11.30, në Pallatin e Sportit “Flamurtari” do të jepet Koncerti i Madh Festiv “100 Vjet Pavarësi”, që parashikohet të zgjasë deri në orën 13.00. 

Aktivitetet do të vazhdojnë në mbrëmje në Sheshin e Flamurit në orën 18.00, ku do të jepet koncerti “Shqipja hapi krahët”, me pjesëmarrjen e këngëtarëve të ftuar.


policia e shtetit shqipetare
Kufizimet në qarkullimin e mjeteve për datën 28 Nëntor 2012 Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë, ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete, të cilat aktualisht po implementohen nga strukturat e saj. Në kuadër të këtyre masave, ditën e nesërme më datë 28 Nëntor 2012, nga Bashkia e Tiranës do të organizohen një sërë aktivitetesh si dhe përgjatë “Sheshit Skënderbej”, do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor Sheshi “Rilindja”, përgjatë rrugës së “Durrësit” deri tek sheshi “Skënderbej” në intervelin kohor ora 10.00’ deri në orën 18.00’. Ndërkohë, do të bëhet bllokimi dhe kufizimi i lëvizjes së mjeteve në segmentet të rrugëve si më poshtë ; · Nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skënderbej”. · Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në segmentin rrugor të rrugës “Bardhok Biba”. · Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në segmentin rrugor të rrugës “Urani Pano”. · Do të bëhet bllokimi e lëvizjes së mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i rrugës “Barrikada” me rrugën “Dibrës, deri tek sheshi “Skëderbej”. · Do të bllokohet lëvizja e mjeteve në segmentin rrugor nga Kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën e Barrikadave (tek kryqëzimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skënderbej”. · Do të bllokohet lëvizja e automjeteve në segmentin rrugor Kryqëzimi i Bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skënderbej”. · Do të bllokohet segmenti rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit’ me Ministrinë e Mbrojtjes deri në sheshin “Skënderbej”. · Po ashtu do të bllokohet segmenti rrugor nga kryqëzimi i rrugës së “Kavajës” me rrugën “Kont Urani” deri në sheshin “Skënderbej”. · Do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë nga ora 18.00’ deri në 22.00’ të ditës së do bëhet bllokimi i lëvizjes së mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanës) deri në sheshin “Nënë Tereza” (për koncertin përmbylles në sheshin “Nënë Tereza). Policia e Kryeqytetit, duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin, kërkon mirëkuptimin e tyre, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve festive. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë


Masat e marra nga Policia e Vlorës në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë -akset rrugore ku do ketë kufizim qarkullimi
Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë në kuadër të masave të marra në bashkëpunim me Institucione Shtetërore dhe Agjensitë ligjzbatuese, për organizimin e aktiviteteve festive për 100-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë bën me dije gjithë qytetarët se në datat 27 dhe 28 Nëntor do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve nw akse rrugore të caktuara të qytetit, marrë shkas nga numri i lartë i qytetarëve Shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, që kanë mbërritur në Vlorë dhe që pritet të mbërrijnë.
Konkretisht do të bllokohen për qarkullim të mjeteve akset rrugore si më poshtë:
  1. në datëat 27 dhe 28 Nëntor do të bllokohet Bulevardi Kryesor nga Xhamia e Plumbit - Rrethrrotullimi i Skelës;
  2. po në datën 27 dhe 28 Nëntor do të bllokohet qarkullimi në aksin Rrugor nga Shkolla e Mesme “Halim Xhelo” - Xhamia;
  3. do të bllokhet edhe aksi rrugor nga Mobilieri Aliko – Kapelja;
  4. Gjithashtu në datat 27 pasdite dhe 28 Nëntor paradite do të bllokohet për qarkullimim edhe aksi rrugor nga Shkolla e Muzikës – Transballkanike;
  5. dhe për të përfunduar nuk do të lejohet parkimi në të dy krahët e rrugës Transballkanike, parkime të cilat janë përcaktuar për autobuzat që do të vijnë nga qytetet e tjera të vendit dhe jashtë tij, ndërsa qarkullimi në rrugën Transballkanike do të lejohet.
Në mënyrë kategorike, mbështetur edhe në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Vlorë nuk do të lejohet në asnjë aks rrugor të qytetit, qarkullimi i mjeteve të rënda.
Gjithashtu në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteve festive Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë kërkon mirëkuptimin e qytetarëv që të kufizizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkulloimin me automjete gjatë këtyre ditëve. U bëjmë thirrje gjithashtu edhe administratorëve të nëjsive hoteliere të qytetit të Vlorës që ti pajisin gjithë klientët e tyre me fletë-hartën e 4 parkimeve falas në qytet që Drejtoria e Policisë Vlorë i ka krijuar për orientimin e të gjithë qytetarëve që do të vijnë në Vlorë për festën e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Drejtoria e Policisë Vlorë në dalje të autostradës do të pajisë të gjithë drejtuesit e automjeteve me Hartat e 4 Parkimeve Falas në qytet me qëllim disiplinimin dhe rrjedhshmërinë e trafikut rrugor në qytet gjatë ditëve të festimeve.
Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë garanton të gjithë qytetarët për një rend dhe siguri maksimale gjatë zhvillimit të festimeve për 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Ju urojmë të gjithëve gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë në vijimësi planeve të posacme të hartuara, masave të marra për rendin dhe sigurinë publike, sipas edhe njoftimeve të publikuara në ditët e kaluara ka vijuar gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit të bllokojë për qarkullim të automjeteve, akset e përcaktuara.
Bëjmë me dije se gjatë këtyre ditëve do të ketë masa të rrepta sigurie për të garantuar plotësisht zhvillimin e aktiviteteve festive në kuadër të 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Gjithashtu të gjitha shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë kanë kaluar në shërbim të përforcuar me forca policore shtesë deri në përfundim të aktiviteteve festive për 100 Vjetorin e Pavarësisë, për të garantuar siguri të plotë për zhvillimin e aktiviteteve.
Gjithashtu nga në rrugën Transballkanike kanë filluar të parkohen të gjithë autobusët e ardhur nga qytete të tjera të vendit dhe jashtë, parkime të cilat ruhen nga shërbime policore.
I bëjmë thirrje dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët që këto ditë të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete.
Drejtoria e Policisë qarku Vlorë fton gjithashtu të gjithë vizitorët që të shfrytqëzojnë dhe të parkohen në 4 parkimet e mëdha të përcaktuara në qytet me qëllim që të evitohet në maksimum bllokimi I qarkullimit.

Drejtoria e Policise Qarkut Vlore

Torta gjigante e Pavarësisë dhe pergatitja e saje, me shije shege!


 Bashkia e Tiranës ka bërë publike disa detaje të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, ku midis tyre do të jetë edhe torta gjigante e Pavarësisë, e cila do të jetë me shije shege. Dekori i kësaj torte padyshim që do të jetë me simbolet e shtetit shqiptar: Në qendër të saj do të jetë shqiponja dhe ngjyrat do të jenë kuq e zi. Po ashtu, një element tjetër dekorues i kësaj torte me përmasa gjigante do të jenë gjethet e ullirit, – kjo për arsye të simbolit që mbart kjo pemë. Përgatitja e tortës, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia e Tiranës, do të bëhet nga dhjetëra pasticierë, të cilët janë ofruar në mënyrë vullnetare.Padyshim që kjo tortë, për arsye të përmasave, ingredientët që duhen për përgatitjen e saj do t’i ketë të shumëfishuar, por ende detaje të tilla nuk janë përfunduar. Torta do të vendoset në shkallët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), ku edhe do të bëhet ceremonia e prerjes së saj.Aktivitetet festive nga Bashkia për 100-vjetorin e Pavarësisë do të nisin që më datë 26 nëntor. Por më datë 28 Nëntor, kur mbushen plot 100 vjet nga shpallja e Pavarësisë, nga ora 10-14.00 do të zhvillohen këto aktivitete: Ceremonia e prerjes së tortës në TKOB, hedhja e parashutistëve me flamurin kombëtar, si dhe ngritja e skenës për koncertin e pasdites. Gjatë orarit të paradites do të ketë performanca nga Cirku, ekspozita me temë 100-vjetorin e Pavarësisë, si dhe shfaqje të 100 animatorëve të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën.

Prej ditës se enjte ka filluar puna për përgatitjen e tortës gjigante për 100-vjetorin e pavarësisë. Me shume se 40 persona po punojnë për pandispanjen,qe është faza e pare e realizimit te tortës; ndërkohë qe vendosja e kremit do te realizohet natën e 27 nëntorit duke u gdhire data 28 nga plot 60 pasticiere. Vizion Plus ka pare përgatitjen e tortës, prej 550 metrash katrore qe do te peshoje me shume se 13 mije kg; kërkon një sasi kolosale përbërësish; me shume se 2 mije kg miell, 3 800 kokrra veze, gati 1800 kg sheqer si dhe 500 kg shege. Ka simbolet kombëtare, do ketë shege dhe dege ulliri anash si simbol i paqes. Ndërkaq drejtoria e higjienës ka filluar punën për pastrimin e ambientit para Teatrit te Operës dhe Baletit ,ku do te vendoset torta; dhe një personel prej 50 personash do te angazhohet për servirjen e saj ne datën 28 nëntor.

 From the day that Thursday has begun preparing giant cake for the 100th anniversary of independence. More than 40 people are working for pandispanjen, which is the first stage of realization of the cake; while the cream placement will be carried out on the night of 27 November watching 28 full 60 pasticiere. Vizion Plus has seen the preparation of cake, of 550 square meters that will weigh more than 13 thousand kg; requires an enormous amount of components; more than 2 thousand kg of flour, 3 eggs 800, about 1800 kg sugar and 500 kg pomegranate. There are national symbols, will have pomegranate and olive branch out as a symbol of peace. Hand hygiene department has started work on environmental clearance before the Theatre of Opera and Ballet, which will be located cakes;, and a staff of 50 people will commit to her partaking in on 28 November.

26 novembre 2012

Tourist Driving in Gjirokastër - Albania, wonderful UNESCO World Heritage Site in Albania, 09.2012.

Albania Tourism 2013... Why Albania?


Why Albania????
Because.............................................
Albania's coastline length is 476 km and extends along the Adriatic and Ionian Seas.
Albania have the biggest canyons in Balkan (Osumi Canyons)
Albania have the biggest penisula in Balkan (Karaburun Penisula)
Albania have 2 beautiful islands ( Sazan Island & Kunë island) Albania has a number of islands in the Mediterranean and some others are found in the three biggest lakes in the Balkans .
Albania have 2 cities in UNESCO (Berat &Gjirokastra)
Albania have other cultural sites in UNESCO ( Amphitheatre of Butrint , Amphitheatre of Durres, Natural and Cultural Heritage of the Ohrid Region .
Albania Have the highest mountains in Balkan.
Albania have the third biggest orthodox church in Europe (Ringjallja e Krishtit)
Albania have the second biggest mosque in Balkan ( Xhamija e Plumbit)
Albania have the most beautiful valleys in Balkan ( Valbona, Thethi )

So vistit the paradise of Balkans ...........
ALBANIANS SHOULD NOT BE PROUD THAT THEY LIVE IN EUROPE,BUT EUROPEANS SHOULD BE PROUD OF ALBANIANS (LORD BAYRON)

Kalaja e Elbasanit eshte kthyer ne nje nga pikat e referimit te qytetit. Ne keto dite te festimit te 100-vjetorit te Pavaresise eshte përuruar edhe ndriçimi teresor i kesaj kalaje.

20 novembre 2012

Ministri Bumçi në përurimin e rrugës Egnatia (pjesa brenda Kalasë së Elbasanit)


slide_im_elbasan_egnatia
Përurohet në Elbasan skaji lindor i Rrugës Egnatia (pjesa brenda Kalasë së Elbasanit), me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Bashkimit Evropian Z.Ettore Sequi, Ministrit të TKRS-së, Z. Aldo Bumçi, Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.

Gjatë përurimit të rrugës Ministri Bumçi u shpreh para mediave se bashkëpunimi me Delegacionin Europian ka qenë i frytshëm dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Jemi këtu për të inaguruar Rrugën Egnatia një nga rrugët më antike të vendit tonë pse jo dhe gjithë europës, që lidhte perëndimin, Perandorinë Romake me lindjen, Kostandinopojën. Bashkëpunimi ynë me delegacionin europian ka qenë i suksesshëm dhe ne do e vazhdojmë edhe në të ardhmen. Vende të tjera ku kemi punuar sëbashku me sukses janë Tirana, Kruja, Himara, por edhe Shkodra, Berati, Korça dhe se fundmi Elbasani. MTKRS është e vendosur të rrisë cilësinë e jetës nëpërmjet këtyre bashkëfinancimeve nëpër këto objekte duke garantuar zhvillim ekonomik dhe turizëm të qëndrueshëm”.
Ky investim kap vlerën e rreth 600 mijë euro dhe është pjesë e projektit IPA 2009, në kuadër të asistencës së parazgjerimit për Shqipërinë. Ndërhyrjet janë kryer kryesisht në rehabilitim e infrastrukturës mbi dhe nëntokësore.


Rruga Egnatia

Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me te cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke 
filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p. e. s një vijë drejtuese mijëvjecare komunikimi midis 
perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Rruga sic dëshmon Strabone 
kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonis. 
Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidaninos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë 
konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të 
thjeshtuar "Rruga Egnatia", në nj ë pikë, vlerësuar nga Straboni e baraziarguar nga të dyja qytetet, 
që të paktën në periudhën në të cilen jane shkruajtur dy intenerarët të përfshira në Intenerarium 
Provinciarium  koicidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e quajtur Klodiana, e quajtur 
mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Internerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të 
dyja rrugët në një rrugë të vetme ato pershkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në 
kodrën e Sopi Polis, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antikeishte e detyruar nga morfologjia e 
luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn. Sigurisht nga kjo zonë, për 
më shumë nga lugina, Straboni thoshte që rruga quhe
, rruga Candavia, nga emri i 
një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon pikërisht një zonë malore që duhet te themi që për antikët 
shtrihet te paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespes se Madhe e të 
Vogël). Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave të maleve  gjatë të cilave kalonte kufiri midis 
Ilirisë dhe Maqedonisë. Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore, që 
quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos, nga ku kalonte dhe një rrugë nga nyja 
e rëndësishmë "viario e stobit". Rruga Egnatia kalonte më pas në Edessa e më pas duke kaluar 
ultësirën e Maqedonisë arrinte në Pella dhe më tej në Thessalonika. Qyteti në gjirin termik ndodhej 

vetem në gjysmen e rruges që mbaronte në Cipsela në Ebro. Duke parë që rruga kalon në shumë zona, gjatë gjithë hapsirës së saj ajo ndeshej me shumë  konfiguracione morfologjike të terrenit: 
terrene fushore në afërsi të zonës mocalore të Muzakajve, brezaret lumore gjatë Shkumbinit, bregu i 
liqeneve me origjinë tektonike, kalime te menjëhershme nga kodrat në shpatet e maleve që më pas 
ndiqeshin nga zbritje të menjëhershme. Megjithatë inxhinierët romak që ndertuan rrugën arritën të 
evitonin me përjashtim te pak rasteve te paevitueshme ndryshime të menjëherëshme të lartësisë së 
rrugës. Në trasenë e rrugës Egnatia gjejmë teknikën e ndërtimit romak te rrugës: arritja e qendrave 
në menyrë më të drejtperdrejtë, komode, ekonomike, perpjekjeve për të evituar përmbytjet dhe uljet 
e terrenit me forcë. Megjithëse rruga Egnatia ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme të komunikacionit me botën romakë, dy shekuj kërkime arkeologjike  e studime sedimentare ne një 
stratigrafi mbi këtë rrugë është tepër larg për të thënë që është e kënaqshme. Në lidhje me këtë 
ndoshta nuk i perket as gjithë të vërtetës kur Wilkës konfirmon në parathënien e A4ap 49 Illyricum 
i Barrington Atlas of the Greek and Roman World, domethenë " the general line of the road is not in 
doubt, aldhough its exact course, and the locations of some mìnor stations recorded in Tab Peut, 
have yet to be identified". Për shembull, në fàkt janë komplet të panjohura jo vetëm rruga në detaj 
por dhe linja e ndjekur nga rruga midis Kucit dhe Muriqanit. Përvec kësaj shumë shpesh dhe me 
shpejtësi është koinciduar cdo hipotezë e rrugës me atë të ndjekur nga rruga moderne. Ndërsa këtë 
rast e gjejmë kur me të vertetë konfiguracioni fizik i terrritorit detyron rrugën të kaloj dhe në zona të 
ngushta. Megjithëse ka mundesi që të kenë ekzistuar një seri rrugësh që vinin në bashkëpunim të 
vazhdueshëm me njëra-tjetrën vendburime bronxi, oficine, pika prodhimi, merkato, tentativat për të 
gjetur gjurmë të pistave për periudhen greke, maqedonase dhe ilire edhe me hartat e punuara me 
dorë nuk kanë dhënë asnjë rëzultat deri më sot. Dhe kështu tentativat për të besuar për ekzistencën e 
ndërtimeve dhe shtrimeve ilire ose ato teza për ndërtimin e rrugës para kohës romake dhe në 
mënyrë analoge pas kohës romakë nuk duken shumë të besueshmë nga hetimet e gërmimeve, por 
bazohen ekskluzivisht në vështrime makroskopike te trasesë dhe matjeve që shpesh herë jane 
kundërshtuese përsa i përket gjerësisë së rrugës. V. Shtylla  që përmbledh shkrìmet e Cekës dhe 
Papajanit konsideron para kohës romake (ilirë) për shembull, mbetjet e dukshme në Gurat e Zeza të 
Xhyrës dhe një mur të madh afër Qafë Thanës me motivin që gjerësia e tyre (1. 2 dëri 1. 8 m) do 
kishte lejuar vetëm kalimin e kuajve dhe të kafshëve, dhe jo të qerreve. Hammondi nënvizon limitet 
e këtyre tentativave për të arritur gjerësine e trasesë dhe sjelljen e tyre në fazat e ndërtimit. Pikërisht 
për këtë duket e vështirë që mbretëria Ilire e Agronit e më pas ajo e gruas së tij, Teutës, që kishte 
arritur të zhvillonte strukturat shtetërore vetëm nga mesi i shekullit të tretë të kishte arritur të 
realizonte veprimtarinë e shtrimit të rrugëve në një territor, në të cilin, për më shumë nuk dihej nëse 
ishte në kontrollin e tij. Është e ndryshme cështja përsa i përket ndërhyrjes rrugore në kohën e 
Maqedonisë. Në fakt është e sigurtë që disa pjesë të rrugës që më pas do bëhen pjesë të rrugës 
Egnatia si ajo përmes paradës së Kirli Derven ishin të fiksuara dhe të shënuara nga Horoi  dhe gurë pergjatë rrugës që tregonin distancën në njësi. Maqedonësit kanë bërë me 
siguri ndërhyrje në mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugës në vitin 190 plk nën drejtimin e Filipit të 
pestë, për të ndihmuar kalimin e konsullit Lucio Comelio Scipone, ashtu sic i ishte kërkuar nga 
romakët. I vetmi dorëshkrim mbi ndonjë ndërhyrje infrastrukturale të maqedonasve ne zonën për të 
cílën po flasim, është ajo e bërë me urën e Topçias e bërë nga Hammondi, por e vënë në diskutim 
kohët e fundit për shkak të kërkimeve arkeologjike që dëshmojnë  ndërtimin artizanal në kohën 
romake. Ka shume mundësi që romakët të mos kenë perfituar nga eksperiecat e mëparshme të ndërtimit. Ndërhyrja e tyre bashkëpercaktohet si një dicka evolutive e supozon njohje të mire 
ekonomike, gjografike, etnografike, gjeometrike dhe organizim të mire. Trasetë e vjetra me kthesa u 
zëvëndësuan, falë kjo dhe bonifikimit të zonave mocalore, me rrugë të drejta që ndonjëherë evitonin 
qëndrat ekzistuese dhe krijonin kështu qëndra të reja popullimi. Në disa raste u shfrytëzuan pista të 
mëparëshme duke u shtruar dhe një herë. Filluan të ndërtoheshin ura prej guri për të kaluar, në 
vendet ku kalonte uji. Për kalimin në disa vende të vecanta u bë i nevojshemndertimi i urë-rrugëve 
dhe i mureve mbajtës. Romakët filluan ta ndërtonin rrugën  menjëherë pas ose maksimumi në 
cerekshekullin pasardhes nga nzjerja e masave paraprake përmbledhësë në shprehjet e Tloro 
Metello ordinanti cum maxime Macedoniae statum", sipas te cilave jepej urdhri, mbas ngjarjeve të 
rëndesishme te dyvjecarit 148-146 plk në provincën e Maqedonisë  për realizimin e të gjitha 
kushteve politike e juridike në përdorimin e territorit nga ana e pushtuesve të rinj. Në këtë hark 
kronologjik, në vecanti situata e treguar nga Strambone që rruga ishte "bebhmatismsnh kat: m lion 
ka katesthIwmsnh" mund të jetë një zbatim i perpiktë i eks Sempronia viaria qe ndër të tjera bënte 
te detyrueshme prezencën e ushtrisë së rregulit. Përvec ndërtimit të rrugës Domizia gjithmonë në 
gjysmën e shekullit te dytë mund të coje në një kontest të vetem kohor e strategjik dy infrastrukturat 
të menduara dhe'të ndërtuara gati duke përqafuar njëkohësisht territoret e reja që romakët kishin 
pushtuar në pellgun mesdhetar. Motiv për ndërtimin e infrastrukturës së re ishin natyrisht, jo vetëm 
nevoja ushtarake që me raste favorizonin një lëvizje më të shpejtë të trupave ushtarake por edhe 
nevoja ekonomike, duke vënë në lëvizje vendet e reja dhe banorët e tyre. Rruga e re duhet të 
shërbente në këtë profil për të shkaktuar një rritje ekonomike te përgjithshme të zonës, të cilat që 
pas masave të ashpra te marra në vitin 168 plk kishin rënë në një gjendje të rëndë rraskapitje. Edhe 
pas një shekulli distance efektet shkatërruese të atyre masave të marra Strambone mundej akoma ti 
vlerësonte dhe që janë evidencuar në burime të tjera historike dhe letrare të shek të parë plk që 
përshkrojnë zonën rreth disa pjesëve të rrugës si një peisazh i shkretëruar. Rruga Egnatia hyn pa pike dyshimi, dhe gjetja e bërë në vitin 1974, afër Thessalonikës nën zonat lyshtërore të lumit 
Gallikos të një guri miliar qe mbamte emrire e ndërtuesit të mundshëm i dha fund cdo dyshimi, 
midis atyre rrugëve që e marin emrino nga funksioni apo nga zona ku ndodhen, por nga ndertuesi i 
tyre, ose me mire nga ai që i ka shtruar me kalldrëm sipas tradites të sjellur nga Festo dhe Flacco 
Siculo që rreth shek te dytë pas krishtit deklaronte:"nam sunt viae, quae publ. ice muniuntur et 
auctorum nominem. optinent" Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe ne 
gurin miliar i gjetur ne vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius per te cilin nuk dihet asgjë përveç 
emrit dhe fuksionit, proconsull
.  
Thjeshtësia e tekstit, emri i gjykatesit në emerore, dhe hollësira të tjera të të shkruarit si në latinisht 
ashtu edhe në greqisht tregojne për datimin e gurit miliar.  Mbi këtë gjë të gjithë studiozët bien dakort për gjysmën e dyte të shekullit të dytë para krishtit. Midis mesit te shekullit te dytë para 
krishtit (datë në të cilën u bë hartimi në provincën e Maqedonisë) dhe shekullit te parë para krishtit 
(datë në të cilën Strabone shkruajti librin e shtatë të gjeografisë në të cilin është folur për rrugën 
Egnatia) njohim nga burimet vetëm 5 persona publik me emrin Egnatius që mund te kenë lidhje me 
ndërtimin e rrugës Egnatia. Nga këta vetem Cn. Egnatius C. f. Stell(atina tribu) i përmbush kushtet 
për tu indetifikuar me ndërtuesin e rrugës po nuk ka shumë siguri. 
Ai është i vetmi i përmendur në lidhje me ngjarjet në Greqi duke u përmendur nga P. Cornelius Blasio (historian romak ndoshta midis viteve 175-160 para krishtit) në një letër për Corciresin që 
mbante një kopje të Senatus Consultum.  
Përsa i përket ndërhyrjeve të mëtejshme për mirëmbajtjen dhe restaurimin shqyrtimi i gurëve miliar 
dhe të hartave të bëra me dorë te rrugëve vë në dukje aktivitetin e Augustos në epokën e të cilit 
restaurohet rruga "longa intermissione neglectam" dëshmia e të cilës jane 2 gurë miliar për të cilët 
kujtimi ngeli për shumë shekuj.  
Gjithmonë duke u bazuar te gurët miliar lind një iteres i sigurt për rrugën e ndjekur nga Settimio 
Severo dhe nga Caracalla dhe nga perandorët e Tetrarkis së dytë. Së fundi shenja për mirëmbajten e 
fundit të rrugës Egnatia është ripërdorimi i gurëve miliar më antik me shkrime të kohës së 
Konstandinit.  
Sistemi rrugor i kohës romake në zonat qëndrore të Shqipërisë duket i ndërtuar në kohën 
perandorake i përbërë nga 4 drejtime kryesore: 
1- rruga gjatësore bregdetare nga Dyrrachium deri në Aulon e cila ishte pjesë e rrugës nga Epiri 
 jugor deri ne Dalmaci.  
2- Rrugë tërthore me drejtimin VP-JL e përbërë nga rruga e brendshme nga  Dyrracium deri 
 në Antipatrea e cila duke u zgjatur arrinte deri në fushën e Larisës.  
3- Rruga e tretë përbëhej nga rruga Egnatia që nga Apollonia në JL drejtohej drejt VL në 
 Elbasan (në ditet tona) 
4- Rruga e katert ishte vazhdim i rruges nga Apollonia ne Elbasan që duke u bashkuar me një 
 rrugë P-L që vinte nga Dyrrachium kalonte në luginën e mesme të Shkumbinit duke u 
 ngjitur deri në vijën ujëndarëse midis pellgut të Shkumbinit dhe pellgut të Drinit.  
Përsa i përket burimeve të shkruajtura këto rrugë janë të dëshmuara deri më sot nga 6 gurë 
miliar, nga të cilat te vetmit gurë që i referohen me siguri trasesë së ndjekur nga rruga 
Egnatia jane ata te ashtuquajtur "Binjaket". Këta  gurë e kanë zanafillen që nga mbreteria e 
Caracallave dhe që jane zbuluar respektivisht në Strug dhe në Oher.  Përsa i përket degëve jugore dhe veriore të rrugës Egnatia përfshirë midis Apollonisë, Dyrrachium 
dhe qytetit të Herakleia Lynkestidos burimet e intinerarëve kujtojnë qe ekzistojnë:  
1- Shtatë stacione te vendosura ne 153 m. p. te nxjerra nga intenerari Ant. 317. 7-319. 1  
 (ne rast se pranohen te dhënat e distancës midis Dyrrachium dhe Klodianes të treguara nga 
 kodi B i Int. Ant. 318. 1 distanca duhet te rritet me  10 m. p. ) 
2- Nëntë stacionet e vendosura ne 163 m. p. ne Int. Ant. 329. 5-330. 3 (pjesë e rrugës qe ka 
 shumë mundesi të korrispondojë me rrugën Egnatia që niste nga  Apollonia) 
3- 16 (15) në të cilat 8 mutatio të shpërndara ne 177 m. p. në Int. E Burdigalenses 606. 9-607. 8 (nqs. pranohet hipoteza e hedhur nga Hammond që Marusio është një gabim i kopistit që 
 duke persëritur fjalen i jep nje dis tance fjalës "Mansio", i duhen hequr 13 m. p. të cilat i 
 kanë dhënë distancës midis Mansio Coladiana dhe Mansio Marusio) 
4- 10 stacione në tabulen Peuntingeriane (ndoshta mund të shtohen të pakten edhe 2 të tjere të 
 cilat nuk jane shkruajtur për shkak të boshllëqëve që ka dokumenti ekzistus) 
5- Anonimi Ravennate në shume udhetime të bëra kujton gjithësej 8 stacione.  
6- Të dhënat e sjella në formulimin e Guidone nuk rezulton tregues per shkak te boshllëqeve 
 të saj.  
Nga këto të dhëna mund të nxjerrim që rruga Egnatia midis Apollonise dhe Herakleias ishte e gjatë 
rreth 163-164 m. p. dhe kishte jo më pak se 9 stacione të cilat që nga shekulli i katërt pas krishtit do 
të rriteshin në numer derisa të beheshin 15.  
Propozimet për kërkimet e avancuara nga studiuesit nuk duken gjithmonë lë bindshme.  
Është bërë e mundur te tregohet me një fare saktësie traseja e rrugës Egnatia midis Apollonisë dhe 
Verbës, e më pas nga Muriqani në Haxhi Beqarit, dhe nga Qukësi mbi Shkumbin deri në Radozda 
në anën perëndimore të liqenit të Ohërit. Me saktësi dihet dhe traseja e rrugës antike nga Durrësi 
deri te Hani i Goses. Në zonat e tjera mungesa e kërkimeve ose mungesa e të dhënave ekzakte rreth 
gjëndjes së zonave të tjera në të cilat ka pasur gjetje të materialeve arkeologjike, nuk lejon njohjen e 
infrastrukturës rrugore romake. Këtyre problemeve u janë shtuar edhe pengesat e ardhura nga 
kushtet e ambientit natyror: në zonat malore midis Babjes dhe Qukës ka ndodhur shume rrëshqitje 
ose fundosje terrenesh, në zonat e permbytura të Muzakajve, në ato zona ku ka ndryshim të 
rrjedhjes së lumit, dhe në zonat afër liqeneve dhe deteve ku ka ndryshim të nivelit të tyre.  
Të pakta kanë qënë të dhënat të sjella deri tani nga toponomastika për arsye të mungesave të 
kerkimeve specifike dhe të prezencës së paktë të kartografisë të përdorur nga toponimet, por me 
gjithë këto vështirësi pati mundësi që të arrihej në rezultat të mirë në bazë të të dhenave.  Analiza e të dhënave, për më shumë shpeshhere ne vija të trasha, të pasakta dhe të copëzuara në 
lidhje me mbetjet e trases së rrugës tregon qe rruga Egnatia nuk ka pasur një gjerësi të njëjtë gjatë 
gjithë gjatësisë së saj.  
Përmasat e gjatësisë në fakt ndryshojnë nga 6.7 m, duke përfshirë me raste edhe  
trotuare deri në 1m, deri në 2. 4 m në zonat malore. Gjerësia është e përcaktuar "quantum ratio 
utilitatis permittit". Nje madhësi që përsëritet herë pas herë është ajo prej 6. 2m. Duken dëshmi të 
shkallëve. Jo gjithmonë rruga ishte komode. Mbi aspektin e  saj hedh pak dritë një dëshmi e 
Marchus qe e quan te dobishme rrugën nga Herakleia deri te Epirus Nova.  
Në shtrimin e rrugës, sigurisht duke u kushtëzuar nga materiali i disponueshëm, përdoreshin gurë të 
dimensioneve. 0.50-0.70, 0.40-0.30, 0.15-0.10. Në fund të kësaj faze të parë të studimit të marrë 
përsipër mbi rrugën Egnatia mund të themi që jo vetëm bëmë parapërgatitjet për një bazë njohje (të 
përbërë nga të dhëna dhe hipoteza mbi rrugën) duke e parë ne këndvështrimin e një studimi të 
mëtejshëm në terren me rastin e “Via Egnatia (Albania) Project” por dhe lejoi ne bazë te 
ekzaminimit te fotografive ajrore njohuri të reja mbi  trasenë e rrugëve të ndryshme antike. Në 
vecanti këto fotografi ndihmuan për rrugët e vjetra në zonat midis Durrësit dhe Kavajës, Qukësit 
dhe Qafë Thanes dhe midis Izbiste dhe Jankovec. Përvec kësaj jane evidencuar pjesë të terrenit 
respektivisht midis Apollonisë dhe Kuc-it dhe midis Lushnjes dhe Belshit ku mund të ketë kaluar 
rruga Egnatia ose rrugë e lidhur me të. Pikërisht për këtë duket evidente që zona midis Thanaj, 
Lushnje, Cerrik dhe Kuc është ajo zonë ku duhen bërë studime  dhe njohje të terrenit për të 
verifikuar ekzistencën apo jo ekzistencen të traseve rrugore.  
Në këtë zonë në veçanti mundtë ketë qenë vila e Klodianës (pronësi agrikulture të një personazhi i 
rendesishem romak me emrin Klodio).  
Sigurisht situata për studime nuk është nga më të përshtatshmet duke parë gjendjen e keqe politike, 
ekonomike dhe sociale ne të cilën gjendet gjithë zona e ballkanit dhe armiqësitë e hershme që 
ndajnë prej shumë kohësh popujt qe jetojnë në vendet ku kalon rruga Egnatia: Shqiptarët, 
Maqedonasit   Grekët dhe Turqit. Mure të mëdha keqkuptimesh dhe dyshimesh ndajnë dhe 
pengojnë veprimtarinë e plotë shkencore që pikërisht për të përballuar tema të tilla si p. sh historike 
e territoriale ka nevoje për një klimë të qetë dhe të drejtë bashkepunimi, shkëmbim informacioni 
dhe lejimin e shfrytëzimit të të dhenave të ndryshme të cdo shteti nga te gjithë studiuesit. Vështirësi 
të mëdha janë hasur në gjetjen e hartave dhe të fotografive të ndryshme arkeologjike për të cilat 
duheshin leje dhe autorizime te panumërta. Kërkimet arkeologjike duket sot për sot tepër të 
kushtezuara nga hijet e urrejtjeve etnike dhe nga nevojat politike saqë ndonjëherë kërkimet 
perfundojne duke privilegjuar zona të caktuara të studimit dhe anashkaluar të tjerat dhe duke të cuar 
në leximin e njëanshem dhe parzial të të dhenave. Të fshehura nën këto veprime janë aktivitete inteligjence ose thjesht ekonomike. Por jo për këtë arsye ne duhet të pushojmë së shpresuari dhe së 
kërkuari bashkëpuimin dhe miqësinë, duke kapërcyer mosbesimet reciproke, duke ngjitur thyerjet 
dhe zvogëluar distancat. Shkatërrimet e mëparshme mund të jenë një mësim i mire për këta popuj. 
Në fund të fundit kundërshtimi më i mrekullueshëm që përshkron cdo dite ekzistencën dhe 
shoqërinë tonë, jeta që kërkon të afirmohet mbi vdekjen,  dëshira për lumturi dhe paqe mbi 
dëshpërimin dhe instikteve shkaterues, gjen te vërtetën e saj pozitive dhe sëbashku mundësinë për 
tu afirmuar në cdo rrugë. Në rrugën Egnatia si në cdo rrugë tjeter: takimi me Tjetrin, njohja, 
respekti, dëgjimi, dialogu, shkëmbimi, koperimi midis njerëzve,  Vllazëria. Në fund të fundit 
principe pa te cilat asnjë kërkim nuk ka kuptim

Search

Translate