31 maggio 2012

10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri 2012


10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri – VIDEO

Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.
Për të apasionuarit pas turizmit malor Shqipëria po ju pret. 70 km larg qytetit të Shkodrës, në zemër të alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karasteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme.
Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën. Në juglindje të Shqipërisë Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.
Por Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit.

Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh që s’je në detin e Karaibeve. Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafën e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, të cilat shtrihen në një zonë të artë të rrethuar nga natyra e bukur.
Ndër vendet më joshëse është gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik. Në bregdetin jonian ndër më të frekuentuarit është plazhi i Dhërmiut. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të. Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t’i rezistosh një rikthimi të dytë. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.
Jala është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon. Por ata që plazhin e duan me rërë Deti Adriatik ofron mundësi pa fund. Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë kjo e konsideruar e virgjër e gati-gati e panjohur për shumë kënd.
Kombinimi pamjeve mahnitëse në mal dhe bregdeti i mrekullueshëm janë vetëm disa nga bukuritë që natyra i ka dhuruar Shqipërisë.http://shqipmedia.com/portal/10-vendet-qe-duhen-vizituar-ne-shqiperi-video/

Shengjini (Albania) vlerat turistike, Informohu me Shengjini.com Travel & Tourism

http://www.shengjini.com/
Shengjin is a very picturesque clean area, in a very peaceful, quiet location, the nearby historic town of Lezhë which is full of character and history. The complex is situated just 100 meters from the beach which is approximately three kilometers long, with wonderful sea views from the front and mountain views to the rear, this is really an opportunity not to be missed. With the same coastline as Croatia and Montenegro, Shengjin enjoys better weather and prices are about a quarter of those compared to it’s better known neighbors.


Shengjin is a small coastal town, situated on the northern part of the country, approximately 60km from the airport in Tirana. Arriving in Tirana you enjoy the very picturesque journey admiring the views of the mountains before arriving in this Idyllic resort. As the resort is located to the North of the country, there are unrivalled views of the Adriatic Sea.
The area is renowned for its unspoilt beaches, clean streets and all round welcoming atmosphere. Shengjin is an established tourist hotspot with Albanians and foreigners alike. Front and side facing apartments benefit from stunning views of the coast and sea beyond. / © Shengjini.com /

              Shengjini, vlerat turistike 
   
Ne Shengjin vihet per diellin, per detin e reren, per bukurite e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikprites e te shoqerueshem.Rripi i gjere i reres se paster, nga njera ane kufizohet me detin dhe nga ana tjeter me pyllin e rralle me pisha e drure te tjere. Nje rrip i ngushte rere me bimesi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.
Ne plazhin e Shengjinit dhe te Kunes, pushuesit gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendet e eger dhe mishi i zgares. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore.
Shengjini si nyje e rendesishme transporti, qe nga kohet e lashta, ka pritur e percjelle shume udhetar e vizitore, vendas dhe te huaj.  Ndersa turizmi masiv u zhvillua vetem ne fillim te viteve ‘60 te shek.XX, kur filluan ndertimet ne plazhin e Shengjinit, i cili kishte kushte dhe mundesi per te pritur nje numer te madh pushuesish.

Gjuetia turistike
Shengjini, per vete kushtet qe ka, ofron si te vecante edhe gjuetine ne Rezerva te posacme, si dhe peshkimin me natyre sportive, por edhe per biznes, kryesisht ne det, si dhe ne ujrat e lagunave te Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vain.
Shoqata e Gjuetareve te Lezhes ka krijuar mardhenie te rregullta me shoqata gjuetaresh te vendeve fqinje, te cilet frekuentojne gjithnje e me shpesh Shengjinin, gje qe tregon se kjo forme e turizmit eshte nje mundesi tjeter per zhvillimin e kesaj zone me tradita ne kete fushe. / © Shengjini.com /

Turizmi, LËVIZJA SHQIPËRIA E RE NË ELBASAN."Bëji nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më shumë njerëz"2012

"Welcome to Albania" këtë javë ka patur si destinacion qytetin e Elbasanit. Lëvizja Shqipëria e Re në bashkëpunim me Unionin e Sipërmarresve dhe partnerët e shumtë që mbështesin fushatën "Bëji nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më shumë njerëz", ka përcjellë tek përfaqësuesit e pushtetit vendor, propozimet e mbledhura nga tryezat paraardhëse dhe ka mbledhur idetë e tyre konkrete se si mund të nxitet ardhja e sa më shumë vizitorëve në Shqipëri. Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, e ka cilësuar fushatën përfshirëse, konstruktive dhe unike në llojin e vet. Ai ka theksuar se nuk duhet të pritet nga vendimarrësit, por secili duhet të japë propozime konkrete se si mund ta ndihmojë Shqipërinë në zhvillimin e turizmit. Z. Vlashaj ka informuar se idetë e mendimet e mbledhura në Elbasan, do të përcillen në tryezat e tjera të rrumbullakëta, siç është bërë deri tani. "Ne na interesojnë gjërat konkrete. Jemi të vetëdijshëm se turizmi në këtë vitet e fundit ka patur ritme të shpejta, dinamike, madje do të thoja që ka patur një zhvillim galopant, se turistët sot në Shqipëri numërohen me miliona. Nuk na interesojnë vetëm shifrat. Jemi në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë. Na intereson që Shqipëria të jetë e vizitueshme nga shqiptarët kudo që ata jetojnë, por edhe nga vizitorët e huaj", është shprehur Vlashaj. Ai ka theksuar se nëse sjellim më shumë vizitorë në Shqipëri, do të kemi më shumë vende pune, më shumë të ardhura e për rrjedhojë më shumë shtëpi, duke i dhënë zgjidhje kështu edhe një problemi social, atij të strehimit të çifteve të reja. Përfshirja e sa më shumë të rinjve në fushatën e promovimit të vlerave të Shqipërisë, përmes rrjeteve sociale dhe kartolinave të shkruara në gjuhë të ndryshme të botës, është një shtyllë kryesore e këtij projekti që është evidentuar nga kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re. "Jetojmë në epokën dixhitale. Nëse ne do të motivojmë të rinjtë që të përcjellin mesazhe pozitve, duke folur mirë për vendin e tyre, do të nxisim vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të huajve", ka theksuar ai. Mungesa e tregjeve turistike, ku të tregtohen jo vetëm relike, por edhe prodhime tipike të zonës, është evidentuar nga z. Vlashaj si një mungese e Shqipërisë, që ka nevojë për përmirësim. Ai ka cilësuar Qarshinë e Gjakovës, si një shembull për tu ndjekur. Po ashtu ka vënë në dukje nevojën për të vënë në funksion të zhvillimit të turizmit familjar, bujtinat, që janë ndërtesa tipike shqiptare që tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Ambjentalisti Sazan Guri, e ka vënë theksin tek nevoja e informimit. Sipas tij vetë shqiptarët nuk kanë mjaftueshëm informacion për bukuritë e Shqipërisë. "Qëllimi i tryezës është komunikimi, njohja dhe mosnjohja në Shqipëri janë shumë afër. Elbasani është një qytet kaq i kompletuar. Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, që monumentet i ka me shumicë", ka theksuar Guri.

Turizmi, Shqipëria e Re në Elbasan turistët që vijnë në Shqipëri kanë shumë inters për zejtarinë pjesa 2. 2012

kryetarja e shoqatës "Tradita Popullore Edlira", Edlira Sulaj, ka theksuar se turistët që vijnë në Shqipëri kanë shumë inters për zejtarinë, për këtë arsye duhet të ketë më shumë mbështetje për këtë sektor, që jo vetëm ruan traditën, por edhe hap vende të reja pune. Përfaqësuesit e pushtetit vendor kanë nënvizuar nevojën e promovimit të bukurive të Elbasanit, traditat e këtij qyteti, gastronominë dhe vlerat historike. Ata kanë vlerësuar tryezën si një mundësi shumë e mirë për promovimin dhe për mbledhjen e propozimeve konkrete me impakt në rritjen e numrit të vizitorëve në Qarkun e Elbasanit.

Promovimi i turizmit vijon në Vlorë 2012

Vlora është qyteti tjetër që Lëvizja Shqipëria e Re dhe partnerët e tjerë Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë, Fondacioni Banka e Ideve, Tradita Shqiptare Edlira, Fondacioni Vitrina etj. zgjodhën sot për promovimin e turizmit. Qyteti i Vlorës njihet si një qytet me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, me bukuri të rrallë dhe shumë të lakmueshme nga të gjithë. Nëpërmjet kësaj nisme po hidhet një hap i rëndësishëm, jo thjesht për ti bërë një promovim bukurive natyrore, historike, kulturore që ofron Shqipëria por edhe për të ftuar sa më shumë njerëz në vendin tonë. Aktivitetet që u zhvilluan sot më 24.03.2012 ishin të larmishme si organizimi i ekspozitës të fotove me temë Welcome to Albania, ekspozita me veshjet tradicionale Shqiptare dhe me produkte 100% Shqiptare, shkrimin dhe dërgimin e qindra kartolinave në formë ftese për të huajt si dhe tavolina e rrumbullakët me temë "Bëji nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më shumë njerëz". Të ftuar ne panel ishin Nënkryetari i Bashkisë Vlorë - z. Arben Beqiri, Drejtor i Dhomës së Tregtisë - z. Arben Breshani, Prof. Dr. Sazan Guri - Ekspert Mjedisor, z. Semen Gjikoli - Drejtor i Qendrës Kulturore Aulona, Prof. Dr. Idriz Haxhiu - Përfaqësues i Qendrës për kërkim dhe zhvillim pranë Shkollës së Lartë Private Vitrina, Këngëtarja e mirënjohur Ermira Babaliu, si dhe pjesëtarë të tjerë të Pushtetit Vendor dhe Shoqerisë Civile. Të gjithë të ftuarit përshëndetën nismën e ndërmarrë nga Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë, Lëvizja Shqipëria e Re dhe partnerët e tjerë. Fjalën e hapjes e mbajti z. Agim Pipa i cili ishte dhe moderator i këtij takimi. Në këtë takim z. Edmond Vlashaj evidentoi vlerat e pakrahasueshme të bregdetit të Vlorës dhe theksoi se Lëvizja Shqipëria e Re ka synim krijimin e nje mentaliteti të ri gjithëpërfshirës. Kjo nisëm synon sensibilizimin e pushtetit vendor, të shoqërisë civile, rangjeve akademike etj. Prof. Dr. Idriz Haxhiu tregoi nëpërmjet fotove bukuritë e qytetit të Vlorës, si Laguna e Nartës, Orikumi, Ishulli i Sazanit etj dhe vuri theksin në faktin se duhet patur shumë kujdes me ndotjen e mjedisit. Në fjalën e tij Nënkryetari i Bashkise Vlorë z. Beqiri vuri theksin në nevojën e marrjes së vazhdueshme të sugjerimeve në fushën e turizmit nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë. Z. Gjikoli vuri theksin në rëndësinë e promovimit turistik të vlerave të mëdha të polifonisë labe e mbrojtur tashmë edhe nga UNESCO. Kjo nismë do të prek dalëngadalë edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Qyteti i Vlorës hap dyert për promovimin e Turizmit 2012

Qyteti i Vlorës hap dyert për promovimin e Turizmit Sot qyteti i Vlorës priti promotorët turistikë, që kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ky aktivitet u zhvillua pranë Hotel International, dhe fjalën e mirëseardhjes në qytetin e dashur të Vlorës e mbajti artisti dhe këngëtari i njohur Vlonjat Lirio Nushi. Në këtë moment festiv këndoi për të pranishmit këngëtarja pogradecare Ermira Babaliu. Shumë të rinjë që ishin të pranishëm, shkruan letra dhe kartolina nga qyteti turistik i Vlorës për të ftuar sa më shumë visitorë në qytetin e të madhit Ismail Qemali. Pastaj, takimi vazhdoi në një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua mbi rëndësinë e turizmit në vend, sfidat e këtij sektori dhe ide dhe projekte konkrete në këtë drejtim. Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Z. Arben Beqiri u shpreh i gatshëm për të bashkpunuar për promovimin e turizmit mbarëkombëtare dhe atij vlonjat në veçanti, duke qenë të bindur se Vlora është vlerësuar si " Mbretëresha e turizmit" Më pas fjalën e morën pedagogë, artistë dhe gazetarë të cilët folën për vlera kulturore artistike që ofron vendi ynë për pushuesit dhe vizitorët. Në vijim të bisedës, Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj hodhi disa ide konkrete si përgjigje e shume "Pse-ve" të cilat na stimulojnë për të qenë sa më afër dhe dashamirës me të vërtetën dhe njohjen e realitetit. Ai duke folur për rëndësinë e turizmit theksoi domosdoshmërinë e disa vlerave si mikpritja, pastërtia etj. Ai foli gjithashtu per rëndësinë e një bashkëpunimi gjithpërfshirës dhe jo përjashtues apo selektiv, në mënyrë që cdo familje dhe qytetarë i thjeshtë të japë kontributin e vet. Më pas edhe shumë qytetarë të Vlorës thanë për mikrofonin tonë vlerat dhe bukuritë natyrore që ofron Vlora me rrethinat e saj. Nga Paulin Zefi
nga: Shqipëria E Re Lajme

Si të ndërtoni një web faqe për turizmin

"Si të ndërtoni një web faqe për turizmin"
 
Intervistoi: Fjoralba Shahaj
E Enjte, 16 Korrik 2009

Ai ka udhëtuar në shumë vende të botës, si në Algjeri, Tunizi, Marok, Senegal, Kamerun, Brazil, Montreal dhe Toronto të Kanadasë, si dhe në Republikën Domenikane, por në Shqipëri i bën veçanërisht përshtypje numri i madh i automjeteve tip “Benz”. Bernard Germain, shef i departamentit të Komunikimit dhe Informatikës në Universitetin e Nantes, në Francë, ndodhet këtu për të dhënë informatikë dhe konkretisht, njohuri në ndërtimin dhe menaxhimin e ueb faqeve turistike, me studentët e Masterit në Universitetin Europian për Turizmin, i vetmi i këtij lloji në Ballkan që drejtohet nga prof. Dr Salvatore Mesina. Më poshtë ai sqaron sa të rëndësishme janë për operatorët turistikë ueb faqet, si ndërtohen dhe mirëmbahen ato, si dhe sekretet për të mbajtur vizitorë besnikë përmes internetit. Përveç informatikës, prof. Bernard Germain në çdo vend ku udhëton, thotë se vëren se ku hanë njerëzit. “Nëse ata hanë në x restorant, do të thotë që aty gatuhet mirë dhe nga kjo kuptoj që bëhet fjalë për një kuzhinë vendase, tradicionale, të cilën do të doja ta provoja. Në Shqipëri kuzhina më pëlqen shumë, por ka disa vështirësi për turistët, që duhen përmirësuar, duke nisur që nga orientimi përmes hartave, broshurave etj.”, thotë Germain.


Përse ndodheni aktualisht këtu, profesor?

Këtu ndodhem për t’u mësuar studentëve të EUFT-së bazat e informatikës, gjithashtu për t’u dhënë studentëve të masterit metodologjinë e hapjes dhe menaxhimit të një faqe ueb-i. Avantazhi është se këto informacione në faqet e ueb-it mund të menaxhohen fare mirë edhe pa qenë informaticien. Këto janë platforma që shërbejnë për shumë persona njëkohësisht, që mund të hedhin informacione në këtë faqe ueb-i.

Ju jepni lëndën e informatikës. Sa e rëndësishme është ajo për operatorët turistikë?

Informatika është shumë e rëndësishme për operatorët turistikë, sigurisht nëse ajo përdoret mirë në shërbim të komunikimit. Gjërat më të përdoruara në turizëm janë faqet ueb, por ato nuk duhen ndërtuar thjesht se mund të jetë në modë bërja e një faqe ueb-i, sepse kjo nuk do t’i shërbente askujt. Duhet bërë një reflektim shumë i thellë para se të ndërtohet një faqe e tillë, në mënyrë që të strukturohen sa më mirë idetë. Duhet përcaktuar një listë shumë e detajuar e gjërave që do futen në këtë faqe, gjëra që kanë të bëjnë me aktorët e turizmit dhe duhet përcaktuar se cilët do të jenë vizitorët dhe çfarë duan të shohin ata. Për këtë nevojitet një studim në detaje i tregut të turizmit, si psh., cili është ndikimi i internetit në turizëm, duke qenë se është një mjet i shpejtë komunikimi në mbarë botën. Gjithashtu, duhen pasur parasysh kërkesat e target grupit që synoni, çfarë duan ata, çfarë presin nga një faqe ueb-i. E rëndësishme është që këta vizitorë të bëhen besnikë, që ata të mos largohen nga kjo faqe. Zakonisht, kur hapet një faqe ueb-i, tendenca është që të ketë shumë vizitorë, por nuk duhet harruar që kjo faqe të jetë gjithmonë up-date, të hidhen informacione të reja, në mënyrë që të mos humbasë numri i vizitorëve. Kemi vënë re që 6 muaj pas hapjes së një faqeje interneti, numri i vizitorëve bie në mënyrë të ndjeshme, ndaj rifreskimi është i dobishëm.

Si i kanë përvetësuar studentët shqiptarë njohuritë e marra prej jush?

Konstatova që studentët shqiptarë që nuk punonin shumë në grup me njëri-tjetrin. Faktikisht, puna në grup është e vetmja mënyrë se si mund të menaxhohet një faqe e tillë. Sapo u thua atyre që bëhet fjalë për një punë në grup, ata të përgjigjen: do të dojë ai ose ajo të bashkëpunojë me mua? Duhet të dini që reflektimi i një grupi është shumë i rëndësishëm për të pasur një turizëm të zhvilluar. Ajo që vura re këtu është puna individuale, njerëzit mesa duket kanë tendencën që të punojnë në mënyrë vetjake, duke u shprehur “ky është restoranti im, ky është biznesi im etj.”

Sa të rëndësishme janë ueb faqet e turizmit dhe në ç’nivel profesional janë ato në Shqipëri?

Po përgjigjem në mënyrë humoristike, duke bërë edhe një paralelizëm me planin e Tiranës. Nëse shohim planin e Tiranës, ju keni të emërtuara rrugët kryesore dhe shëtitoret, ndërsa në hartë nuk ndodhet asnjë përcaktim tjetër lokal. Për një evropian kjo është fatkeqësisht një gjë e keqe, sepse përveç emrit të rrugës kryesore, ne nuk orientohemi dot. Kur kërkojmë një restorant të vogël psh., na thuhet se duhet të shkojmë deri te hoteli, të kthehemi majtas dhe të ecim drejtë, pa e marrë vesh mirë se sa rrugë duhet të bëjmë. Kështu, shpeshherë përfundojmë duke bërë 4 herë rrethin, për të përfunduar në restorantin që kërkojmë. Përveç hartës që përmenda, e njëjta mangësi haset edhe në faqet e ueb-it, sidomos sa i përket planeve. Nuk mund të shprehem shumë në lidhje me këtë çështje, sepse nuk është se kam bërë shumë kërkime në këtë fushë.

Nëse situata është e tillë, ku referohen studentët tuaj për të përvetësuar njohuritë të mëtejshme në fushën e faqeve turistike në internet?

Profesor Mesina më ka kërkuar që të bëjë një audit, një tip analize për site të ndryshme dhe faqe ueb që kanë lidhje me turizmin. Kjo do të shërbejë për të orientuar universitetin tonë dhe informacionin e dobishëm që duhet të kenë studentët, si dhe për të zhvilluar projekte me studentët e masterit. Qëllimi është që kur të jenë në punë, ata të dinë të mbajnë qëndrimet e duhura, në bazë të metodologjisë së siteve të turizmit. Mbani mend, më e rëndësishme është të punohet në grup, gjë që çon në krijimin e klientëve besnikë. Është një reflektim mjaft i nevojshëm që duhet krijuar domosdoshmërish, para se të krijohet një ueb faqe. Duhet bërë një analizë e detajuar mbi të gjitha gjërat që do përfshihen aty, deri te target grupi që do tërhiqet.

Për ju është hera e parë e parë në Shqipëri apo keni qenë këtu edhe më parë?

Është hera e parë që unë vij në Tiranë. Deri tani mund të them që kam vizituar rreth ¾ e Tiranës turistike. Dua të theksoj se nuk kam parë kaq shumë automjete të tipit “Benz Mercedes” se sa këtu dhe në Gjenevë, ku jeton ime bijë. Unë kam bërë shumë foto në sheshin “Skënderbej”, sepse nga ato që kam lexuar kam kuptuar që ky shesh përmban në vetvete shumë nga historia e Shqipërisë. Në Shqipëri ka shumë gjëra të bukura, por për ne si evropianë ka një mungesë strukturimi, sidomos sapo zbresim në aeroport, ku mbetemi disi të befasuar.

Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë?

Ajo që më bën më shumë përshtypje këtu, është harmonia që ekziston mes feve të ndryshme, si ajo katolike, ortodokse dhe myslimane. Kjo është shumë pozitive dhe është një shans i mirë për Evropën që të integrojë Shqipërinë, pasi evropianët do të lejohen të mos kenë paragjykime për popujt që kanë pjesën dërrmuese të popullsisë myslimane. Këtë gjë e kam konstatuar edhe në ishujt Reunion, pranë Madagaskarit në Afrikë. Im bir jeton aty dhe kam vënë re se komunitetet fetare kanë një harmoni të pashoqe mes tyre. Kështu, në të njëjtin vend shohim një kishë, një xhami dhe një objekt kulti indian. Ndodh e kundërta në Francë, ku ka fraksione të mes feve. E përsëris edhe njëherë, është një shans për evropianët që të fusin në gjirin e tyre Shqipërinë.

Po sa i përket traditës ose gastronomisë, ka pasur diçka që ka tërhequr vëmendjen tuaj?

Më ka pëlqyer dhe më ka bërë përshtypje kuzhina shqiptare. Unë kam udhëtuar në shumë vende, si psh në kontinentin afrikan në Algjeri, Tunizi, Marok, Senegal, Kamerun, Brazil, Montreal dhe Toronto të Kanadasë, si dhe në Republikën Domenikane. Në çdo vend ku shkoj vërej ku hanë njerëzit, vendasit. Nëse ata hanë në x restorant, do të thotë që aty gatuhet mirë dhe nga kjo kuptoj që bëhet fjalë për një kuzhinë vendase, tradicionale, të cilën do të doja ta provoja. Në këtë rast, pyes njerëzit që më rrethojnë, se ku mund të gjej një restorant të mirë, ndoshta edhe të vogël, me gatime vendase. Në vendin tuaj, them se duhen bërë më shumë përpjekje, gjithsesi. Nuk ka broshura për të ditur restorantet e mira, qoftë edhe të vegjël, por ku gatuhet kuzhinë tradicionale. Duhen bërë më shumë përpjekje edhe për promocionin e kuzhinës, sepse të huajt sapo vijnë në Shqipëri, përballen më shumë me kuzhinën ndërkombëtare, të cilën e kanë shijuar edhe në vende të tjera. Turistët duan të shijojnë diçka ndryshe, për të zbuluar realisht afërsinë me popullsinë vendase. Të mund të zbulosh tjetrin kur shkon në një vend të huaj, kjo është shumë e rëndësishme. Pra, nuk ka kuptim të shkosh për të vizituar një vend të huaj dhe të mbyllësh sytë, duke ndenjur në një hotel ndërkombëtar, qoftë edhe thjesht për t’u larë në pishinë. Nga ky aspekt, kjo veprimtari nuk do të konsiderohej turizëm. Gjithsesi, vendi është në rrugë të mbarë, pavarësisht të gjithave ka një lloj zhvillimi sipas meje.
http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=44696 

Oriku, aty ku Cezari luftoi Pompeun

   Oriku, aty ku Cezari luftoi Pompeun 

 Oriku ndodhet ne te djathte te rruges kombetare Vlore-Sarande, 42 km ne jug te Apolonise. Germadhat e qytetit antik, (Pashalimani i sotem), gjenden ne pjesen me jugore te gjirit te Vlores, ne nje skele te futur brenda bregut mbi kodren qe mban emrin Paleokaster, e larte 20 metra mbi nivelin e detit. Kodra e Paleokastres, ne pjesen me te larte te saj, ka nje shesh te vogel ku ishte vendosur qyteti. Nga veriu, ajo vjen pak e thepisur ndersa nga lindja, deri ne afersite e kenetes, ulet me ane te dy tarracave natyrore pak a shume te ngushta. Kodra e Paleokastres rreth 5 ha, qarkohej prej nje muri mbrojtes 950 metra te gjate. Ne pjesen e siperme te kodres gjendej nje mur i dyte, i cili krijonte akropolin. Oriku u shfrytezua prej romakeve ne lufterat kunder ilireve dhe maqedonasve dhe luajti rol ne luften civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh te Maqedonise, e pushtoi me 214 p.e.s. Ne kohen bizantine dhe ne mesjete, njihet si nje port i vogel me emrin Jeriko, ndersa me vone, ne kohen e pushtimit osman, Oriku u quajt Pashaliman. Germimet arkeologjike, megjithese ne nje numer te vogel, e cojne daten e themelimit te qytetit nga fundi i shekullit te VI-te, fillimi i shekullit te V-te p.e.s. Parku Arkeologjik i Orikumit, me qytetin e fortifikuar, akropolin e teatrin, deshmon per nje zhvillim te hershem te jetes qytetare. Shtrirja e tij midis gjirit te Vlores dhe lartesive me pyll pishe te Llogarase, me nje peizazh te larmishem, me flore e faune te pasur, perben nje destinacion te kerkuar per vizitorin ne ditet e sotme.

TEATRI

Teatri eshte ndertuar ne shekullin e I-re Pas Krishtit. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatore. Eshte perdorur per mbledhje publike, per shfaqje te ndryshme dhe ne epoken romake (shek III-I Para Krishtit), jane bere dhe ndeshje me gladiatore dhe kafshe te egra. Formulimi arkitektonik i tij paraqet disa vecori si, shkallarja e mbeshtetur ne shpat, korridoret anesore, duke iu afruar ne kete menyre me teper teatrit Helenistik sesa atij Romak. Ka gjurme qe ky teater eshte rindertuar mbi mbetjet e nje teatri me te vjeter te shek. III-te Para Krishtit, e dalluar nga disa elemente dekorative dhe arkitektonike ne ndenjesen e shkallares, si putrat e Grifonit etj.

AKROPOLI

Ne faqen lindore te Akropolit zbresin dy pale shkalle te gdhendura ne trupin shkembor te kodres, me gjeresi 2,5 metra, qe kufizojne ambiente godinash publike, te gdhendura thelle ne gure me dimensione te ndryshme.

ALTARI

Permendet si zbulim ne germimet e vitit 1958, ne gjendjen qe eshte sot. Nga germimet dhe pastrimet e kryera jane nxjerre ne pah bazamenti dhe pjese te kornizes se poshtme me gdhendje lineare. Mungojne pjeset e siperme qe sherbenin per procesionin fetar qe shoqerohej me therje te dashit te shenjte dhe festen e vjeshtes per perendine e Apollonit. Para se te fillonte nje mbledhje, ose ceremoni e shfaqja ne Teater, behej therja e zakonshme ne Altar. Pastaj fillonte shfaqja.

SHKALLET SHKEMBORE

Datojne ne shekullin e IV para Krishtit. Zona e banuar shtrihej mbi teater dhe banesat ishin kryesisht te gdhendura mbi shkemb. Nje pjese e rrugeve gjithashtu eshte gdhendur ne forme shkallesh. Pjesa me e ruajtur ka gjatesi prej 17 metra, gjeresi 2,4 metra dhe ka 27 shkalle. Vendosja paralele e rrugeve deshmon per zbatimin urbanistik hipodamik. Ne anen e majte te shkallares ndodheshin dyqanet, kurse ne te djathte ambientet e ndertimit.

OBORRI DHE TEMPULLI

Tempulli i tipit Naiskos me dy ndarje, oborri i pusit dhe kthina e blatimit te dhuratave me bazamentin e Hyhut. Tempulli eshte rindertuar ne periudhen antike, por ka shenja te nje ndertimi me te lashte. Qe ketu fillon ceremonia pagane qe vazhdon ne tempullin e Apollonit dhe ne altar.




BANESAT

Ky kompleks u vu ne pah pas pastrimit te territorit ne vitin 2009. Perben nje pjese te arkitektures e urbanistikes se qytetit. Kufizimi me rruget e drejta qe ngjiten ne koder (shkallare), tregon zbatimin e sistemit Hipodamik, i perket shek. IV Para Krishtit. Tipi i baneses me Megaron me oborr te brendshem ku ka gropa per grumbullimin e ujit, kombinohet me ndertesa te thjeshta njekthineshe dhe dyqane ne pjesen e poshtme. Disa ndertesa mendohen se kane qene te ndertuara prej druri (shek. VI Para Krishtit). Aktualisht siperfaqja eshte 2500 m2, gjithsej jane 11 komplekse me 2-3 godina.

PORTI

Porti i brendshem i permendur prej Cezarit eshte lokalizuar ne lagune, 2,2 km te gjate dhe 1,2 km te gjere, e cila ka formen e nje trekendeshi te drejtuar nga deti. Ne ekstremin perendimor bankina pershkohet prej nje kanali i cili e lidh lagunen me detin. Ne brendesi te lagunes nen pasqyren e ujit shihen gjurmet e nje muri 1,80 i gjere dhe 20 metra i gjate. Kemi te bejme me nje bankine per akostimin e anijeve, e cila perben njekohesisht vazhdimin e murit rrethues. Ketu eshte zhvilluar beteja midis Cezarit dhe Pompeut.

PUSET

Pusi antik nr. 1 eshte i gdhendur ne trupin shkembor te Akropolit. Thellesia e tij shkon 20-23 metra. Perdorej per uje te pijshem ne raste kur ujesjellesi binte ne dore te armikut.

Pusi antik nr. 2 eshte me i ruajtur. Tullat e murit dhe te dyshemese ruhen pjeserisht. Thellesia e tij shkonte deri ne 23 metra. Puset antik nr. 3 dhe 4 ndodhen ne pjesen jugore dhe Jug-Perendimore te Akropolit.

Drejtoresha Hila: "Objektiv mirembajtja dhe rritja e vizitoreve"

Dy parqeve antike te Orikut dhe Amantias i kushtohet rendesi e madhe nga autoritetet vendore dhe qendrore. Drejtoresha e zyres qe menaxhon keto dy keshtjella te lashta, Ornela Hila, thote se puna eshte perqendruar ne disa objektiva. "Rritja e numrit te turisteve eshte primare, qe ne fakt ka levizur ndjeshem dhe vizitoret jane te kombesive te ndryshme dhe nga trevat shqiptare. Gjithashtu kemi objektiv zhvillimin e metejshem te promocionit dhe krijimi i raporteve pozitive me institucionet ne nivel lokal, per bashkepunim te metejshem dhe favorizime nepermjet sponsorizimeve, kryesisht per sinjalistiken dhe mirembajtjen", - shprehet Hila. Nje kujdes i vecante i kushtohet dy parqeve, veprave arkeologjike dhe pastrimit te terrenit. "Ka qene i rendesishem kontakti i vazhdueshem me agjencite turistike ne vend, e jo vetem. Krijimi i raporteve me institucionet arsimore universitare dhe parauniversitare, publike e shteterore", - thote Hila. Zyra e Mbrojtjes se Parkut Arkeologjik realizon dhe zbaton programet e zhvillimit e administrimit, te miratuara nga Bordi Kombetar.
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=62916 

Shqiperia, destinacion i ekoturizmit - nje kendveshtrim i se ardhmes

Shqiperia, destinacion i ekoturizmit - nje kendveshtrim i se ardhmes
 
 
Auron Meneri
Turizmi, sot eshte nje nga industrite me te fuqishme ne bote dhe si e tille, ka nje impakt te madh ne zhvillimin ekonomik e social te mjaft vendeve, sidomos atyre ne zhvillim ku shihet si nje nga burimet me te rendesishme te te ardhurave, te mundesive te punesimit, te diversifikimit te ekonomise, te mbrojtjes se ambientit si dhe te promovimit te shkembimeve nderkulturale. Ne Shqiperi, sidomos gjate viteve te fundit, jane bere investime te panumerta ne infrastrukturen rrugore, sigurimin e burimeve ujore si dhe ne permiresimin e sistemit te ujesjelles-kanalizimeve. Te tjere faktore qe ndikojne ne permiresimin e kushteve per zhvillimin e turizmit, jane rritja e standardit te jetes, cilesia e ushqimeve qe ofron Shqiperia, ulja e kostove te transportit nepermjet permiresimit te vazhdueshem te infrastruktures. Keto dhe shume masa te tjera indirekte, kane krijuar tabanin e nevojshem dhe te qendrueshem qe industria e turizmit te zhvillohet me ritme te shpejta. Shqiperia eshte nje nder vendet ne zhvillim me ekonomi dinamike dhe nje rritje pozitive - dukuri e rralle per rajonin dhe periudhen qe jetojme. Duke konsideruar faktet qe te ardhurat nga turizmi kane tejkaluar ne vlere eksportet shqiptare dhe numri i vizitoreve per here te pare ne histori kaloi numrin e popullsise, duket se turizmi do te jete nje dege kryesore e ekonomise ne vitet qe do vijne. Por a ka rreziqe rritja dhe zhvillimi i kesaj industrie te re? Sa jemi ne te pergatitur qe te zvogelojme impaktin mjedisor te turizmit ne menyre qe te sigurojme njekohesisht me zhvillimin e qendrueshem te kesaj industrie edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit. Turizmi si ?cdo industri tjeter, ushtron presion mbi mjedisin ne te cilin zhvillohet. Industria turistike jo vetem qe kontribuon me kerkesat e saja te medha ne harxhimin e shpejte te burimeve natyrore si uji, energjia, nafta, ushqimet dhe lende te tjera te para defi?citare, duke shumefishuar numrin e popullsise ne destinacionet turistike, por gjithashtu rrit presionin mbi ekosistemin, detet, liqenet e lagunat, jeten e eger, etj. Turizmi gjeneron ndotje, duke filluar qe nga ndotja e ajrit qe intensifikohet me shtimin e vrullshem te transportit, rritja e nivelit te zhurmave, shtimi i sasise se mbetjeve te ngurta dhe ujerave urbane e duke perfunduar me ndotjen panoramike dhe estetike. Ndikimi i turizmit ne zonat turistike, bregdetare, alpine, liqenore apo ligatinore dallohet qarte me shtimin e efekteve te aktiviteteve ndertuese. Ketu mund te permendim hotelerine, infrastrukturen, ujesjellesit kanalizimet qe shoqerohen me shpyllezime, erozion, gerryerjen e plazheve, zhdukjen e habitateve, etj. Ndertimi i objekteve me shume kate, nje dukuri qe eshte shfaqur rendom edhe ne Shqiperi, si edhe shfrytezimi i larte i siperfaqeve gradualisht ?con ne shkaterrimin e ekosistemeve. Por nuk mbaron me kaq. Mund te thuhet, se jo vetem turizmi i pakontrolluar mund te shpjere ne degradim mjedisor, por edhe degradimi mjedisor eshte nje kercenim per degradimin e turizmit. Por a ka politika ose menyra qe domosdoshmeria e zhvillimit te turizmit, te mos cenoje standardet mjedisore por perkundrazi, te shnderrohet ne promotor te zhvillimit te mjedisit. 
Eksperiencat e mjaft vendeve ne zhvillim kane treguar se turizmi masiv se bashku me perfitimet e medha per zhvillimin ekonomik, kerkon studimin e kujdesshem te impaktit te tij, i cili ne disa raste ka pasur implikime te paparashikueshme ne ekonomi, kulture dhe mjedis. Deri para pak dekadash, zhvillimi ekonomik ne bote, duke perfshire edhe turizmin, nuk i ka kushtuar vemendje dhe nuk ka marre ne konsiderate sa duhet pasojat mjedisore qe ne mjaft raste kane ?cuar ne rritjen e varferise dhe degradimin mjedisor. Prandaj, nje sfide jo pak e rendesishme eshte hartimi i strategjive dhe politikave qe do te sigurojme nje rritje te turizmit, cilesore dhe sasiore pa harruar qe burimet natyrore jane te kufizuara. Jo vetem duhen minimizuar efektet negative te turizmit ne mjedis, por duhet qe perfitimet ekonomike te turizmit, te kontribuojne ne mbrojtjen e mjedisit dhe ne perdorimin e qendrueshem e te planifikuar te burimeve natyrore. Mund te thuhet se ka ikur koha kur turizmi mund te shikohet i shkeputur nga mjedisi. Mjedisi dhe turizmi jane te ndervarur ne menyre te pazgjidhshme dhe tashme eshte i detyrueshem aplikimi i strategjive qe do te nxisin zhvillimin e ekoturizmit si dhe turizmit te qendrueshem. Me fjale te tjera, do te thote qe ne duhet te ndertojme nje raport kerkese-oferte, qe shfrytezon produkte te dala nga "teknika te pastra prodhimi" te cilat ofrohen ne nje menyre qe minimizon demtimin e mjedisit. Nga ana tjeter, turizmi mund te luaje nje rol te rendesishem ne ndergjegjesimin e turisteve dhe shoqerise per mbrojtjen e mjedisit dhe pasojave te mundshme te veprimeve te tyre mbi ambientin. Turizmi, me ane te evidentimit te vendeve ekzotike dhe me nje natyre te paprekur, rrit presionin per ruajtjen dhe permiresimin e ketyre ambienteve ne gjendje natyrale nepermjet krijimit te parqeve natyrale dhe zonave te mbrojtura. Gjithashtu, me krijimin e vendeve te reja te punes, turizmi ul presionin qe ushtron popullata mbi mjedisin duke reduktuar gjuetine, shkaterrimin e pyjeve dhe kullotave, duke i zevendesuar keto si mjete baze te sigurimit te jeteses. Koncepti i zhvillimit te turizmit te qendrueshem, i perpunuar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara, i referohet aktiviteteve turistike qe ?cojne ne "menaxhimin e te gjitha burimeve ne nje menyre te tille, qe nevojat ekonomike, sociale dhe estetike mund te plotesohen duke ruajtur integritetin kultural, proceset kryesore ekologjike, diversitetin biologjik si edhe sistemet mbeshtetese te jetes se eger". Nevoja per te promovuar dhe zhvilluar nje turizem te qendrueshem, duke u perpjekur te minimizohen ndikimet mjedisore si edhe duke siguruar nje menaxhim te qendrueshem te burimeve natyrore eshte nje teze qe po fiton gjithnje e me shume terren ne bote. Edhe per rastin e Shqiperise, kjo eshte nje sfide mbareshoqerore e cila duhet adresuar jo vetem nga pushtetit qendror dhe ai lokal, por edhe komuniteti ne pergjithesi. Promovimi i strategjive qe mbeshtesin decentralizimin dhe "turizmin e qendrueshem" duhen shoqeruar njeherazi me zbatimin e mekanizmave ekonomike dhe rregullues qe tentojne te mbeshtesin zhvillimin e iniciatives private per turizmin. Gjithashtu, strategjia kombetare e turizmit duhet te pershkoje pothuaj te gjitha strategjite e tjera te zhvillimit. P.sh, strategjite e menaxhimit te burimeve ujore, sidomos per zonat qe jane atraksione turistike duhet ti vleresojne me kujdes burimet ujore, duke konsideruar nevojat e te gjithe perdoruesve te ujit dhe te integrohen me strategjite rajonale te zhvillimit te turizmit. Promovimi i turizmit ekologjik, mund te behet vetem nepermjet perdorimit te mekanizmave rregullatore si planifikimi i perdorimit te integruar te tokes, menaxhimi i integruar i bregdetit. 
Ne kete fryme, jane shpallur edhe masa per mbrojtjen e bregdetit nepermjet vendosjes se ndalimit te ndertimeve me afer se 100 m nga vija bregdetare, lartesia e kateve, etj. Ndersa turizmi i mases duhet te monitorohet me kujdes, dhe ne rast se ai prek zona me ekuiliber delikat ekologjik edhe duhet ndaluar. Ne zonat e mbrojtura, parqet kombetare dhe peisazhet e trashegimise boterore, turizmi duhet kontrolluar qe te mos rrise peshen e tij duke tejkaluar mundesine kufizuar te ketyre habitateve per te pritur turiste. Jo vetem qe ne duhet te perpiqemi te minimizojme efektet negative te turizmit ne mjedis, por gjithashtu duhet te bejme te mundur qe perfitimet ekonomike nga turizmi te mund te kontribuojne ne mbrojtjen e mjedisit dhe perdorimin e kujdesshem te burimeve natyrore. Ekoturizmi ne vetvete, ngerthen aktivitete qe perfshijne format e turizmit te natyres qe vleresojne natyren dhe trashegimine kulturore. Por ekoturizmi, nuk le pas dore edhe zvogelimin e impaktit njerezor ne natyre si edhe mbeshtetjen per mbrojtjen e pasurise natyrore dhe kulturale. Pra, nese zbatohen politika te drejta, turizmi jo vetem qe nuk demton mjedisin, por krahas zhvillimit social-ekonomik sherben edhe si nje mjet per ruajtjen e trashegimise natyrore dhe kulturore. Kanalizimi i nje pjese te te ardhurave nga turizmi per mbrojtjen e mjedisit si edhe nxitja e thithjes se investimeve private per krijimin e parqeve dhe rezervateve natyrore, jane disa nga rruget qe duhet ndjekur per ruajtjen e mjedisit. Keto ide tashme jane pasqyruar ne strategjite dhe politikat mjedisore dhe po materializohen qarte ne tendencen per rritjen e shpejte te siperfaqes se zonave te mbrojtura. Ajo qe mbetet per tu bere eshte terheqja e interesit privat, ne menaxhimin dhe ruajten e ketyre pasurive mjedisore. *Zevendesminister i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

Shqetësimet e autorit Pettifer për turizmin shqiptar

Shqetësimet e autorit Pettifer për turizmin shqiptar
 
Butrinti
Ndërtimet në rrugët rreth Butrintit kanë intensifikuar shqetësimet
James Pettifer është një akademik, studiues dhe autor i njohur britanik, i cili ka botuar disa libra historikë dhe guida turistike për Ballkanin. 
Botuar:12 gusht 2010
Ndër botimet e tij është edhe Guida Blu për Shqipërinë dhe Kosovën.
Në këtë guidë shumë të pasur turistike studiuesi bën një prezantim të zgjeruar të disa zonave të rëndësishme arkeologjike dhe historike të vendit e gërshetuar kjo me eksperiencën personale të autorit në udhëtimet e tij në Shqipëri.
Shqetësimi për një prej këtyre zonave shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë e bëjnë autorin që t'u bashkohet zërave për të ndërgjegjësuar lidhur me rrezikun nga shkatërrimet që vijnë krah modernizimit të infrastrukturës së vendit.
Irena Luto bisedoi me James Pettifer në Londër dhe fillimisht e pyeti përse e kishte ndalur ai punën për edicionin e ri të Guidës turistike për Shqipërinë?
Pettifer: Po është e vërtetë, është një protestë e vogël dhe shpresoj që të jetë një gjë e përkohshme.
Unë e fillova librin 20 vjet më parë, kur nuk kishte fare Blu Guide për Shqipërinë as në gjuhën frënge as në atë angleze.
Unë doja t'u përcillja njerëzve gjërat e mrekullueshme në historinë shqiptare, ndërtesat e atjeshme, monumentet.
Tre dedicionet e mëparshme të kësaj guide bëjnë një punë të mirë. Për edicionin e fundit isha shumë krenar, sepse përmbante edhe një pjesë për Kosovën, që nuk ishte bërë më parë.
Ne shpresonim që të bënim një edicion komplet të ri.
Aktulisht ekziston në treg një edicion i përpunuar, por kemi nevojë për një version të ri, sepse ai i fundit u botua 10 vjet më parë.
Panoramat e shoqërive si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë nuk janë të aktulizuara.
Unë pësova një zhgënjim. Në muajin prill të këtij viti, shkova në Shqipëri me rastin e një konference.
Pas asaj bashkë me një koleg vendosa të shkoj për të pushuar për disa ditë.
Unë nuk kisha qënë në Butrint prej një kohe të gjatë dhe doja të shihja se çfarë bëhej atje.
Butrinti, vendi arkeologjik ishte mirë, por zona përreth tij më shokoi. U tmerrova.
Unë nuk mendoj se mund t'u rekomandosh vizitorëve të huaj që ta vizitojnë zonën.
Vendet si Ksamili për shembull, që kur e pashë për herë të parë ishte kaq i bukur, tani dukej si një kantier i stërmadh ndërtimi.
Atje nuk po mbillen fidan të rinj. Në disa vende, deti është i pisët. Parku kombëtar përreth Butrintit mendoj se është i kërcënuar nga ndërtimet dhe e gjithë situata e përgjithshme po shkon tatëpjetë.
Prandaj unë e kam ndalur punën për librin tim në shenjë proteste që shpresoj se do të sjellë një rezultat.
BBC: Po disa do të thoshin se ndërtimet në zonën përreth Butrintit janë pjesë e zhvillimeve të infrastrukturës dhe zgjerimit të zonave urbane që po përjeton i gjithë vendi?
Pettifer: Unë nuk jam kundër zhvillimit, në mënyrë të veçantë nëse ky zhvillim do të sjellë më shumë njerëz për pushime e që do të vizitojnë vendet të bukura dhe do ta shijojnë Shqipërinë.
Ne kemi nevojë për zhvillim, por zhvillimi është si një treg.
Qeveria duhet ta kuptojë që çdo treg ka nevojë për rregullatorë, që aplikohen në SHBA, në Evropë e kudo.
Atje nuk ka rregullatorë, apo të paktën nuk shoh që të ketë.
Dhe nëse ka, ashkush nuk po nxit respektimin e tyre.
Në mënyrë të veçantë, përsa i takon çështjeve të mjedisit, si mbjellje fidanësh, furnizim me ujë, kanalizimi të ujrave të ndotur etj.
Duket si dritëshkurtësi nga ana e autoriteteve, sepse turistët nuk do të vijnë, derisa këto gjëra të rregullohen.
BBC: Përkundrazi, qeveria thotë se gjithnjë e më shumë turistë po e vizitojnë vendin, sidomos Jugun e Shqipërisë
Pettifer: Unë mendoj se po shkojnë shumë njerëz dhe kjo është gjë e mirë, por për një ditë duke kaluar nga Korfuzi, por kjo gjithmonë është bërë prej vitesh.
Turistët e huaj shpesh nuk qëndrojnë, ndonjëherë qëndrojnë, por për një kohë shumë të shkurtër.
Ata nuk shpenzojnë shumë para dhe nuk u sjellin fitime vendasve, përveç atyre që i sjellin me barka apo që u sigurojnë ushqimin.
Ne duam që njerëzit të qëndrojnë për ca kohë dhe të mësojnë më shumë për vendin dhe të kalojnë pushime të mira.
Ata kanë nevojë për akomodim dhe ambjent të pastërt dhe ky është problemi për momentin.
BBC: Në një artikull tuajin jo thoni se duket sikur njerëzit që punojnë në këtë projekte zhvillimi në jug të vendit, nuk janë shqiptarë. A i qëndroni kësaj deklarate?
Pettifer: Unë mendoj se ka probleme. Nuk ka shumë probleme me investimet italiane.
Gjërat që kam parë në Vlorë, për shembull, kanë qënë të mira.
Isha në një hotel të vjetër që ka qënë një vend i keq, tani ishte kthyer në një ndërtesë shumë të bukur.
Ishte restauruar aq bukur sa mund të mendoje se ishe në Romë apo Venecie.
Unë nuk dua të tingëlloj politik, por mendoj se ka një problem me influencën greke.
Atje (në jug) janë hedhur para greke dhe interesat janë kryesisht afatshkurtra dhe nuk mendoj se janë të interesuar për të mirat e përgjithshme të asaj pjese të Shqipërisë.
Monumentet e mëdha arkeologjike si në Apolloni, Butrint etj kanë filluar të kthehen në ishuj.
Për momumentet vetë ka përkujdejse shumë të mirë, ata po bëhen punë interesante arkeologjike dhe gjithmonë ka zhvillime pozitive në përgjithësi, por mjedisi përreth tyre po përkeqësohet shpejt dhe kjo po ndodh pa qënë nevoja.
Atje pashë se po ndërtohej një rrugë e madhe nga Konispoli që kalon përmes një zonë shumë të bukur e të virgjër.
Ndoshta ka nevojë për rrugë, unë e kuptoj këtë, por nuk ke nevojë për shkatërrim të të gjithë zonës, nga një rrugë që i përngjan një autostrade të tipit perëndimor.
BBC: Ju keni thënë se ajo që po ndodh me Shqipërinë është e ngjashme me atë që ka ndodhur me disa pjesë të Spanjës në vitet 60, 70. Dikush mund të thotë se nëse funksionoi për Spanjën, mund të funksionojë edhe për Shqipërinë?
Pettifer: Në Shqipëri nuk është kudo njësoj.
Ka edhe vende të tjera që po bëjnë përparime të mira. Në disa raste janë vende të vogla që e filluan shumë keq.
Për shembull Shëngjini 20 vjet më pak ishte një vend i tmerrshëm.
Njerëzit ishin shumë të varfër, bagëtitë kullotnin në rrugë, ishte shumë pis, kishte ndotje të madhe.
Plazhet ishin të mbuluara me plehra e makina të vjetra. Unë isha në Shëngjin kohët e fundit dhe qëndrova atje për disa netë dhe më pëlqeu shumë.
Atje ka restorante të mira, hotele të arsyeshme. Ka nevojë për më shumë për të pastruar mjedisin, por besoj se është bërë shumë punë.
Pra është e mundur që të bëhen gjëra të mira dhe nuk është nevoja të bëhet si me Ksamilin.
Durrësi po përmirësohet, po jo me shpejtësinë e duhur.
Disa pjesë të plazhit po pastrohen, po shkatërrohen disa ndërtime pa leje, pra po krijohet një lloj plani për të ardhmen.
Pra këtu nuk shtrohet çështja për të ndalur ndërtimet, por për të ndërtuar mirë, me qëllim që ato të sjellin vizitorët e duhur, kjo gjë do të sjellë më shumë para në vend dhe për rrjedhojë do të ketë më shumë vende pune.
BBC: Sa ka të bëjë ajo që po ndodh me zhvillimin në Shqipëri me mentalitetin vendas, apo është thjesht menaxhim i keq që prej fillimit?
Pettifer: Unë mendoj se për arsye se shumë njerëz që janë në drejtimin e vendit u rritën në një shoqëri që ishte shumë diktatoriale dhe me shumë rregulla, ata kuptohet që nuk duan ta kenë tani këtë, dhe kanë shkuar shumë në ekstremin tjetër dhe janë kundër rregullave, veçanërisht ato të planifikimit.
Ata i bëjnë keq vetes, sepse ka ndodhur me Spanjën, njerëzit filluan të mos shkonin atje.
Nëse njerëzit nuk duan të shkojnë me pushime në kantiere ndërtimi, ata nuk do të shkojnë.
BBC: Qeveri në të kaluarën dhe në të tashmen e kanë thënë se Turizmi do të jetë industria kryesore e vendit. A mendoni se Shqipëria është duke ia qëlluar këtij synimi në një periudhë afatgjatë?
Pettifer: Unë mendoj se duhet të ketë një plan dhe ky plan duhet të theksoj gjërat më të mira, si vendet më të bukura arkeologjike, malet e mrekullueshme.
Ato që po bëhen në Theth, për shembull, janë shumë të mira.
Thethi është ruajtur me ato traditat e veta, paratë janë investuar siç duhet. Njerëzit mund të shkojnë edhe ta vizitojnë. Rrugët janë më të mira.
Jo gjithçka është perfekte atje, por është një mënyrë për të treguar se si të shkosh në drejtimin e duhur dhe në mënyrë të veçantë se si të mos humbasësh traditat sociale shqiptare dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Ajo që më shqetëson për zonën në Jug është një atmosferë boshe.
Nuk ka respekt për të shkuarën, nuk ka respekt për traditën apo mënyrën shqiptare të jetesës, është një garë për të fituar para sa më shpejt që siç e thashë do të jetë për të keq. Kjo nuk do të funksionojë.
Përveç faktit që nuk ka moral, pas ca kohe nuk do të funksionojë më.

Organizohet seminari me temë: “Kapërcimi i Barrierave për Realizimin e Turizmit të Qëndrueshëm në Republikën e Shqipërisë”


slide_im_seminari-per-turizmin-ne-mtkrs-003 



Organizohet seminari me temë: “Kapërcimi i Barrierave për Realizimin e Turizmit të Qëndrueshëm në Republikën e Shqipërisë”

U organizua në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve seminari me temë: “Kapërcimi i Barrierave për Realizimin e Turizmit të Qëndrueshëm në Republikën e Shqipërisë”

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Programit Kombëtar për Prodhim më të Pastër në Shqipëri, i cili është pjesë e programit global të Përdorimit të Efektshëm të Burimeve për Prodhim më të Pastër (PEBPP) që zbatohet në rreth 50 vende përfshirë vendet e Ballkanit dhe vendet fqinje. Objektivat e tij lidhen me ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të aplikuar praktikat e turizmit të qëndrueshëm në Strategjinë sektoriale dhe zbatimin efektiv të saj.
Aktiviteti synon të përfshijë pikëpamjet e aktorëve kombëtarë, në strukturat kryesore zbatuese, me qëllim përfshirjen e kritereve, qasjeve të qëndrueshme dhe kapërcimin e barrierave tradicionale.
Ky seminar është projektuar nga organizatorët për sektorin publik dhe privat, për përfaqësues të OJF-ve aktivë në sektorin e turizmit në Shqipëri, përfshirë këtu, planifikuesit, hartuesit e politikave, rrjetet e transportit dhe udhëtimeve, të akomodimit, si dhe ato komunitare.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha se MTKRS ka përpara një sfidë të madhe, pasi vetëm para pak kohësh lançuam fillimin e punës për Strategjinë e Turizmit 2013 – 2020, dhe natyrisht nuk është vetëm detyrë e Ministrisë që mbulon turizmin por edhe e ministrive të tjera të linjës duke përfshirë edhe pushtetin vendor. Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm, është gjithashtu një sfidë tjetër e madhe, shtoi Bumçi, të cilën duhet ta menazhojmë sot, sepse nesër mund të jetë vonë.
Në seminar morën pjesë gjithashtu, Z. Mahir Aliyev, Koordinator Rajonal, Zyra Rajonale e UNEP për Europën, Zj. Marieta Mima, Drejtore e Programit Kombëtar për Prodhim më të Pastër, Zj. Deirdre Shurland Koordinatore, Partneriteti Global për Turizmin e Qëndrueshëm, UNEP DTIE, Paris, Zj. Matilda Andoni, Drejtore Ekzekutive, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Z. Edlir Vokopola, Drejtor Kabineti, Ministria e Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve si dhe u diskutuan temat “Strategjia dhe Politikat e Turizmit 2013 – 2020”, “Kuadri Strategjik dhe Rregullator – Përmirësimi i Konkurrencës”, “Partneriteti Global për Qëndrueshmërinë në Turizëm”, “Nismat e ATA-s në Mbështetje të Qëndrueshmërise në Turizëm”, etj.
Vështrim i përgjithshëm

Përmirësimi i performancës mjedisore të industrisë ka qenë një ndër prioritetet e Qeverisë Shqiptare për arritjen e qëllimeve afatmesme në zhvillimin, integrimin dhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim, Qeveria Shqiptare kërkoi asistencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) dhe Programit për Mjedisin të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për krijimin e Programit Kombëtar të Prodhimit më të Pastër për Shqipërinë (PKPP-Shqipëri), i cili përfshin mbështetje në ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e Përdorimit të Efektshëm të Burimeve për Prodhim më të Pastër (PEBPP) në industritë shqiptare.

Në vitin 2010 UNEP kreu një vlerësim të detajuar të kuadrit ekzistues të politikave dhe në bashkëpunim me aktorët kryesorë kombëtarë, hartoi një strategji kombëtare për integrimin e Përdorimit të Efektshëm të Burimeve për Prodhim më të Pastër. Bazuar në këtë dokument, në vitin 2011 u botua një paketë e veçantë me instrumentet e politikave të nevojshme për zbatimin efektiv të PEBPP nga industritë Shqiptare.

Qeveria i kushton vëmendje të veçantë sektorit të turizmit si një nga sektorët kryesorë ekonomikë në vend. Strategjia sektoriale e Turizmit 2007-2013 dhe ligji "Për turizmin" (nr. 9734, datë 14 Maj 2007) po analizohen dhe rishikohen, në funksion të potencialit të madh të vendit për zhvillimin e vazhdueshëm të turizmit. Për këtë qëllim, PKPP, mbështetur nga UNEP Departamenti i Teknologjisë, Industrisë dhe Ekonomisë (DTIE) po asiston Qeverinë Shqiptare në drejtim të elementëve të zhvillimit të qëndrueshëm të Strategjisë së rishikuar sektoriale dhe të ndërtimit të kapaciteteve lokale për të kapërcyer barrierat tradicionale për zbatimin e Strategjisë.http://www.mtkrs.gov.al/web/Organizohet_seminari_me_teme_Kapercimi_i_Barrierave_per_Realizimin_e_Turizmit_te_Qendrueshem_ne_Republiken_e_Shqiperise_1093_1.php

Revista prestigjioze FROMMER's vendos në vend të parë të listës Shqipërinë, si vend raporti cilësi-çmim, i cili ofron mundësinë më shumë qetësi dhe kosto shumë më të ulët per vitin 2012.

bregdeti1Top Destination 2012 Riviera Shqiptare

Një nga revistat dhe guidat turistike më të njohura në Shtetet e Bashkuara e quajtur Frommer,s, së fundmi ka publikuar një listë me destinacionet më të mira në të gjithë botën për tu vizituar në vitin 2012.

Sipas kësaj renditje, Frommer's vendos në vend të parë të listës, Shqipërinë, duke e përcaktuar vendin tonë si vendin më të mirë për tu vizituar në vitin 2012. Raporti cilësi-çmim i ofron mundësinë pjesës më të madhe të turistëve të vizitojnë mrekullitë e Rivierës Shqiptare, duke e krahasuar me atë Kroate, me ndryshimin e madh se riviera shqiptare ofron më shumë qetësi dhe kosto shumë më të ulët.

Në  Shqipëri mund të gjeni; plazhet me rërë të bardhë, ujrat kristal dhe fshatrat tipik mesdhetar.

Parku Kombëtar i Llogarasë shfaqet me pishat e zeza, ku akoma mund të shikosh shqiponjat të fluturojnë lart, apo dhitë e egra dhe macet e egra europiane. Ekspertët e turizmit të sporteve në natyrë thonë që në Shqipëri është më e thjeshtë të praktikosh aktivitete të tipit paragliding apo thjesht ecjet në natyrë, ku je i rrethuar nga limonat, ullinjtë dhe nga kështjellat mesjetare të ndërtuara nga vetë sulltanët të cilët synonin pushtimin e Korfuzit.

Një nga pikat më të nxehta të Shqipërisë është dhe Borshi, ku në të tre kilometrat vijë bregdetare mund të gjejmë rrënoja të romakëve, grekëve dhe të venecianëve. Ndërsa Qeparoi është një vend i vogël ku grekët dhe shqiptarët jetojnë në mes të ullishteve të mbjella para kohës së Napoleonit, të cilat rriten mbi një plazh të bukur, peisazh të cilin mund ta shijosh nën shoqërinë e pak personave - referon Revista Amerikane Frommer's.
Për më tepër informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: http://www.frommers.com/micro/2011/top-destinations-2012/top-value-destination-albanian-riviera.html

Perjetoni adrenalinen ne lumenjte e Shqiperise‏


Albania Rafting Group 
Eshtë themeluese e Federatës Shqiptare të Rafting, anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Rafting dhe e vetmja që ofron guida profesionale të specializuara të rafting.
Albania Rafting Group ofron:

1. RAFTING NE KANIONET E OSUMIT

Paketa nga 40 € / person
SUPER OFERTE: Për të gjithë ju që doni të shpenzoni më tepër për eksplorime dhe aventura, duke kursyer për aventurat e ardhshme të rafting: akomodim në hotel 3 persona në dhoma dyshe + 1 krevat portativ shtuar, darka tradicionale, mëngjesi, transporti Berat – Kanion – Berat, rafting dhe dreka e paketuar kushtojnë vetëm 65 Euro/person.

2. EKSPLORIM KANIONI, SKRAPAR

Paketa nga 25€ / person

3. RAFTING VJOSE, PERMET

Paketa nga 45 € / person - Rafting Vjosë, dreka e paketuar, transporti Përmet - pika e nisjes pranë bregut të lumit - Përmet.

4. RAFTING PER TE GJITHE

ARG është e ndjeshme ndaj nevojave që të gjitha familjet kanë: një eksperiencë unike që kujdeset dhe për portofolin tuaj. Paketa përfshin rafting 2 të rritur dhe një fëmijë me një ëmim special prej 80 € . Dhe nëse keni më shumë se një fëmijë mos u bëni merak, ne do të aplikojë një rritje prej vetëm 15 € për një fëmijë. Paketa Rafting, akomodim, darka tradicionale, mëngjesi, transporti Berat-Kanion-Berat kushton vetëm 55 € /rritur dhe 35 € /fëmijë.
  
Ju mund te keni nevoje qe te lejoni shfaqjen e fotove per te pare permbajtjen e metejshme.
Ndërsa për më shumë, mund të vizitoni: www.albrafting.com

30 maggio 2012

Panairi Ballkanik i Vererave 24/25 Qershor 2012, I Balcani, Nuova Frontiera per il vino Tirana - Albania 24-25 Giugno 2012


Panairi Ballkanik i Verërave
Tirana-Shqiperi 24-25 Qershore 2012

 

 Informacion i Pergjithshem
Balkan Wine Expo 2012

Ku: Pallati I Kongreseve, (perballe Presidences),
Blv. "Deshmoret e Kombit" – Tirane – Shqiperi

Kur: E diel 24 – e hene 25 qershor 2012
Orari: E diel, ora 9:30 deri ne 20:00
Tel.: +35 56 74098009 (aktiv vetem ne kohen e panairit).
Kontakt Per Shqiperine
Tel. Fax 00 355 4 220 3133 - info@greentirana.com

Per Itali (aktiv nga e hena ne te premte 9;00 deri ne 15:00)
Tel. Fax +39 0422 307153

Per Bullgari
Tel. +359/56/840350 - Cel. +359 879 259967
E-mail prodanovapetya@abv.bg
Kushtet e hyrjes vetem per operatore te tregut dhe media:
Hyrja eshte falas. Regjistrimi i detyrueshem.
Per te marre pjese ne Panair, cdo vizitor eshte i detyruar te regjistrohet ne tavolinen e informacionit, duke terhequr nje bilete si vizitor ose cdo dokument tjeter i ketij eventi, ku cilesohet aktiviteti perkates, ose regjistrimin paraprak on-line duke plotesuar "fomularin per Operatoret".
Lejohet hyrja per kategorite e poshteshenuara:
  • GDO
  • Grosist Import-Export
  • Rishites Food & Beverage
  • Bar
  • Restaurant
  • Hotel
  • Catering
  • Enoteche
  • Wine Bar
  • Sommelier
  • Enotecnici
  • Prodhues te teknologjise se industrise se veres
  • Prodhues te veres, vajit te ullirit dhe birres
  • Media te specializuara
  • Autoritete te Ballkanit
  • Institucione te nderlidhura
Për me shume informacione rreth aktivitetit  http://www.balkanwinexpo.com/index.php
 
Operatore

Prenoto pjesëmarrjen falas në Ballkan Wine Expo
Tiranë - Shqipëri 24-25 Qershor 2012

FORMULARI I LEJIMIT TE OPERATORIT NE BALKAN WINE EXPO 2012
Ju ftojmë të plotësoni formularin - kërkesë për biletën falas të hyrjes për në Balkan Wine Expo 2012.
Bileta do të dërgohet brenda 2 ditëve nga kërkesa me e-mail derguar në formularin prezent.

Për më shumë informacion, kontaktoni Green Tirana
Tel./Fax 00 355 4 220 3133 - info@greentirana.com 

http://www.balkanwinexpo.com/alb/modulo_operatori.php 
 

Balkan Wine Expo, nuova frontiera per il vino 
                       Tirana - Albania 24-25 Giugno 2012


 Il Palazzo dei Congressi nel centro di Tirana (Albania), il 24-25 giugno 2012 ospiterà“Balkan Wine Expo”, la prima e unica manifestazione dedicata al vino e rivolta al mercato professional (importatori, distributori, Horeca, Enoteche, distribuzione organizzata, opinione leaders, media) dei Balcani: Albania, Bosnia, Kosovo, Montenegro, Macedonia, Serbia, Croazia.
Balkan Wine Expo sarà il punto d’incontro per le aziende italiane, francesi, greche e croate, che potranno presentare la loro migliore produzione di vino in un contesto di assoluta esclusività.
Per analogia di mercato al vino saranno affiancati olio di oliva e birra artigianale.

Perché partecipare
È un mercato in forte crescita, con grande attenzione all’industria del vino e alle importazioni di paesi quali l’Italia, Francia, Grecia, Croazia e Montenegro. Balkan Wine Expo, manifestazione unica del genere, piattaforma promozionale enologica, ha l’obiettivo di sviluppare nell’area la visibilità delle aziende partecipanti al trade e alle fasce sensibili degli opinion leaders. A questo evento potranno partecipare non più di 150 aziende interessate rapporti commerciali con operatori del settore o consolidare la loro presenza sul mercato balcanico.
La manifestazione sarà aperta da un seminario rivolto agli espositori e dedicato al mercato balcanico e alle sue opportunità. Saranno inoltre sviluppati incontri mirati con il mondo del trade, degustazioni per la stampa specializzata e per gli operatori locali e opinion leader.

Per maggiori informazioni: http://balkanwinexpo.com/
segreteria@papagenonline.it - Tel. 0422/307153
Orario: 9.00 – 15.00

Perse "Hoteleri-Turizem Albania"...........

 Hoteleri - Turizem Albania 
Doni te reklamoni paketa Turistike, Ture, Aktivitete Turistike etj... ne mund tju ndihmojme me blogun tone http://hoteleriturizemalbania.blogspot.it/ . Informacionet qe permbajne janë vetëm Informues dhe Nonprofit. Ky blog eshtë krijuar për t'ju njohur Shqipërinë Turistike emigranteve ne gjithe boten po ashtu dhe per shqiptaret brenda vendit. Blogu ka 49 dite qe eshte Krijuar dhe ka pasur rreth 3000 klikime. Nese ju intereson te publikoni ofertat turistike o aktivitete turistike qe organizoni VETËM PËR BRENDA SHQIPERIS do kemi kenaqesi t'jua publikojmë ne faqet tona ....
Mund te themi qe  blogu është një mjet informues i shpejte dhe efikas  per te pasur njohje me te gjere rreth veprimtarive Turistike, Strukturat pritëse, aktivitete kulturore, Veprimtarit e Organizatave te ndryshme qe veprojnë ne fushën e Turizmit. 

Statistikat deri ne diten e 49-te me 3000 vizitore .... 
 
-Blogu eshte krijuar me 19/4/2012 dhe ka ofruar; 420 post te publikuara
-Reditja e shteteve nga ku eshte visituar me shume faqia;
Stati Uniti                       835
Albania                          896
Italia                              629
Irlanda                          154
Federazione Russa      204
Regno Unito                   29
Francia                           16
Grecia                             23
Germania                       28
Svizzera                           6
Maqedonia                     12

Mund te na gjeni dhe ne; 1-Facebook http://www.facebook.com/hoteleritourism.albania
                                         2-Twitter     https://twitter.com/#!/HoteleriTurizem
                                         3-Linkedin  http://www.linkedin.com/profile/edit?goback=.nmp_*1_*1_*1_*1_*1_*1_*1_*1_*1&trk=spm_pic
                                         4-Blogger   http://hoteleriturizemalbania.blogspot.it/

Lushnjë,Kultura nderthuret ne festivalin e valles burimore -edizioni i 6-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Nderkombetar

Në qytetin e Lushnjës ka nisur edicioni i 6-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Nderkombetar i Valles Burimore.

Italia e Albania si confrontano per la cultura


Individuare nuovi modelli di governance per gestire sempre al meglio il rispettivo patrimonio culturale delle nazioni frontaliere dell'Adriatico meridionale. Se ne è parlato in una tavola rotonda organizzata nel Castello Svevo di Bari. http://www.antennasud.com

Mazhoranca në komisionin e Sigurisë Kombëtare ka hedhur poshtë draftin e socialisteve që ne thelb kërkonte shfuqizimin e moratoriumit te skafeve.

Mazhoranca në komisionin e Sigurisë Kombëtare ka hedhur poshtë draftin e socialisteve që ne thelb kërkonte shfuqizimin e moratoriumit te skafeve. Me 10 votat kundër dhe 9 pro, nuk shet pranuar amendamenti i deputetit socialist Artan Gaci, duke lënë në fuqi ligjin aktual. Opozita pretendon se me moratoriumin penalizohet turizmi ne vend, ndërsa qeveria e ka mbrojtur atë me efektin e luftës ndaj trafiqeve. Refuzimi i projektligjit te socialisteve ishte paralajmëruar nga deklaratat e kryeministrit Berisha dhe Ministrit te brendshëm Bujar Nishani te cilët e konsideruan moratoriumin e skafeve si një ndër arritjet e parandalimit të trafikut të qenieve njerëzore

Majority in the National Security Committee has rejected the draft of the socialists that we basically wanted to repeal the moratorium on speedboats. With 10 votes against and 9 pro, sells not accept the amendment of the Socialist MP Gaci Artan, upholding the current law. The opposition claims that the moratorium penalized tourism in the country, while the government has defended it with the effect of combating trafficking. Rejection of the draft of the Socialists was warned by the statements of Prime Minister Berisha and Minister of Interior who Bujar Nishani moratorium on speedboats regarded as one of the achievements of preventing human trafficking

Search

Translate