28 settembre 2012

Turizmi i Bujtinave ne jug te shqiperis - Korce, Shtohet numri i turisteve

“Energjia e rinovueshme, mbështetje për turizmin ne shqiperi”

Ministri Bumçi promovon në Durrës nismën
27 shtator 2012 14:23



Kjo është nisma më e re që Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e linjës ka ndërmarrë për të çuar edhe më tej turizmin në vend.

Në kuadër të ditës botërore të turizmit iniciativa u promovua në një ndër qytetet që çdo vit pret numrin më të madh të turizmit në vend, në Durrës.
Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Aldo Bumçi ka theksuar vlerat e energjisë së rinovueshme për përmirësimin e mjedisit parësor për zhvillimin e turizmit, mendim te cilin e ndanë me të pranishmit edhe zv/ministri i Mjedisit Taulant Bino dhe kryebashkiku i Durrësit Vangjush Dako.
Ndërkohë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Brikena Arapaj ndërsa ka sjellë ndërmend trashëgiminë natyrore dhe kulturore të vendit tonë, pasuri e cila bën krenar çdo shqiptar përpara të huajve ka apeluar që çdokush të kontribuojë për të përmirësuar mjedisin dhe për të zhvilluar turizmin.
Mesazh ky, pjese edhe e fletë-palosjeve që u shpërndanë nga ajri për të pranishmit në aktivitet.

26 settembre 2012

Thethi - Vermosh Albania mountain, House to stay in low - cost


Fran Molla               Gjoke Bujaj              Gjon Ded Ndoja      Gjovalin Lokthi
5 Rooms,  20 beds   1 Room, 3-4 beds     6 Rooms, 10 beds    3 Rooms, 10 beds
Price:15-20 EUR     Price: 25 Euro:         Price: 20 Euro:         Price: 15-20 Euro
Breakfast included.  Breakfast included.  Breakfast included.
Address Theth         Address Vermosh     Address : Theth       Address Theth
+355682180228  Mob:+38269562512  Mob:+355682191405 Mob:+355682393992
———————————————————————————————————————————–
 
Leke Vukaj                  Marash Vushaj           Hamit Mustafa            Lulash Kometa
1 Room, 2 beds           1 Room,  4 beds         7 Rooms,  12 beds      4 Room, 6 beds
Price: 25Euro:             Price: 25 Euro            Price: 20 Euro:           Price: 15-20 Euro:
Breakfast included.     Breakfast included     Breakfast included.    Address Theth
Address : Vermosh     Address Vermosh       Address:Fushe            Arez-Puke 
Mob:+38269431190 Mob:+38269629462 Mob:+355682357774  Mob+355693164310
————————————————————————————————————————————-

Gjon Frashnishta          Luce Shqutaj                  Llesh Nikolla            Mehilli Carku
10 Rooms, 24 beds      2 Rooms, 3 beds             2 Rooms, 6 beds        -------------------
Price: 33 Euro              Price: 25 Euro                                                   -------------------
------------------             Breakfast included.         -------------------         -------------------                    
Address Theth             Address:Vermosh            Address:Vermosh      Address Theth
Mob: +355693118712 Mob:+38269835501 Mob:+38267595437  Mob: +355 693164 211

Albania Outdoor, activitete sportive per pushime dimri plot emozione

03/08/2012 ·

outdoor-activities

Albanian Outdoor Activities

All those interested in outdoor sports should contact the following organizations that continuously arrange outdoor sports and activities:Albanian Aeronautics
(Aeronautika Shqiptare)President: Alket Islami
Aerial Photographer and Travel Instructor Fax. ++ 355 4 36 70 71
Cel.  ++ 355 69 20 4 22 22
E-mail:  albaniaopen@yahoo.com
http://www.albanianairsports.com/
http://www.flyzone.com/ Outdoor Albania
Profesioniste te Aventures
Trekking, hiking, rafting, kayaking, off-road
Executive Director: Gent Mati
Specialised Outdoor Guide
E-mail: info@outdooralbania.com
http://www.outdooralbania.com/
Tel/Fax:+ 355 42 72075
Cel:+ 355 69 21 888 45Albanian Horse riding Federation
(Federata Shqiptare e Hipizmit)
President of Honor:  Ali Ohri
General Secretary:  Arjan Rugji
Tel.   ++ 355 4 225222
++ 355 4 223156
Cel.   ++ 355 68 2165174Amateur Hunters and Fishermen Society
(Shoqata e Gjuetareve dhe Peshkatareve amatore)
President: Bujar Hyka
General Secretary : Jorgo Lako
Tel.: + 355 4 23 28 84
Cel. + 355 69 21 059Albanian Voleyball Federation
(Federata Shqiptare e  Volleybollit)President: Gjergj Liqejza
General Secretary: Leonard Tase
Tel. ++ 355 4 22 81 96
Cel. ++ 355 69 21 43 126 Albanian Ski Federation
(Federata Shqiptare e Skive)
President: Shkëlqim Mema
General Secretary: Astrit Hutka
Tel. ++ 355 4 228499
Cel. ++ 355 69 21 82 095
Albanian Mountain Hiking Federation
(Federata Shqiptare e Alpinizmit)
President: Koço Jani
General Secreatary : Ilir Cule
Cel.+ 355 4 228 499
BLUE SUBChairman -Igli Pustina
General Secretary – Arian Gace
Cel. 0 69 20 79 663

Zbulohen dy skulptura të 1825-s, të mbuluara nga gëlqerja

"Prej vitesh ishin mbuluar nga shtresa të trasha gëlqereje në shtëpinë e shpallur monument i kategorisë së parë. Dy skulpturat që datojnë më 1825-n, janë gdhendur në gur dhe janë pikturuar me ngjyra. Specialistja e Institutit të Monumenteve, Edlira Çaushi, shprehet se është një shembull i rrallë i dekorimeve artistike"
Banesa Kikino në Gjirokastër
Engjëll Serjani
Dy skulptura të gdhendura janë zbuluar në fasadën e banesës Kikino në Gjirokastër gjatë procesit të restaurimit. Bëhet fjalë për figurina skulpturore të gdhendura në gur dhe të pikturuara sipër tyre, të cilat qëndronin të fshehura poshtë shtresave me gëlqere, që për vite me radhë kishin mbuluar edhe sipërfaqe të tjera me piktura murale që zbukurojnë fasadën e kësaj ndërtese monumentale të ndërtuar në vitin 1825. Banesa Kikino, monument kulture i kategorisë së parë, i është nënshtruar restaurimit nga të rinjtë e kampit të restaurimit që vepruan në Gjirokastër në periudhën gusht-shtator të këtij viti, në kuadrin e një projekti të CHwB-së, mbështetur nga specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Studiuesja dhe restauruesja e sektorit të artit pranë IMK-së, Edlira Çaushi, thotë se dy skulpturat e kombinuara me piktura shumëngjyrëshe gjenden sipër dy arkadave të portave që ndodhen në zonën që lidhin çardakut me odën e miqve, e cila është në brendinë e banesës së Kikinove. “Janë dy skulptura të gdhendura në gur, të cilat, në rrjedhën e viteve, kanë qenë të mbuluara nga lyerjet me shumë shtresa gëlqereje, gjë që ka bërë të humbin detajet e formave skulpturore për syrin e njeriut, por për fatin e mirë, pa u dëmtuar format origjinale të gdhendjes dhe deri diku edhe të ngjyrave”, thekson Çaushi. Skulpturat, sipas saj, janë të ndërtuara me gurë të gdhendur në formë harku dhe shoqërohen nga kanatat e dyerve të gdhendura me motive gjeometrike e floreale, njëra prej të cilave mungon. Njëra portë mban mbi vete një figurë shpendi, ndërsa porta tjetër një portret burri. Sipas restaurueses, me pastrimin e shtresave të gëlqeres mbi portretin e burrit, restauruesit vunë re se ai ishte i gdhendur në një gur gëlqeror ngjyrë kremi dhe forma skulpturore ishte e pikturuar mbi të me ngjyra. “Dallohen në këtë vepër vetulla të trasha e të zeza, sy të mëdhenj të kuq dhe të zgurdulluar, veshë të kuq dhe mustaqe të zeza të mëdha. Në këto skulptura të kombinuara me pikturim, paraqet më shumë interes koka e burrit, pasi për herë të parë në banesat monument hasim një teknikë të tillë të kombinuar, ku përveç se është e realizuar në skulpturë tredimensionale, vepra është edhe e pikturuar sipër saj me ngjyra. Ky është një shembull shumë i rrallë i dekorimeve artistike në arkitekturën vernalulare (shën. arkitektura spontane, elementet tradicionale që paraqesin kryesisht banesat), jo vetëm në Gjirokastër”, nënvizon restauruesja Edlira Çaushi. Pastrimi dhe konsolidimi i ngjyrave, sipas saj, ishte procesi më delikat, por i domosdoshëm mbi figurën e burrit, pasi ngjyrat paraqiteshin të palidhura mirë me gurin, shumë delikate e të ndjeshme ndaj lagështirës. Mësojmë se organizata suedeze “Trashëgimi pa kufi” CHwB në bashkëpunim me IMK, kanë në planet e tyre një projekt të përbashkët për konservimin e kompleksit artistik të pikturave murale të fasadave të banesës Kikino në Gjirokastër.
Banesa Kikino
Banesa Kikino përbën një vlerë të rrallë të trashëgimisë kulturore kombëtare, shpallur dhe mbrojtur si monument i kategorisë së parë. Ajo ndodhet në lagjen Manalat të qytetit të Gjirokastrës dhe është e tipit “me një krah”, por që në vlerat e origjinalitetit të saj ajo shquhet edhe për pikturat murale të eksterierit. Qysh në hyrje të banesës, të bën përshtypje porta e madhe prej guri, harku i së cilës është i dekoruar mjaft bukur me elemente të ndryshme dekorative, floreale, peshq dhe motive të tjera zoomorfe. “Pikturat murale që dekorojnë muret e eksterierit shtrihen në të gjithë fasadën ballore të banesës, por më interesantet ndodhen në pjesën e harqeve që mbahen nga kolonat në katin e sipërm të saj, si dhe në fasadën veriore të zonës së çardakut. Në këtë vepër komplekse arti gjejmë dy datime të ndryshme të pikturimit të saj. Njëra fazë përkon me vitin 1825 dhe tjetra e mëvonshme me 1833-shin”, thekson Çaushi. Këto piktura paraqesin një interes të veçantë, jo vetëm për nga ana kompozicionale e tyre, por edhe për nga tematika që ato paraqesin. Në regjistrin e sipërm të saj, thotë Çaushi, paraqiten figura shpendësh të llojeve të ndryshme, dekorime floreale, si dhe elemente të ndryshme të peizazhit. Ngjyrat janë të gjalla dhe të freskëta, ku mbizotëron jeshilja, e verdha dhe vishnja. Figurat, nga ana e tyre, paraqiten të pikturuara thjesht, me një stil paksa naiv dhe jo të proporcionuara mirë dhe ku dallohet fare mirë dora e një “artisti” amator. Po kaq interesant, për piktoren restauruese, paraqitet edhe regjistri i mesëm, ku dallohet qartë një skenë e një rreshti të gjatë burrash të armatosur me pushkë në sup dhe shpata të gjata në brez, që nisen për në luftë. Ata janë të veshur me kostume kombëtare të krahinës dhe vargut të gjatë të tyre, ku shquhen disa luftëtarë që kanë hipur mbi kuaj dhe u paraprin një luftëtar prijës me fustanellë e me flamur të kuq në dorë. Kjo skenë i përket gjithashtu fazës së pikturimit në vitin 1825. “Zona e poshtme e kompleksit të pikturave murale të eksterierit të banesës së Kikinove, pjesë e cila ka dalë në dritë vetëm në vitin e kaluar, pasi, sikurse theksuam më lart, ka qenë e mbuluar me gëlqere, paraqitet vetëm me motive floreale. Ato kompozicionalisht janë të organizuara mjaft mirë dhe të pikturuara me ngjyra të forta, jeshile, të kuqe, të verdha, vishnje e bojë qielli”, përfundon Çaushi.
Restauruesit e rinj
Restauruesit e rinj të kampit ndërkombëtar të organizuar nga “Trashëgimia kulturore pa kufij” (CHwB), janë angazhuar në restaurimin e banesave gjirokastrite. Drejtuesja e kampeve ndërkombëtare të restaurimit, boshnjakja Lejla Haxhiç, thotë se historia e zbulimit nisi nga vetë administratori i banesës Kikino, i cili kishte kërkuar një ndërhyrje nga restauruesit e rinj të kampit të tetë ndërkombëtar të restaurimit, që u organizua në maj të këtij viti. Ai u kërkoi që ata të çlironin afresket nga shtresat e shumta të gëlqeres që i kishin mbuluar plotësisht dhe ndërhyrje në konsolidimin e pjesëve të shkëputura të suvasë së pikturuar. Kësisoj, gjatë kampit të nëntë të restaurimit, vazhdoi puna me restaurimin e kolonave të çardakut të kësaj banese, të cilat ishin shumë të dëmtuara në pjesën e poshtme të tyre, si dhe të deformuara nga ndërhyrje të mëparshme jo korrekte, duke rrezikuar kështu shembjen e tyre, si dhe afresket me vlera që ndodheshin në pjesën e suvatuar mbi to. Njëkohësisht u punua edhe për konsolidimin e suvasë së pikturuar që kishte pësuar shumë dëmtime, si pasojë e lëvizjes së kolonave dhe rrezikonte të shembej. “Në kampin e 10 të restaurimit nga ne dhe IMK-ja, parashikohet të pastrohet e gjithë sipërfaqja e afreskeve nga papastërtitë e depozituara në to gjatë viteve, si dhe do të diskutohet me specialistët e IMK-së për mundësinë e rifreskimit të kontureve dhe ngjyrave për t’u risjellë kështu bukurinë e tyre autentike”, përfundon drejtuesja e projektit, Lejla Haxhiç.
Opinion
Emin Riza: Pse banesa Kikino është origjinale
Sipas studiuesit të njohur të banesës gjirokastrite, prof. Emin Riza, banesa e Kikinos, e ndërtuar në vitin 1825, paraqet disa veçori dhe origjinalitete si në aspektet e zhvillimit kompozicional arkitekturor, ashtu edhe në disa elemente të zhvillimit të saj strukturor dhe funksional. Ndërsa për sa u takon aspekteve që lidhen me dekorimin e jashtëm, prof. Riza, në studimet e tij për këtë banesë, shkruan: “Në planin e dekorimit të jashtëm, banesa përbën një nga shembujt më të pasur. Këtu, në radhë të parë, duhet theksuar punimi i kornizës që përshkon dy ballët e kameries, si dhe sipër arkadave të ballit të çardakut, i cili paraqet një rast shumë të rrallë”. Origjinaliteti i dekorimit dhe pikturave murale në banesën Kikino, sipas prof. Rizës, është mjaft i pasur dhe përfshin krejt ornamentikën e njohur bimore të saj, skenat nga jeta e përditshme të faqes së jashtme që sheh nga tarraca e kameries. Ka shumë mundësi, nënvizon studiuesi i njohur Emin Riza, që edhe balli i odës së miqve, që është tjetërsuar kohë më parë nga familja, të ketë pasur dekoracione të tilla.
Viti 1825
Në banesën Kikino, kjo vepër komplekse arti, gjejmë dy datime të ndryshme të pikturimit të saj. Njëra fazë përkon me vitin 1825 dhe tjetra e mëvonshme me 1833-shin

Tirana e viteve të Pavarësisë

Sipas kujtimeve të një patrioti të vjetër kryeqytetas

FATOS BAXHAKU
Ka qenë një mendim i përhapur deri vonë, madje deri në ditët tona se tiranasit e vjetër, njerëzit që jetuan në qytetin e lashtë ende pa u bërë kryeqytet, nuk kanë qenë ndër njerëzit aktivë në betejën e ashpër për shpalljen e mëvetësisë së Shqipërisë. Një lloj mallkimi dashakeqës, i frymëzuar nga padija, nga ndasitë fetare e krahinore, i pat rreshtuar “tironsit” në anën tjetër të barrikadës, në atë që është përfaqësuar jetë e mot nga Haxhi Qamili famëkeq, nga njeriu që udhëhoqi turmat injorante e  plaçkitëse nën parullën ogurzezë “Dum babën, dum babën”, porse dëshmi jo edhe aq të njohura thonë të kundërtën. Pjesa më e zhvilluar e “tironsve” jo vetëm që ka qenë në krah të përpjekjeve patriotike, por edhe është persekutuar me të gjitha mjetet nga regjimi i kohës. Një dëshmi e tillë është broshura e vogël “Patriotizmi në Tiranë” e botuar, fillimisht në 1930 dhe e ribotuar, nën kujdesin e Shoqatës “Tirana” në 1995. Autori i saj është Hafiz Ibrahim Dalliu, “tirons” i vjetër, një ndër të paktët hoxhë patriot i kohës.

Hoxha poet e patriot
Ibrahim Dalliu leu në Tiranë, në vitin e largët 1878. U shkollua ndër shkolla fetare në Turqi dhe punoi më së shumti si hoxhë, sikurse quheshin asokohe si hafiz. Ishte ithtar i vendosur i gjuhës shqipe. Që në 1901 jepte mësim në gjuhën shqipe. Më vonë, ishte mësuesi i nxënëseve të para të Tiranës. Shumë prej këtyre nxënëseve u bënë mësueset e para në Tiranë. Në kohën e “Hyrijetit”, në 1908, ishte anëtar i organizatës “Bashkimi”. Ishte pjesëmarrës i Kongresit Arsimor të Elbasanit dhe, për pak kohë, edhe mësues në Normale. U dënua me burgim të përjetshëm, e më vonë me dhjetë vjet burg, në kohën e ekspeditës ndëshkimore ogurzezë të Shefqet Turgut Pashës. Doli nga burgu vetëm me ndërhyrjen energjike të Hasan Prishtinës, asokohe deputet në Parlamentin turk. Pas kësaj mori pjesë me armë në dorë në çetën patriotike të Krujës. Pas Luftës së Dytë Botërore u dënua me burgim. Mbylli sytë në Tiranë në 1951. Ishte 73 vjeç. Në një nga poezitë që ka lënë pas, pak para se të vdiste, ka shkrojtur: Po kërkove bukën, të japin urinë/ Po kërkove jetën, të japin patërdinë/ Po kërkove gjumin, të japin llaftarinë/ Po kërkove nderin, të japin poshtërsinë/ Po kërkove shokun të japin pabesinë/ Po kërkove besën, të japin tradhëtinë/ Po kërkove mëshirën, të japin gjakësinë/ Po kërkove njeriun, të japin kafshërinë/ Po të jesh shenjtor, të bashkojnë me qenërinë/ Po kërkove dritën, të japin errësirën…

Tirana e 15 mijë banorëve
Libri i Hafiz Ibrahimit hapet me një paraqitje të shkurtër të Tiranës. Shikojeni se si ishte ajo në pragun e Pavarësisë: “Sikurse dihet, Tirana a athershme ka qenë një nënprefekturë e lidhme me prefekturën e Durrsit dhe me vilajetin e Shkodrës. Kishte pesëmëdhjetë mijë frymë dhe njëqind e tre katunde e me njëzet e sa mijë frymë. Përpos njëqind e sa shtëpive ortodokse, të isntalueme brenda në qytet, dhe pesë a gjashtë shtëpish katolikësh, populli ishte krejt mysliman shqiptar, ehli synet. Ka pasë këtu dymbëdhjetë teqe kaderish e halvetish, dhe nja tri a katër shtëpi bektashish, por këta s’kishin ndonjë randësi, sepse populli ishte krejt i lidhun me medrese, ku mësonin tre myderrriza. Në Tiranë ka pasë të mëdha e të vogla nandëmbëdhjetë faltore (xhamija) e tri kisha. Tiranasit kanë qenë gjithnji të bindshëm ndaj qeverisë tyrke, jepshnin rregullisht ushtarë, vergji, xhelep, taksë rruge e të tjera; kurse Shkodra, Mati, Dibra, ishin të përjashtuem nga pagesat e sipërtregueme dhe nga asqerllëku. Tirana ka qenë qendra e nji batalioni ushtarak dhe e oficerit të një divizioni të redifijes. Qeveria e Hamidit, me gjithë që kishte një influencë, asnjëherë nuk ka mundë me formue këtu një qetësi të plotë, sepse populli ishte i armatosun dhe se vrasësit e grabitësit, o ikshin në Mirditë e në Mat, ose përkraheshin prej bejlerësh e disa shtëpive të para. Në qarkun e Tiranës, vit për vit, vriteshin njëqind deri njëqind e njëzet shpirt, por vrasësit rrallë u shtishin në dorë. Vjedhja, grabitja, martesë gocash përdhunisht vazhdonte, por guximtarët e atyne punëve, me përjashtim të ndonjanit, që s’ishte as i beut e as i agait, nuk u burgosshin dhe nuk shifshin ndonji dënim. Shtëpitë e bejlerëve, përpos shtëpisë së Abdi beut e të Refik beut, ishin të tana qurna kaçakësh e katilash. Çdo be mbante mbas vetes një tufë njerëz të armatosun e ashtu kishin një influencë të madhe në popull. Gjithashtu kishin influencë të madhe edhe katër a pesë shtëpi agallarësh… Mbi popull rëndonin ma tepër asqerllëku dhe të dhjetat… Asqerllëku ishte gjashtë vjet, por nganjiherë qëllonte luftë e rrinin deri në tetëmbëdhjetë vjet pa ardhë në shtëpi të vet. Shpesh shkonin redifë në Jemen me mija njerzish e ktheheshin me qindra; të tjerët o ishin vra, o kishin vdekë. Prandaj, për të shpëtue prej shërbimit ushtarak banin çmos… Jepnin rryshfet, martoheshin me jetime, vazhdonin në medrese si talebe (nxënës) disa vjet me radhë, e prej kësaj myderrizat kishin nji influencë në popull, për shkak se shpëtimi nga detyra ushtarake varej nga vërtetimi i myderrizit…”.
Hafizi na jep një shpjegim shumë interesant në lidhje me ndarjen e popullsisë në fillim të shekullit XX. Sipas tij një pjesë e “tironsve” ishin mbështetës të thekur të Sulltan Abdyl Hamitit. Një grup i dytë, fort i madh, ishin krejt indiferentë. Vetëm “një pakicë ishtë që donin ndryshimin e formës së qeverisë dhe mundoheshin me përhapë idenë kombëtare, të cilët quheshin shqiptarë”. Këta, “shqiptarët”, shumë shpejt do ta shihnin veten pisk. Hoxhallarët anadollakë e patën të lehtë të përhapin fjalë se ata ishin “të shitur te nemcja”. Një nga të parët ishte vetë Hafiz Ibrahimi, i cili kishte dhënë mësim në gjuhën shqipe në një shkollë të financuar nga Austro-Hungaria. Patriotët me mbiemra të njohur, Toptani, Ndroqi, Kukaleshi, Dalliu, Mehmeti, Dalliu, Qosja, Llagami, Beshiri, Karapici, Hidi, Elezi, Fortuzi, Këlliçi, Petrela, Arbana, Stërmasi, Maçi, Luga, Qorraliu, Kondi, Jasa, Bakiu, Tafaj, Hallulli, Harasani, Dauti, Myderrizi, Duka, Skënderi, Vathi, Bogdani, Sauku, Bali, Jahja, Kruja, Kolli, Disha, Çali, Kafexhiu, Pazari, Zela, Vogli, Skapati, Huta, Mema, Bodinaku, Xhepa, Kasa, Çela e plot të tjerë vunë jetët e tyre seriozisht në rrezik përballë mërisë së injorancës. Kjo gjendje vazhdoi deri kur në verën e 1910 mbërriti në Tiranë ekspedita ndëshkimore e Shefet Turgut Pashës. Ushtria osmane u vendos atje ku sot është ish-Kombinati “Misto Mame”. Për herë të parë në historinë e Tiranës u vendos shtetrrethimi. Vetë Hafiz Ibrahimi u arrestua bashkë me “shqiptarë” të tjerë. “Trishtimin dhe idhnimin që hoqën  ato ditë shtëpitë e shqiptarëve – shkruan ai – s’ka penë në botë që ta përshkruajë, sepse nuk ishte pa e dëgjue kurrë ajo farë barbarizme…”.

Pavarësia në Tiranë
“Aventura” patriotike e Hafiz Ibrahimit vazhdon gjatë, nga burgjet osmane e deri në Selanik e Elbasan, ku rikthehet sapo rihpaet Normalja, pastaj në Tiranë. Ndërsa Ismail Qemali udhëtonte drejt Vlorës, ndërsa trupat serbe i ishin afruar Krujës, ja se çfarë ndodhte në Tiranë, në kryeqytetin e ardhshëm: “… Më 26 të Nandorit, duel tellali në mëngjes e u mblodh populli në fushë të nënprefekturës ku zoti Refik Toptani mbajti këtë fjalim të mallëngjyeshëm: O vllazën! Me hidhërim të madh po ju them se e pru puna me u nda prej vllazënve tanë tyrq dhe me zbritë bajrakun e atyne që ka value ktu me qindra vjetsh edhe me e ngref qeverinë kombëtare e me ngrejtë flamurin e Shqipnisë. Dhantë Zoti e u puqshim kështu si sot, gojë ndër gojë, që ashtu të mundemi me e ruejtë atdheun tonë nga të shkelunit e anmikut. Rroftë Shqipnia në vete, rroftë vllaznimi, rroftë flamuri kombëtar! Shqiptarët e duartrokitën me lot gëzimi dhe halldupët, me vaj në buzë, gërthitën: Rroftë!”. Vetë Hafizi në fund të faqes ka sqaruar: Refiku ishte i shtrënguem me e fillue fjalën në atë mënyrë për shkak që të mos dilte aty ndonjë konflikt me halldupët… “Shqiptarët”, më në fund, kishin korrur një fitore të madhe, porse ajo ishte vetëm e para. Serbët shumë shpejt hynë në Tiranë dhe Pavarësia e humbi thuajse krejt kuptimin. Pas kësaj vijuan ngjarjet me Princ Vidin, Esat Pashën, Haxhi Qamilin dhe të tjerët dhe “shqiptarët” u strukën sërish. Por kjo është një histori tjetër. Flamuri me dy krerë, më në fund ishte valëvitur në Tiranë.

FLUKS TURISTESH TE HUAJ NE BERAT per kete sezon veror 2012

Monumentet hisorike e kulturore me qira, jo modelit emfiotik

Elsa Demo
Asnjë nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dje në seancën dëgjimore përballë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk u shpreh kundër praktikës së dhënies me qira të monumenteve të kulturës. Por të gjithë janë kundër modelit ekonomik që propozon qeveria nëpërmjet këshilltarëve, ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës. Është një nismë që në një kuadër të paqartë e të paplotë ligjor (projektligji Për Trashëgimin është akoma tavolinave) justifikon rijetëzimin e serie monumentesh të kategorisë së parë, pra kombëtare, në aspektin vetëm ekonomik.
Siç dihet, në janar, ministri i Kulturës Aldo Bumçi, e deklaroi këtë nismë dhe përmendi disa modele suksesi se si mund të ndodhë kjo. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe e këshilltari i kryeministrit Neritan Ceka kanë komentuar gjithë të mirat e kësaj pune si vijim strategjisë së kryeministrit për turizmin. Reformatorët sjellin si precedentë praktikat e mëparshme të dhënies me qira në Kalanë e Lëkurësit, Petrelës, Prezës apo projekti shumë i rëndësishëm në Kalanë e Lezhës. Siç shihet janë kryesisht kalatë që preken nga qiratë afatgjata.
Pse merret si ideal modeli i Lezhës? Sepse ky projekt parashikon që pjesa e sipërme e rrënojave të kalasë, të rindërtohet e të përdoret për aktivitet biznesi bar-restorant siç janë të gjitha aktivitetet e deritanishme të privatëve, atje ku ka, në monumente. Në rastin e Lezhës “kompania” merr përsipër mirëmbajtjen e monumentit dhe restaurimin e mureve të objektit në përdorim, duke qenë nën kontrollin e specialistëve.
E njëjta praktikë synohet në objektet e nismës.
Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve i përfaqësuar nga Lorenc Bejko, Artan Lame, Iris Pojani, Gjerak Karaiskaj e Mustafa Nano argumentuan para Komisionit Parlamentar se janë kundër emfiteozës termi i përdorur për qiratë afatgjata apo dhënien me koncesion të monumenteve të kulturës për 30-40 vjet a më shumë. Në emër në shoqërisë civile në përgjithësi, që është shprehur kundër në media në këta dy muaj, Forumi e quan domethënëse që e vetmja nismë e IMK-së në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë të jetë dhënia me qira e monumenteve.
Lorenc Bejkon, arkeolog, ish drejtor i Monumenteve të Kulturës, kjo nismë e shqetëson për tri arsye. Ai sheh në listën e monumenteve të kulturës që do të preken nga dhënia me qira afatgjatë, një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë të lashtë po edhe mesjetare të Shqipërisë, “gjë që do të thotë se përbën një bërthamë shumë të rëndësishme të atij identiteti kombëtar që duhet ruajtur dhe duhet promovuar si i tillë”.
Së dyti, propozimet që vijnë nga IMK dhe nga MTKRS nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Restaurimit, janë Kalaja e Lezhës dhe Kalaja e Ndroqit, dy shembuj që jepen si modeli mbi të cilin do të ndërtohet edhe dhënia me qira afatgjatë e monumente të tjera.
Së treti: Legjislacioni e shpreh qartë se në monumentet e kulturës as nuk mund të mendohet rindërtimi mbi rrënoja, siç propozohet në kalanë e Lezhës. Bejko nënvizon që Karta Shqiptare e Restaurimit e miratuar në vitin 2007 me një vendim të Këshillit të Ministrave, kërkon respektim e një parimi: të mos ndërhyjmë duke rindërtuar gjëra që mistifikojnë thelbin historik të monumenteve.
Bejkon e shqetëson aftësitë e kufizuara që kanë strukturat e shtetit sot për ta garantuar procesin e dhënies me qira të monumenteve apo atje ku mund të kërkohet ndërhyrja e sektorit privat. “Sektori publik është larg aftësisë për ta kontrolluar këtë proces.” Dhe së fundi, specialisti shqetësohet që “sistemi i trashëgimisë kulturore është kapur prej fyti që nga viti 2009 nga shumë pak individë”, të cilët nuk lejojnë as të zhvillohet e as të ecë përpara projektligji për trashëgiminë, as të merren parasysh amendimet e para katër viteve.
Rajmonda Bulku është gati e prekur nga problemi që ngrenë këta profesionistë e aktivistë. “Ky shqetësim qëndron edhe tek ne”, thotë ajo, duke nënkuptuar me atë ne shumicën. Është sjellje e shëmtuar si është vepruar me disa kala. Për mua nuk duhen dhënë me qira, po si të veprojmë? Si mund të shpëtohen? Ky është halli i përbashkët.”
Mustafa Nano i përgjigjet se mjafton që vendimi që do të merret, t’i bindë të gjithë.
Po cili është konteksti evropian me administrimin privat të trashëgimisë kulturore?
Iris Pojani dallon tri modele. Njëri njeh vetëm shtetin si administrator të monumentit të kulturës. Modeli tjetër, më i shëndetshmi e më i qëndrueshmi, është vendosja e partneritetit të mirë privat-shtet dhe i treti, model ekstremist e quan ekspertja e trashëgimisë, është dhënia me qira afatgjatë apo emfiotike e trashëgimisë kulturore. Pojani pjesëmarrëse në hartimin e ligjeve në vite “Për Trashëgiminë”, kujton përvojën 15-vjeçare që ka ndodhur në Evropë si Itali, Francë dhe në vendet anglosaksone, e që është mbyllur në vitin 2005. “Në këtë vit UNESCO, Këshilli i Evropës, arrijnë në përfundimin se administrimi i trashëgimisë në këtë mënyrë, me dhënie emfiotike apo me privatizim, është një model që duket shumë bukur në fillime, sepse i jep një fitim të shpejtë shtetit dhe privatit, por me kalimin e kohës degradon, pra është një model jo i qëndrueshëm.” Rekomandimi 1730 për administrimin privat të trashëgimisë kulturore, që ka nxjerrë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i hap rrugën balancës së mirë privat-shtet. Sektorit privat i besohet një pjesë e shërbimeve në monumentet e kulturës, administrim i pjesëve të vogla si dyqane, muze apo i konservimit të fondeve muzeale, por “kalimi qoftë vetëm te privati, qoftë vetëm te shteti, pra jo ekskluzivitet i njëri apo tjetrit sektor, konsiderohet si zhbalancim i kësaj fushe”.
Gjithnjë sipas përvojës që citon Iris Pojani, për t’i hyrë këtij procesi rijetëzimi, do duhej kryer një studim i krahasuar për përgjegjësitë e të dy palëve, publik dhe privat, për të parë modelet që nuk kanë funksionuar apo modelet e reja që po dalin. “Një nga pikat e rekomandimit të Asamblesë është që një pjesë shumë e madhe se siteve që iu jepen privatëve humbin edhe atë që quhet potencial arkeologjik, si për shembull në Kalanë e Ndroqit apo të Lezhës ku potenciali arkeologjik është njëqind për qind. Si mundet shteti t’ia lërë në dorë një privati i cili nuk ka njohjen më të domosdoshme të trashëgimisë kulturore? Si nuk janë konsultuar këto dokumente? Ç’është ky qëndrim nga institucionet tona shkencore që bëjnë propozime të këtij tipi?” pyet Pojani.
Alternativa që ofrojnë modelet emfiotike, siç vëren Pojani në listat e hershme dhe të ardhme, partneriteti privat-shtet sheh vetëm bare e restorante. Në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” thuhet: “Monumentet e kulturës të kategorisë I dhe II në qendrat historike, qytetet-muze dhe ansamblet-muze mund të shfrytëzohen edhe për funksione të tjera, që nuk cenojnë në asnjë mënyrë vlerat e tyre. Aty mund të vendosen institucione shtetërore ose private, si muze, biblioteka, atelie monumentesh, fototeka, galeri artesh dhe ekspozita të ndryshme.” Pra ligji nuk përmend modele administrimi të monumenteve me bare dhe restorante. “Unë shoh se i vetmi aktivitet që ne bëjmë është restoranti”, përfundon Pojani.
Ndonjë anëtari të Komisioni si Gerti Bogdanit kjo seancë i duket thjesht humbje kohe ose së paku të thuhet se çfarë kanë bërë në vite të tjerët, si janë betonuar rrënojat e Durrësit? Kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj u kujtoi të pranishmëve se Komisioni ka detyrimin dhe përgjegjësinë edhe të monitorimit të ligjeve të cilët tashmë janë të miratuara. Sugjerimet për këtë çështje nga përfaqësuesit e shoqërisë civile do t’i vlenin komisionit për të ditur se çfarë mund të përmirësohet në kuadrin ligjor, e ndoshta për të thirrur në një seancë të ardhshme Ministrin e Kulturës Aldo Bumçi.
Artan Lame hedh poshtë qëndrimet e personave që e trajtojnë dhënien me qira afatgjatë të monumenteve në bazë të legjislacionit ekzistues. Ai e quan absurde që të përdorësh të njëjtin legjislacion të dhënies me qira të objekteve publike edhe te trashëgimia kulturore. E nëse thuhet se kjo histori po ndodh sepse shteti s’ka takat t’i mirëmbajë këto objekte, që janë “monumente të palcës së vet, atëherë shteti duhet të ngrejë duart përpjetë”, shton Lame, dikur drejtues në Ministrinë e Kulturës për trashëgiminë. “Eksperienca e këtyre viteve ka treguar se si nuk duhen bërë gjërat. Jam pro dhënies me qira, por një pjesë e atyre që janë dhënë me qira, ka treguar që shteti nuk është në gjendje t’i mbajë. Në këtë 100 vjetor të pavarësisë tingëllon jo mirë fakti që mendohet për të dhënë me qira dhe për 100 vjet të tjera një pjesë të qenësishme të trashëgimisë kulturore, duke ua hequr brezave të tjerë të drejtën për të vepruar e për ta mirëmbajtur atë sipas një koncepti totalisht të ndryshëm.”
Në përfundim, Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve i bëri të ditur Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk mund të jepen me qira monumente me rendësi kombëtare, por objekte të rëndësisë relative apo rajonale. Dhënia me qira bëhet për afate të shkurtra 2-5 vjet, pas kësaj për 5-10 vjet, në mënyrë që të shihet sjellja dhe serioziteti i investitorit. Edhe ky i fundit nuk duhet të ketë si veprimtari jetike marrjen me qira të një mjedisi brenda monumentit. Argumentin kryesor pro kësaj nisme se dhënia me qira bëhet për shkak se mungojnë shërbimet restoratore në këto objekte, Forumi e quan të pabazë, sikur “IMK-ja të ketë funksion kulinar dhe jo atë të mbrojtjes së trashëgimisë”. Madje Forumi dyshon se i gjithë ky proces mbështetet për të mbuluar dhënien me qira të disa objekteve të paracaktuara dhe personave të paracaktuar.

Përvoja e Karaiskajt:
Kam gabuar njëherë
Prof. Gjerak Karaiskaj, ish drejtor i Monumenteve të Kulturës, me përvojë 40-vjeçare në fushën e trashëgimisë, në studimin e fortifikimeve në veçanti, kujtoi dje një historik të dhënies me qira të kalave mesjetare. “Shfrytëzimi si lokale ka filluar që para nëntëdhjetës në ato kala që ishin një potencial turistik. Për shembull në kalanë e Gjirokastrës, një lokal nën tokë përdorej për turistët. Apo lokali në kalanë e Shkodrës. Në të dyja rastet lokalet nuk i kanë kalatë por as u kanë dhënë gjë atyre.”
Nga një epokë tjetër, e lulëzimit të sektorit privat, Karaiskaj sjell shembujt e praktikës me Kalanë e Lëkurësit në Sarandë ku nuk është bërë asnjë dëm, sepse monumenti i periudhës së Ali Pashës, nuk kishte shtresë kulturore, nuk do t’i prekej asgjë nga muret. Edhe një lokal që ka qenë i ushtrisë italiane i 1920-ës, u la në ato përmasa, në ato elemente dhe është transformuar duke iu përshtatur një periudhe të hershme.
Në Kalanë e Petrelës, projektin e të cilës e ka bërë Karaiskaj, rikonstruksioni u bë identik ashtu siç ka qenë. “Dhe prapë e shoh me rrezik sepse është e pamundur që ta kontrollosh biznesmenin, dhe nuk di që ai biznesmen t’i ketë dhënë ndonjë gjë Kalasë së Petrelës. E pranoj vetë gabimin.”
Përdorimin e kalave nga privatët Prof. Karaiskaj e quan rrezik. Ai nuk është kundër rigjallërimit total, por “çdo rast duhet parë me preçedencë dhe projekti të bëhet nga specialistë të mirëfilltë të kësaj fushe. Nëse nuk ju pëlqejnë këta të Shqipërisë, merrini jashtë, ka sa të duash”.
Projekti në Kalanë e Lezhës që reformatorët e quajnë modelin më të mirë, prof. Karaiskaj e quan flagrant. Në një kala bizantine jashtëzakonisht të rëndësishme, ku ato pak gërmime që janë bërë kanë dhënë rezultate shumë të mira, nuk mund të ringrihen rrënojat me hamendje, përndryshe objekti del jashtë përdorimit.
Ai propozon që investitorit privat t’i lejohet ngritja e një lokal prej druri afër murit të kalasë dhe ai të ketë përgjegjësi për forma të mirëmbajtjes së monumentit.
Në vitin 2004 disa raste të dhënies me qira të monumenteve nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës, u konsideruan shkelje të ligjeve dhe vendimeve “Për trashëgiminë kulturore”, “Për shpalljen pasuri kulturore të disa kalave dhe kështjellave”, “Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore”. Atëkohë, vetë Karaiskaj ka pasur përvojë në zgjidhjen e kontratave të qirave në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Bëhej fjalë për dy kullat në Kalanë e Bashtovës në Gosë të Kavajës, një ambjent gjashtëkëndor në tarracën e Kalasë së Porto-Palermos, Akropoli i Kalasë së Beratit, Kulla veriore e Kalasë së Prezës, një ambjent në Kalanë e Shkodrës, Kulla B në Kalanë e qytetit të Durrësit dhe “Hamami Turk” po në Durrës.
Dhënia me qira e pronave të tilla shtetërore, pasuri kombëtare e me vlera historike është e lejueshme, por një nga kushtet e kontratës me privatin është investimi që ai duhet të derdhë, për qëllime turistike dhe pa i ndryshuar apo bastarduar mjediset e monumentit. Në një nga nenet e ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore” thuhet se “monumenti i kulturës mund të rijetëzohet për qëllime administrative dhe social-kulturore, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit. Për çdo rast shfrytëzimi i monumentit të kulturës lejohet vetëm pasi të jetë lidhur kontrata, ndërmjet përdoruesit dhe pronarit, i cili është i detyruar të vërë në dijeni Institutin e Monumenteve të Kulturës.”
Disa monumente dhënë me qira:
Kalaja e Shkodrës,      Restorant
Kalaja e Lezhës,          Restorant, Motel, etj (projekt).
Kalaja e Krujës,           Restorante
Kalaja e Prezës,           Restorant
Kalaja e Ndroqit,        Restorant                     (projekt).
Kështjella e Petrelës,  Restorant
Kalaja e Durrësit – Torra, Klub
Kalaja e Elbasanit,      Restorant
Kalaja e Tepelenës,     Klub
Kalaja e Lëkurësit,      Restorant
Disa monumente nga lista e MTKRS-së
Flitet për të dhënë ndër të tjera:
Kështjella e Porto Palermos,
Kullë tjetër në Kalanë e Elbasanit,
Kalaja e Bashtovës,
Hamamet e Durrësit, etj.
Burimi: Shekulli.com.al

Sezoni turistik- lufta e operatorëve për ekzistencë - VS - Turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit

on Tuesday, 25 September 2012. Posted in Editorial
strategjia e turizmit është akoma vite dritë larg projektimit e jo më realizimit të saj për turizmin shqiptar.
Albanian Travel Magazine - We Make You Dream Holidays Vasil Bedini
Jemi drejt fundit të sezonit turistik të 2012-ës dhe themi se ne operatorët turistikë mund t’i bëjmë një pasqyrë vetes sonë dhe situatës turistike pa pritur që të mbarojnë edhe këto dy javë, të cilat nuk është se do të sjellin me vete ndonjë mrekulli me ndikim të drejtpërdrejtë të në të gjithë sezonin. Jemi edhe të ndërgjegjshëm që nën ndikimin e krizës botërore nuk mund të prisnim ndonjë bum, pavarësisht deklaratave dhe pritshmërive për fluks të paparë turistësh. Por ama kemi plotësisht të drejtë të shprehim pakënaqësinë tonë të thellë e tashmë të përvitshme për problemet e mëdha sidomos lokale, që vazhdon të vuajë turizmi shqiptar, sidomos ai bregdetar. Vlora dhe Saranda si dy qytetet më të preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj vazhdojnë të vuajnë neglizhencën totale të strukturave lokale dhe qendrore. 
Sektori i turizmit vazhdon i vetëm në përpjekje maksimale që t`u ofrojë pushuesve kushte komode dhe shërbim cilësor, por a mjafton një dhomë komode dhe një restorant me ushqim të mirë për të bërë turizëm? A mundë të konkurojmë shtetet fqinjë që në sezon janë totalisht të përkushtuar ndaj turistëve?  A mos vallë atje paguhen taksat për të hequr mbeturinat dhe këtu jo? A mos vallë atje paguhen taksa për trasportin publik dhe këtu jo? Po shërbimi mjekësor, mjetet e lundrimit e shumë probleme të tjera që nuk kanë fund tek ne? Përkundrazi, ndodh e  kundërta,  ne paguajmë 2 -3 herë më shumë se kolegët tanë jashtë kufijve, duke patur një taksë fjetjeje që është më e larta në rajon, plot 20%. Një gjë është e sigurtë; pa operatorët privatë nuk do të kishte turizëm në asnjë pjesë të bregdetit por edhe të të gjithë vendit.  Jugu i Shqipërisë me përpjekje dhe luftë ka arritur të ketë emër dhe jo luftë me fqinjët për konkurencë por luftë me strukturat lokale që dhe pas 20 vitesh nuk e kanë një plan dhe një projekt konkret për zhvillimin e turizmit, pasi  vazhdojnë ndërtimet pa kriter dhe shkatërimi i bregdetit me gurë dhe kioska..Është e qartë se strategjia e turizmit është akoma vite dritë larg projektimit e jo më realizimit të saj për turizmin shqiptar. Por mund të bëhen me vullnet të mirë e pak ndërgjegje politike dhe qytetare (referuar qeverisë por edhe konsumatorit) shumë gjëra që ta nxjerrin turizmin shqiptar nga gracka e binomit krevat-shezllon, dhe ta çojnë drejt organizimit të turizmit të vërtetë, me ture, aktivitete, ambiente të bukura që duhen mbrojtur e respektuar edhe jashtë litarit privat e sidomos me taksa normale e të përballueshme, që do të hiqnin qafe njëherë e mirë apartamentizimin e turizmit dhe do të çonin lekë në arkën e shtetit por edhe të biznesit shqiptar gjithashtu. 
Mare nga AlbaniaTravel.info http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/editorial/item/sezoni-turistik-lufta-e-operatoreve-per-ekzistence

Por ja cfare u tha ne SIMPOZIUMIN ; Turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit
Aldo Bumçi: Turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit
slide_im_simpoziumi_aghroturizmiNë kuadër të Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit 2012, u diskutua sot, në një simpozium, zhvillimi i turizmit Shqiptar, arritjet dhe objektivat.
Pjesëmarrësit në këtë Simpozium janë MTKRS, USAID, Shoqata Shqiptare e Turizmit ( ATA), Unioni i Operatorëve Turistik (UOTSH), GIZ, AKT, përfaqësues të qarqeve dhe njësive vendore, etj.
I pranishëm në simpoziumin, “Turizmi Shqiptar në Rrugën e Zhvillimit”, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, bëri me dije se nga  të dhënat e fundit statistikore për periudhën janar-gusht 2012 rezulton se në Shqipëri kanë hyrë 524.983 vizitorë të huaj, 25 % më shumë krahasuar me këtë periudhë në vitin 2011-të. Aktualisht janë regjistruar 752 njësi akomodimi me një kapacitet prej 25.000 shtretërish. Turizmi familjar, përfshin rreth 15.000 shtretër. Numri në total i shtretërve arrin në 40.000. Gjithashtu ka 250 agjenci udhëtimi aktive në sektorin e turizmit, tha ministri Bumçi.
Ministri i Turizmit tha gjithashtu se si asnjëherë tjetër Shqipëria ka pasur vëmendjen e agjensive dhe mediave më prestigjoze të botës duke përmendur faktin se gjatë vitit 2011 vendi ynë u klasifikua nga revista prestigjioze LONELY PLANET, në 10 vendet më të mira (Top 10) për t’u vizituar gjatë vitit 2011. Revista të tjera prestigjioze si “The Guardian” Antena + në Francë e kanë evidentuar Shqipërinë si “sekretin e fundit “ në Mesdhe. Ndërsa një nga revistat dhe guidat turistike më të njohura në Shtetet e Bashkuara e quajtur Frommer’s, së fundmi ka publikuar një listë me destinacionet më të mira në të gjithë botën për tu vizituar në vitin 2012. Sipas kësaj renditje, Frommer’s vendos në vend të parë të listës, Shqipërinë, duke e përcaktuar vendin tonë si vendin më të mirë për tu vizituar në vitin 2012.
Sipas ministrit, aktualisht MTKRS është në fazën e pregatitjes së Strategjisë së re Sektoriale të Turizmit 2013-2020. Objektivi kryesor i këtij dokumenti do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit nëpërmjet një Plani Kombëtar të Zhvillimit të Turizmit i cili do të integrojë kujdesin për mjedisin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shfrytëzimin gjithëkohor të burimeve turistike në të gjithë vendin.

Hartimi i Planit është një proçes gjithëpërfshirës dhe komunikues, i shoqëruar nga një plan veprimesh të zbatueshëm dhe të qartë, me përgjegjësi të përcaktuara, afate kohore, buxhet dhe monitorim të vazhdueshëm, shtoi ndër të tjera Z. Bumçi.

Qeveria shqiptare me  përfundimin e projekteve madhore në infrastrukturë, do të fillojë të promovojë fuqishëm sektorin e turizmit,  tha në fund të fjalës së tij ministri.
Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri, Z. Jim Barnhart tha se për një turizëm të qëndrueshëm duhet fokusuar edhe në zhvillimin e bizneseve turistike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, etj. 
Në lidhje me zhvillimin e turizmit në Shqipëri foli gjatë simpoziumit edhe Drejtori i Programit të Zhvillimit Ekonomik, GIZ, Z. Helmut Mueller Glodde, Znj. Matilda Naço, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Turizmit (ATA) si dhe Z. Sadik Malaj, Kryetar i Unionit të  Operatorëve Turistik (UOTSH).
Sipas të dhënave të publikuara për Shqipërinë nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve (ËTTC), kontributi direkt i turizmit në PPB gjatë vitit 2011 ishte në vlerë monetare 81.4 miliard lekë ose në përqindje 6.1% e totalit të PBB, ndërsa kontributi total i turizmit në ekonomi në vlerë monetare 287.9 miliard lekë ose në përqindje 21.7% të PPB-së.mare ngahttp://www.mtkrs.gov.al/web/Aldo_Bumci_Turizmi_shqiptar_ne_rrugen_e_zhvillimit_1160_1.php

Sporti Alpin i bashkon te gjithe...


Me rastin e 100 vjetorit te panvarsise, alpiniste dhe dashmires te natyres e malit te "Shoqates Dajti Alpino Turistik" ne bashkepunim me Federaten e Alpinizmit Shqiptar ate Kosovar e Maqedonise organizuan nje ngjitje simbolike ne piramiden 25 ne Majen e Kepit te Canit 2116m (afer malit Korab), pika ku bashkohen kufijte e ketyre tre shteteve, me dt 23 shtator ore 13;15 

Festivali i monodramës, shfaqje në pikat turistike

Korçë Shtator 26,2012 - 13:28 Korça ka mirëpritur për të shtatin vit radhazi Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës "Albamono". Festivali ka nisur rrugëtimin në teatrin "Andon Zako Çajupi", për të vijuar më pas me shfaqe të tjera. Në  Albamono do të marrin pjesë 12 vende të rajonit. Regjisori Dhimitër Orgocka tregon se këtë vit në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë një rëndësi të vecantë iu është kushtuar trevave shqipfolëse, Kosovës dhe Maqedonisë.

"Meqënëse jemi në kuadër të 100-vjetorit, i kemi dhënë pak përparësi trevave shqipfolëse, dhe e kemi quajtur këtë festival, festivalin e 100-vjetorit. Në të kemi ftuar dhe trupa nga Kosova, shqiptarët e Podujevës. Po meqënëse e kemi dhe festival ndërkombëtar kemi dhe nga shtetet që na rrethojnë", tha regjisori Dhimitër Orgocka.

Festivali Ndërkombëtar Albamono edhe këtë vit do të zhvendoset duke qënë më pranë publikut. Monodramat do të shfaqen në zonat turistike të rajonit të Korçës si Voskopoja, Dardha etj. Festivali do të zhvillohet përgjatë 6 ditëve në përfundim të të cilave juria do të ndajë dhe çmimet për më të mirët e edicionit të shtatë.

Jorgjeta Gjançi    

Flasim per nje VERE SHQIPTARE, dua te dih me shume 24-09-2012

Walking in Albania mountain, The Balkan trip by a tourist from Repubblic Ceca


An Albanian truck driver saved us about 5 hours of walking. This is part of our Balkan trip 00:00 Plitvička jezera, 01:01 Albania, 07:57 Črna Gora (09:24 Nevidio Canyon), 13:15 Republika Hrvatska (Freediving & np Krka).

Paragliding festival in Vlora. Aeroclub Albania Sep. 2012

J.Bejko, R.Dorozhani, A.Proko, Dajana, Sheila, Aurora
+ 2 German tourists

25 settembre 2012

REPORTAGE DEL VIAGGIO IN ALBANIA DI BICI & SOLIDARIETA DI 11 CICLISTI PUGLIESI, per la voce di carovigno



MIMMO CIACCIA PRESENTA IL GIRO DELL'ALBANIA 20-23 SETTEMBRE

Dir. Resp. Giuseppe Elia Brandi

Video Mimmo Ciaccia



in data 24/set/2012

11 CICLISTI E 3 ACCOMPAGNATORI DI BICI & SOLIDARIETA' DURANTE IL LORO GIRO DELL'ALBANIA. 20 - 23 SETTEMBRE 2012

Dir. Resp. Giuseppe Elia Brandi

Video Mimmo Ciaccia

GIANCARLO LOCOROTONDO DI BICI & SOLIDARIETA' RICORDA LO SBARCO DEGLI ALBANESI SULLE COSTE PUGLIESI ALL'INIZIO DEGLI ANNI NOVANTA.

Vlora Albania 2012, Sole, Mare, Montagna, Amore e un mondo di tradizioni ...


Vlora (Vlorë quajtur në Itali) është qyteti më i Italo-Shqiptare që të gjithë flasin italisht, kemi ngrënë dhe në jug të Italisë, 300 ditë me diell, deti është jashtë kufijve, sende të jashtëzakonshme për çdo plazh 5 Flamurit Blue në Jug Vlorë, kanë një verë të mirë, shërbimet hoteliere janë të mëdha, pamje të bukur, njerëzit miqësore, të gjitha gjuhët që flasin ndryshme: Italisht (pothuajse 100%) anglisht, spanjisht, greqisht, gjermanisht, ... Pastaj vajzat janë shumë të bukur dhe nuk janë shumë të vështirë, pubs dhe aq shumë gjëra të mira për të detit dhe maleve, sidomos I liked se si det Dhermi dhe malore si Llogora Parkut Kombëtar Llogora me mjetin që ka të gjitha ... ahhhh Distanca nga Llogora Dhermi është vetëm 20 minuta me makinë ... detit Jon cristal në male (mbi 1000 masl) në vetëm disa minuta ... shumë e mirë .... ueyyyyyyy harruar kostot gjysmën gjithçka e Italisë, madje edhe më pak. Për vizitë info Vlorës (Valona http://www.newbusinessrelocation.com/ në Shqipëri)

VLORA - Vlorës ngushticën e Otrantos Italisë
Vlora (Vlorë shqiptare apo Vlora, greqisht Αυλώνας, Aulónas) është një qytet i 124.000 njerëz në Shqipëri, portin e dytë më e madhe në vend pas Durrësit. Ajo është e vendosur në pjesën jugperëndimore të gjendjes, në brigjet e Adriatikut, në të qarkut të njëjtin emër.
Port, me pamje ngushticën e Otrantos, është më efikas të bregdetit shqiptar dhe të mbyllë në Itali: është pak më shumë se 70 milje detare nga Punta Palascìa në bregdetin e Salento. Ajo është e mbrojtur nga ishulli i Sazanit Sazan () dhe Shef Cami (Kepi i Gjuhezes), pika veriori i Acroceraunians Malet (Karaburuni).

IDEAL Mesdheut KLIMA për pushime SUN, det, male dhe Dashuria
Vlora (Vlorë), është një qytet që gëzon një klimë mesdhetare. Kjo është një nga qytetet me ditët më diell në Evropë. Në fakt, ditën e qartë me diell kundër atyre shi dhe re, rreth 300 prej 365. Klima karakterizohet nga një verë shumë të nxehtë dhe një dimër të ngrohtë dhe i lagësht. Deti ofron të gjitha llojet e plazheve, plazhi me rërë tipike e plazheve të Adriatikut shkëmbore tipike e Detit Jon.
Vlora (chiamata Valona in Italia) è la città Albanese più Italiana giacchè tutti parlano Italiano, si mangia come nel Sud d'Italia, offre 300 giorni di sole, il mare è off limits, straordinario, robba 5 bandiere blu per ogni spiaggia al Sud di Vlora, hanno un buon vino, i servizi alberghieri sono ottimi, un paesaggio bellissimo, gente accogliente, tutti parlano diverse lingue Italiano (quasi il 100%) Inglese, Spagnolo, Greco, Tedesco,... poi le ragazze sono molto belle e ci sono un sacco di disco, pub e tante belle cose sul mare e montagna, particolarmente mi è piaciuto come mare Dhermi, e come montagna il Parco Nazionale di llogorà con il resort Llogora che offre tutto... ahhhh la distanza da Llogorà a Dhermi è di solo 20 minuti in macchina... dal mare cristalino dello Ionio alla montagna (oltre 1000 msnm) in solo pocchi minuti... troppo bello.... ueyyyyyyy DIMENTICAVO tutto costa la metà dell'Italia, anche meno. For info per visitare Vlora (Valona in Albania) http://www.newbusinessrelocation.com/

VLORA - VALONA sul Canale d'Otranto Italia
Valona (in albanese Vlora o Vlorë, in greco Αυλώνας, Aulónas) è una città di 124.000 abitanti dell'Albania, secondo porto del paese dopo Durazzo. Sorge nella parte sud-occidentale dello stato, sulle rive del Mar Adriatico, nel distretto omonimo.
Il porto, che si affaccia sul Canale d'Otranto, è il più efficiente della costa albanese ed il più vicino all'Italia: dista poco più di 70 miglia nautiche da Punta Palascìa, sulla costa del Salento. È protetto dall'isola di Saseno (Sazan) e da Capo Linguetta (Kepi i Gjuhezes), il punto più settentrionale dei Monti Acrocerauni (Karaburun).

CLIMA MEDITERRANEO IDEALE PER VACANZE DI SOLE, MARE, MONTAGNA E AMORE
Vlora, (Valona) è una città che gode di un clima mediterraneo. È una delle città con più giorni di sole dell'Europa. Infatti le giornate chiare con sole contro quelle piovose e nuvolose sono circa 300 su 365. Il clima è caratterizzato da un'estate molto calda e un inverno caldo e umido. Il mare offre tutti i tipi di spiagge, dalla tipica spiaggia sabbiosa dell'Adriatico a spiagge rocciose tipiche del mar Ionio.

24 settembre 2012

Projekti unik i turizmit në Shqipëri: bunkerët bëhen hotel, Një natë në Bed& Bunker do të kushtojë 8 euro.

Në bregdetin e Tales, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, Tiranë, 10 gjermanë dhe 10 studentë universiteti në Shqipëri po punojnë për një projekt unik turizmi. Ata po i kthejnë ish- bunkerët në dhoma hoteli, që mund të ofrojnë hapësirë deri për 8 njerëz.
Turistët do të mund të shikojnë panoramën e bukur të vendit përmes frëngjive të bunkerit, ndërsa ëndërrojnë poshtë një shtrese betoni 1.3 metra, raporton Spiegel Online.
Enver Hoxha ka ndërtuar 750 mijë bunkerë në formë iglu-je, duke reflektuar paranojën e diktatorit Enver Hoxha, që mendonte se vendin duan ta pushtojnë të gjithë.
Projekti është përgatitur si punim diplome nga Iva Shtrepi në Universitetin e Mainz, në Gjermani.
Markus Pretnar, profesor i Ivës, e pëlqeu aq shumë idenë sa mendoi se ajo mund të kthehej nga teoria në praktikë.
Ai thotë se vendi është i mbushur me bunkerë kudo. Ai vlerëson shumë bukuritë e Shqipërisë dhe shton se bunkerët mund të jenë perfektë për turistët backpackers.
Një natë në Bed& Bunker do të kushtojë 8 euro.
 












Nisin punimet për asfaltimin e segmentit rrugor Dragobi-Valbonë

Nisin punimet për asfaltimin e segmentit rrugor Dragobi-ValbonëTIRANË 23 Shtator 2012 - 20:40- Segmenti Dragobi-Valbonë që të çon në një prej destinacionet me potencialin më të madh të turizmit malor në Shqipëri, sikurse është Valbona, ka filluar të asfaltohet në të gjithë gjatësinë e tij.

Faza e fundit e asfaltimit të kësaj rruge në të 23 kilometrat e saj, nga segmenti Margegaj-Dragobi me gjatësi 12.5 km dhe Dragobi-Valbonë me gjatësi 10.6 km do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve, veçanërisht atyre të huaj që synojnë ecjen në peisazhe alpine sikurse është Valbona, një ndër perlat e turizmit malor shqiptar.

Punimet për asfaltimin e kësaj rruge i inspektoi ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi i cili në një prononcim për mediat tha se, "ky është një ndër objektet më të bukura të infrastrukturës që ndërtohet sot në vend, sepse të çon në një nga zonat më të bukura të vendit, me potenciale të mëdha të turizmit malor, sikurse është Valbona".

"Sezonin e kaluar ne nisëm rrugën dhe bëmë të mundur që për këtë sezon rruga të ishte e tëra e hapur në trasen e vet, duke bërë që të kontribuojë në rritjen e turizmit. Janë 28 mijë turistë që vetëm gjatë sezonit veror të fundit kanë vizituar Valbonën dhe bukuritë e saj, me një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar", tha Olldashi.

Kjo rrugë do të jetë me dy kalime, me shtresa të asflatuara me gjerësi 6 m, me bankina nga njëra anë dhe kunete betoni nga ana tjetër, duke mundësuar në këtë mënyrë një udhëtim komod drejt këtij destinacioni të mrekullueshëm të turizmit malor shqiptar.
(BalkanWeb)

Çelet simpoziumi turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit


Bumçi: Turizmi, vende të reja pune dhe kontribut në ekonomi
20 shtator 2012 17:04
Turizmi është një nga prioritetit e programit të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Kompleksiteti  i këtyre potencialeve bën që të besojmë se ne mund të bëhemi  kompetitiv dhe pjesë e tregut botëror të turizmit. Kështu deklaroi ministri i Turizmit, Aldo Bumçi  në simpoziumin turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit. Bumçi duke ju referuar statistikave të këshillit botërorë të turizmit dhe udhëtimeve  tha se  kontributi  total i turizmit në ekonomin në vlerë monetare është 287.9 miliard  lekë. Ndërsa nga sektori  i turizmit janë hapur 51 mijë  vende të reja pune.
Ndërkohë që një faktor mjaft i rëndësishëm është rritja e punësimit në vend ku  përmes këtij sektori janë hapur 51 mijë  vende të reja pune.  Mjaft pozitive janë edhe statistikat e vizitorëve që kanë vizituar vendin tonë. Për vitin 2011 Shqipëria është vizituar nga rreth 4 mijë vizitor. Dhe nga të shtënat e fundit statistikore  të periudhës janar–gusht 2012  rezulton se kanë hyrë në Shqipëri 524 mijë e 983 vizitorë më shumë. 
Tregu i brendshëm turistik ka marrë një zhvillim  të shpejtë  dhe për këtë MTKRS është në fazën e hartimit  të një strategjie të re sektoriale të turizmit 2013-2020 objektivi kryesor është  zhvillimi i qëndrueshëm të turizmit  nëpërmjet një plani kombëtarë dhe sektori i turizmit të jetë i shtrirë përgjatë gjithë vitit.
Ndërkohë që  drejtori i  misionit të USAID, Jim  Barnhart dhe drejtori i programit të zhvillimit ekonomik  Helmut  Muller Glode vlerësuan përmirësimin e kuadrit ligjor për turizmin  e cila nxitë investimet private dhe  nënvizuan përpjekjet e qeveris shqiptare që të zhvilloj në mënyrë të qëndrueshme  tregun e jashtëm duke ofruar produkte  konkurruese që kombinojnë  vlerat natyrore me ato kulturore. Si dhe një vend të veçantë ka zënë punësimi i të rinjve për këtë sezon.

Motocross Tirana dhe Motogp Albania Supersport me date 7 Tetor organizojne garen e pare te sezonit 2012-2013 te Kampionatit Kombetar te Motorciklismit Shqipetar

Motocross TiranaCitypark Albania, Motocross Tirana dhe Motogp Albania Supersport me date 7 Tetor organizojne garen e pare te sezonit 2012-2013 te Kampionatit Kombetar te Motorciklismit Shqipetar. Gara do te zhvillohet ne ambientet e Citypark. Ne pisten e improvizuar do te zhvillohen provat dhe garat e kategorive Scuter, Papaq dhe SuperMoto. Te premten, te shtunen dhe natyrisht te dielen ne piste do te kete jo vetem garuesit por edhe xhiro me Go-cart dhe per fansat dhe fanset xhiro ne piste me pilotet shqipetare. Rregjistri
met hapen qe sot dhe perfundojne te premten me 5 Tetor. Provat e lira zhvillohen diten e premte dhe te shtunen gjate gjithe dites. Gara e pare starton diten e diel ne oren 14.00 me kategorine Supermoto, me pas vijone kategoria Papaq dhe Scooter dhe ne mbremje nen dritat e parkingut do te zhvillohet edhe gara spektakel me Makina. Ne oren 19.00 zhvillohet gara e dyte ne Supermoto. Ju ftojme te gjitheve te bashkoheni me ne kete fundjave plot adrenaline. Pr te gjithe ata qe nuk kane mundesi transporti Autobuzi i City Park eshte gjithmone Gratis. 
https://www.facebook.com/motocross.tirana 

21 settembre 2012

Gjinari turistik - Një nga zonat më të bukura që ndoshta ende s'e keni zbuluar - perlë natyrore e viseve të Elbasanit

 Pren Toçi on Wednesday, 19 September 2012. Posted in Destinacione
Gjinari turistik - Një nga zonat më të bukura që ndoshta ende s'e keni zbuluarNë një nga rubrikat më interesante të revistës, aty ku ju zbulojmë Shqipërinë e panjohur, këtë herë kemi ofruar një zonë që më shumë se kushdo, e njohin vendasit, banorët e saj, për shkak të vendndodhjes thellë në malësitë e Elbasanit. Por këtej e tutje, edhe ju mund të mësoni për bukuritë e Gjinarit, Zavalinës, Shpatit, emra që ndoshta i lexoni për herë të parë, por që mund t’i vizitoni nga afër, e t’i njihni duke shkelur këtë krahinë të bukur në zemër të Shqipërisë.


Përshkrimin për këtë zonë, edhe kësaj radhe e kanë bërë (më mirë se kushdo), vetë vendasit, një mësues i përkushtuar, që njeh çdo pëllëmbë tokë, e një fotograf i apasionuar, që e dashuron vendin e tij, deri në gjethen më të vogël…
Në juglindje të Elbasanit shtrihet zona e Shpatit.  Pjesa malore e kësaj krahine, që fillon nga shfati Shelcan e deri në Jeoronisht, quhet Shpati i Parë dhe përbëhet nga dy komuna: Gjinar e Zavalinë.
Pika turistike Gjinar ( Fushkuqe 24 ha) është shpallur e tillë me V.K.M.nr.5, dt.21.05.2001 por lidhja e saj me rrugë të asfaltuar me qytetin e Elbasanit 22 km, e bën shumë funksionale dhe të afrueshme për çdo turist.
 Foto te zgjedhura me pejsazhe dhe kostume popullore nga Gjinari.

Sapo futesh duke udhëtuar në fshatin Derstilë, ndjehet aroma karakteristike, tipike e bushit që ndodhet mbi rrugë, dhe pas disa minutash, të shfaqet  parasysh peisazhi i bukur me pisha, që sa më shumë i afrohesh qendrës së komunës, aq më shumë bëhet piktoresk. Ato që që ia shtojnë bukurinë këtij relievi janë sheshet  (shpesh në formë grope)  900 – 1000m mbi nivelin  e detit, të cilat sipas gjeografëve, janë krijuar para miliona vjetëve nga rrëshqitjet e vazhdueshme të akullnajave.
Në një ditë të bukur me diell (menjëherë pas shiut), në perëndim duket qartë deti nga Sazani deri në Kavajë. E pra, erërat e freskëta, që mbartin ajrin e jodizuar të bregdetit, vijnë këtu dhe të kombinuar me freskinë plot oksigjen të pishave, e bëjnë fantastike vlerën kurative për të gjihtë ata që do të pushojnë këtu. Kushdo që e provon ardhjen këtu vetëm një herë, nuk ka nevojë për tu zgjatur me përshkrime, sepse ka shumë e shumë mistere të tjera për të zbuluar, që po i lëmë për surpriza.
Por Shpati nuk është vetëm një vend me natyrë të bukur, e që shëron. Këtu ka edhe shumë   objekte me vlera historike e kulturore, që ia vlen t’i vizitoni gjatë udhëtimit tuaj.
Kisha e Shënkollit në Shelcan: E ndërtuar në mesjetë dhe pikturuar nga Onufri  më 1554. Ndodhen të pikturuara në mur (sipas Stefan Popës “Piktorë mesjetarë shqiptarë” 1961): Krishti me tri figura, Romamoj Meladhoj etj.
Kisha e Shënepremtes në Valësh: Është ndërtuar në mesjetë dhe pikturuar në tërë faqet e murit (afreske) nga Onufri (1554) në stilin bizantin. Sipas S.Popës (1961) janë portretet e Platera (Shën Marisë), shën Germanoi i Kostandinopojës, Dhiakon Laureti, shën Grigor Theollogu, Kryedhiakon Stefani, Tablloja e lindjes së Krishtit në shpellë, etj. Në mur pikturat shoqërohen me shkrime bizantine të asaj kohe.
Varri i Kostandin Shpatarakut (Ogës) në Valësh:  Piktor ikonash në mbi gjashtë kisha të Shqipërisë së Mesme, nga viti 1736 deri në vitin 1767. Disa ikona të përmendura (S. Popa 1961) janë: Shërimi i Islokut, ikona e Krishtit, e “Karl Topisë” e “Shën Marisë” etj. Kostandini martirizohet nga forcat osmane me prerje të kokës, 100 m në perëndim të Namazgjasë – Elbasan. Varroset në fshehtësi nga bashkëfshatarët në vendlindje Valësh. Qysh atëherë e deri më sot e përkujtojnë çdo vit më 21 shtator, duke e vetëshpallur shejtor (shejt Kostandini).
Derstilat artizanale në shfatin Dërstilë. Ky mekanizëm punon me forcën e ujit. Ruan plotësisht origjinalitetin shekullor. Përpunon (me rrahje e zhytje) pëlhurat e leshta që bëhen në vegjë (tezgjah).  Me ato përgatiten guna, velenca (batanie leshi me dy shtresa), qylyma…….. vizitori habitet jo vetëm nga funksionimi i saj, por edhe rabushi që mund ta mësojë në vendin e punës.
Dushqet gjigandë si ai i Lleshanit. Dikur, sipas legjendës. Dushku i madh i Gjinarit, pranë kishës së fshatit.
Lisat gjigandë në Pashtresh, pranë kishës së fshatit, që na kujtojnë vitet e Lidhjes së Prizrenit. Historiani i mirnjohur elbasanas Hysni Myzyri, citon një document të vitit 1885 “Hysen Ceka, i veshur me kostum shpatarakësh, nëpër krahinën e Shpatit, mblidhte në hijen e lisave fshatarë e barinj, u dhuronte nga një abetare dhe u mësonte shkrim e këndim (lexim P.T.)” Mësimi shqip vazhdoi nëpër familjet e mëdha në darkë. Më 1900 çelet në Valësh e para shkollë shqipe dhe më 1908 përfundoi çelja e shkollave në tërë Shpatin, nga Zavalina në Shtermen (zonë në të cilën vepronte çeta e Ymer (Kostandin Dervishit). Hollësira të tjera do ti gjeni në muzeun e arsimit shpat pranë shkollës së mesme “Kostandin Shpataraku”, me drejtor mësuesin e apasionuar të historisë Filip Bërdufi.
Lojra olimpike: Në ditët e javës së parë të qershorit të çdo viti, në stadiumin natyror Lugshkurt zhvillohen lojra olimpike, me pjesmarrje të gjerë edhe nga Elbasani. Zhvillohen gjithashtu festival folklorike, panaire me prodhime vendësh, gatime tradicionale në gjelltore, etj.
Kjo ishte një copëz nga Shpati, që ju ofron bujari, njerëz të qeshur e mikpritës, si kudo në Shqipëri, natyrë të bukur e çlodhëse, costume të mrekullueshme e plot ngjyra, vajza të bukura e djem të qeshur, e mbi të gjitha një përvojë të paharrueshme udhëtimi…http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/destinacione/item/gjinari-turistik-nje-nga-zonat-me-te-bukura-qe-ndoshta-ende-s-e-keni-zbuluar

Progonati - Perla e Labërisë, Aty ku natyra dhe njerëzit, do t'ju bëjnë ta ktheni kokën pas

Written by Flora Xhemani on Wednesday, 19 September 2012. Posted in Destinacione
Ftesën e këtij numri për rubrikën “No(w) more secrets”, e kemi marrë prej vetë banorëve të këtij destinacioni, të cilët përmes komunikimit të gjerë në internet, na kanë sugjeruar ta “zbulojmë” edhe para vëmendjes tuaj, këtë perlë të fshehur vërtet në zemër të maleve të Labërisë.
E kemi fjalën për Progonatin, një nga fshatrat më të njohur të historisë shqiptare, i cili është njëkohësisht edhe një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë, sipas informacioneve të intelektualëve dhe studiuesve të kësaj zone. Më shumë se një përshkrim të vendit, ne do t’ju përcjellim këtë herë fjalët bujare të vetë banorëve të kësaj zone, të cilët “të ndëshkuar” prej arsyeve të migrimit dhe emigrimit, vuajnë mungesën njerëzore, e cila është vërtet e rëndë për një fshat dikur të madh, që konsiderohej udhëheqësi i gjithë kësaj krahine të Labërisë.
 Progonati është një fshat me emër magjik që perceptohet trimërimshëm në kujtesën e çdo shqiptari për mbresat e të kaluarës dhe për emrin e mirë të bijve të kësaj krahine. Progonati për qytetin e Tepelenës, për atë rrethinë Labërie të mbushur me traditë dhe kulturë, përbën një kryeqytet të mendimit, trimërisë, bujarisë dhe intelektualëve të njohur, që sot janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, dhe me valixhen e traditës së vendlindjes krenarisht kanë pushtuar botën.
Por megjithë largimin e të rinjve drejt shpresës e një jete tjetër dikur të largët, ka ende të rinj që vazhdojnë të qëndrojnë në Progonat, dhe njëri prej tyre është Shpati Hila, autori i ftesës për rubrikën tonë,i cili këmbëngul se Progonati është një vend që ia vlen ta vizitosh për shumë e shumë arsye, duke fillluar që nga mikpritja e rrallë, e deri tek natyra e mrekullueshme, thuajse fare e pazbuluar për syrin e shumëkujt, që në mendje e në veshë mund të ketë pika natyrore të njohura tashmë për Shqipërinë, por jo Progonatin.
Nëse  progonatasit janë shpërndarë nëpër botë e disa prej tyre kthehen të sjellin në vend përvojat e tyre, ju duhet të shkoni të paktën një herë në këtë karahinë të bukur shqiptare, ku kanionet dhe ujvarat, duken si strehë zanash, me rrëke uji që bien nga qielli, gjelbërime të fshehura nëpër shkëmbinj, maja të thepisura e pellgje të thellë, ujvara që bien mbi njëra-tjetrën e segmente lumi me pllaka si të vëna me dorë nga ustallarë-mjeshtër…

Ju do të provoni patjetër shijen e pashlyeshme të mikpritjes së këtyre banorëve, e do të merrni me vete copëza historie, që në fakt tashmë janë kthyer në legjenda, si ajo e Bilbilenjve, që “vanë në litare vetë”, për të shpëtuar prej ndëshkimit të armikut, popullin e pafajshëm. Bilbilenjtë, që u varën në Rrapin e Janinës, ishin nga Progonati. Burimi kryesor i krenarisë së këtyre banorëve, ishin pikërisht këta burra guximtarë, që e pritën vdekjen duke qeshur e duke dredhur cigare.
Ison labe mund ta shijoni pa masë edhe këtu në Progonat, shoqëruar patjetër me zëra të fuqishëm burrash, e pse jo edhe me aromën e mirë të mishit të pjekur e rakinë bërë vetë me vreshtat e Progonatit.

Shpati është një djalë i apasionuar pas fotografisë. Aq shumë foto ka shkrepur për vendin e tij, sa ua dërgon miqve në internet, duke postuar albume të tëra. “Dua t’u tregoj atyre vendlindjen”, thotë, që të mos e harrojnë, edhe pse jetojnë larg. Kemi një vendlindje të bukur. Vetëm te Ujvara të shkosh, mbetesh pa fjalë. Pale ta shëtisësh gjithë zonën, të bësh një xhiro të gjatë nëpër kanionet që nuk kanë fund. Të gjithë ata që kanë jetuar këtu, janë rritur me ujët e lumit Gurra, gjithë fëmijëria e tyre, ka kaluar nëpër skutat e fshehta të kësaj ujvare, të këtyre pellgjeve me ujë kristal…
Vërtet mahnitëse ujvara…
Uji që binte nga lart, e pengohej disa dhjetëra metra poshtë, përfundonte në një pellg e binte sërish, duke formuar një ujvarë tjetër. Një katarakt në seri…
Progonati bën çdo vit një festë, që quhet “Takimi i Brezave”. Pleq të moçëm vijnë aty për të parë nipërit e stërnipërit, që nuk jetojnë më aty, bij që vijnë të takojnë etërit, ata që kanë mbetur gjallë, fëmijë të vegjël, lindur nëpër botë, vijnë të njohin rrënjët e vendlindjes së prindërve, rrënjët e tyre. Është e bukur kjo festë, ku gjithkush kërkon të ushqejë me sadopak dashuri, historinë e vendit të tij, për të mos u zhdukur në asgjë, e gjthë historia jo pak e lavdishme e kësaj zone të Shqipërisë. E mblidhet kjo festë në mes të sheshit tek Rrapi i Progonatit, nën jehonën e këngës labe, nën tingujt e muzikës e zërit të bukur, që nuk zbehet as nga ngjyra e zezë e grave të veja apo plakave të moçme që kanë përcjellë para tyre shumë njerëz të dashur e megjithatë, vazhdojnë të jetojnë në këtë botë, për të gëzuar me gëzimin e të tjerëve.

Progonati, është një vend që ndodhet diku në jugperëndim të qytetit të Tepelenës (Shqipëri), shtrirë mbi një rrafshnaltë, 900 metra mbi nivelin e detit. Është i rrethuar nga një kurorë malesh si valltarët në dasëm dhe rrihet vazhdimisht nga erërat e perëndimit. Karakteristikë ndryshe nga shumë fshatra të Labërisë, është se shtëpitë janë pranë njëra-tjetrës të rrethuara nga pemë frutore, arra e gështenja, e sidomos qershi. Në dimër bie dëborë që u rri kurorave të maleve si qeleshe, ndërsa vera vjen e freskët. Klima dhe uji i ftohtë kanë qenë dhe mbeten dy pasuri të pandryshueshme dhe të pazvëndësueshme për vendasit. Sipas shumë historianëve Progonati është vendbanim shumë i hershëm me toponime interesante para kristiane e kristiane të hershme. Fshati  është rritur deri 350-400 shtëpi, e pastaj si për çudi, për shkak të migrimit dhe emigrimit, sfumohet në 70-199 shtëpi. Migrimet më masive që mbahen mend kanë qenë në Himarë, Progër-Korçë, Lazarat, Mallakastër, etj. Ka disa vende historike të përmendura ku mblidheshin burrat e krahinës së Labërisë në kuvende si Lisat e Kadhe, Përralli i Buxe, Rrapi i Progonatit etj.

Kush ka njohur nga afër një progonatas, ka bërë një mik për kokë, i cili nuk e braktis kurrë as në momentet më të vështira. Kështu thonë progonatasit, e kështu thonë edhe ata që i kanë njohur progonatasit. Kështu mund të thoni edhe ju pasi të jeni kthyer nga udhëtimi, pasi të keni shijuar natyrën e pabesueshme të kësaj zone, e sidomos pasi të keni provuar edhe mikpritjen e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, që do t’ju mbeten gjatë në kujtesë…
http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/destinacione/item/progonati-perla-e-laberise 

Search

Translate